• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paloka kundër fraksioneve: Lëvizjet anti-Basha janë të dëmshme

by A R
30/09/2017 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, është kundër idesë së krijimit të fraksioneve në parti.

Ai thotë se lëvizje të tilla janë të dëmshme për partinë, por thekson se janë të mirëpritura idetë dhe platformat që synojnë ringritjen e partisë, apo japin ide për ta sjellë atë në pushtet.

Në emisionin “Kjo javë” me gazetaren Nisida Tufa në “News24”, deputeti demokrat ndalet tek zhvillimet në mbledhjen më të fundit të Kryesisë së PD, ku pati edhe debate të forta.

Duke e cilësuar atë si një nga mbledhje më të shëndetshme dhe më të mira të PD, Paloka tha se aty nuk pati fraksione, por debat me ide të reja.

Ai shton se Basha u shtriu dorën edhe kritikëve duke i ftuar të japin ide në funksion të qëllimit të përbashkët të PD, fuqizimit të partisë, dhe luftën ndaj fenomeneve që dëmtojnë vendin, si dhe për t’u bërë kundër kundërshtarit të vetëm që sipas tij është aleanca e krimit e Edi Ramës.

Astrit Patozi ishte i pari që hodhi idenë e krijimit të fraksioneve brenda Partisë Demokratike, ndërkohë ai gjeti mbështetjen edhe të grupit që kërkon largimin e Bashës nga drejtimi i PD.

Kujtojmë se pas mbledhjes së Kyesisë së Partisë, Lulzim Basha bëri të qartë se për sa kohë do të jetë ai në krye të PD nuk do ketë fraksione.

INTERVISTA E PLOTE

Si i shihni përcaktimet që janë bërë në media për atë se çfarë ndodhi në mbledhjen e fundit të Kryesisë së PD? A ka një të vërtetë në to? Si i shihni nga brenda grupit apo brenda Kryesisë?

Mua më vjen mirë që ka një vëmendje të përqendruar tek PD dhe opozita, sepse në një farë mënyrë tregon interes dhe shpresë. Në këtë grup ka edhe nga ata që përpiqen ta kthejnë luftën tek opozita, po jo nuk është pozitive jo vetëm për PD, po as për Shqipërinë dhe shqiptarët. Opozita duhet të kritikohet, por jo të jetë gjithmonë në sulm, me qëllim për t’i shërbyer qeverisë. Nëse opozita mbahet nën vëzhgim, kritikohet, dhe nëse kjo bëhet me qëllimin e mirë që të ketë një opozitë të fuqishme për t’u përballur me qeverinë, është plotësisht e mirëpritur, dhe unë për këtë kam komente pozitive. Por ky është një sulm i hapur, që thjesht i shërben Ramës dhe qeverisë. Vihet opozita nën një presion që bie në sy, është bërë si puna e asaj fabulës së ujit me gomarin, kur i japin ujë të ftohtë, na thonë se ftohet gomari, kur i japim të ngrohtë, thonë e dogjët gomarin.

Z.Paloka çfarë ndodh në këto mbledhjet e rëndësishme të PD, siç është Kryesia? Përtej asaj që ka dalë në media? A ka tensione nga deputetë të ndryshëm?

Shumë prej anëtarëve e kanë cilësuar këtë nga mbledhjet më të mira të Kryesisë, pavarësisht debateve dhe tensioneve që ishin të pranishme për një arsye apo një tjetër, pa dashur të përcaktoj nëse ishte faji i atij apo i asaj. Ato mbledhje për atë punë bëhen, që në momentin që ne futemi diskutojmë. Jo më kur bëhet fjalë për situatë të vështira, jo vetëm për opozitën, por edhe për gjithë vendin. Nëse ne do shkojmë në atë mbledhje thjesht për të dëgjuar kryetarin, apo kur një njeri thotë diçka dhe ne të ngremë duart, atëherë çfarë mbledhje është.

E kemi dëgjuar të deklaruar jo vetëm nga ju, por edhe deputetë të tjerë të PD-së, se ka qenë mbledhja më e shëndetshme në parti në kuadër të debateve, por edhe një mbledhje ku në fakt dolën haptazi fraksionet brenda PD-së, që ju në fakt i keni quajtur shkatërruese për PD. Pse janë të tilla mendimet ndryshe?

Janë dy gjëra të ndryshme. Në atë mbledhje nuk ka dalë ndonjë fraksion, por kanë diskutuar njerëz me mendime të ndryshme. Këtë çështjen e fraksionit, që të jem i sinqertë e kam dëgjuar në media se nuk e kam parë ta shprehë apo kërkojë dikush. Është krejt normale që të ketë qëndrime të ndryshme. Jemi 27 vite demokraci dhe pluralizëm, normale që do ketë ide të tilla. Kur këto qëndrime, ide, apo platforma, siç është përmendur, nëse vijnë në interes të qëllimit të përbashkët që kemi të gjithë demokratët, të ngritjes dhe fuqizimit të PD-së, janë të mirëpritura, dhe kjo është normale. Kështu funksionon në demokraci. Këto ide paraqiten, diskutohen, votohen, dhe kështu ndodh në demokraci, pra vendos shumica. Pasi votohen dhe merret vendim nga strukturat e PD atëherë të gjithë janë të detyruar ta zbatojnë.

Çfarë është ajo që ju quani shkatërruese?

Flitet për fraksione të cilat synojnë marrjen e partisë, jo dhënien e ideve. Ka rryma në çdo parti që funksionon në këtë mënyrë, ka fraksione apo rryma, se mund t’i quajmë si të duam, por ndahen në aspektin e tyre ideologjik. Ka edhe në parti në amerikane dhe ato europiane, ke njerëz me bindje më liberale apo konservatore. Dhe këto ndahen pastaj në çështje parimore. Janë të gjithash ide të pranueshme, pasi dikush mund të ketë ide për mënyrë sesi të vihet në pushtet, apo për qeverisje. Unë për shembull por nisem nga vetja ime, që kam ide psh si mund të vihet në pushtet me Edi Ramën. E kam thënë dhe e them se me Ramën nuk mund të përballesh në një formë normale, demokratike, sepse e kemi parë ç’po ndodh. Nëse ngrihen fraksione me qëllimin që të marrin partinë apo lëvizje kundër kryetarit të partisë …

Siç është lëvizja që pretendon Astrit Patozi?

Unë s’kam parë as lëvizje, asgjë për momentin, di që ka disa kundërshtarë të Bashës që kanë dalë hapur dhe publikisht. Kjo është e vërtetë dhe unë këtë e quaj të dëmshme. Në qoftë se ti nisesh thjesht me qëllimin që do krijoj tani një grupim brenda partisë vetëm për të luftuar Bashën, apo këdo tjetër qoftë me qëllimin e vetëm që të marr unë drejtimin e partisë, atëherë kjo është e dëmshme.

Se çfarë do të ndodhte?

Atëherë këta njerëz brenda PD do të përpiqeshin gjithë kohën të dëmtonin Bashën, apo kryetarin e radhës, me qëllimin që duke dëmtuar këtë, përfitonin këta dhe të merrnin këta kreun e partisë. Pa hyrë në emra, nëse kërkohet të bëhet kjo gjë, që të ngrenë një grup vetëm për t’i rënë kryetarit të partisë, me qëllim të dëmtojmë atë dhe të marrim ne kreun e partisë, atëherë kjo është e dëmshme.

Kështu ka dalë në qëndrimet publike, në momentin që Basha në kryesi tha jam i hapur, ky u shtriu dorën të gjithëve, ata dolën dhe thanë ne nuk jemi dakord me këtë, do vazhdojmë luftën kundër Bashës.

Po lufta kundër Bashës nuk është thjesht kundër një individi, Basha përfaqëson PD, për mirë apo për keq, duam apo s’duam, me kontestime apo jo. Është bërë një proces zgjedhor dhe ka marrë votat e shumicës së demokratëve, dhe të vazhdosh të thuash sot se unë do vazhdoj të bëj luftë kundër Bashës, kjo e dëmton PD.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi ditor, e diel 1 tetor 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In