• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paloka: Grabitja, cenimi më i madh i sigurisë në vend pas vitit ‘97

by Aalison Pearse Stevens
03/07/2016 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mosreagimi për grabitjen Në një deklaratë për median, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka ka hedhur akuza për kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, të cilët i fajëson për mosreagimin ndaj aktit kriminal që tronditi aeroportin më të madh të vendit pak ditë më parë.

Paloka u shpreh se grabitja spektakolare e parave të një banke të nivelit të dytë në Aeroportin “Nënë Tereza” përbën edhe kërcënimin më të rëndë ndonjëherë të sigurisë kombëtare, që prej vitit famëkeq 1997.

Një sulm që, ashtu siç dihet erdhi vetëm pak pas sulmeve terroriste që tronditën Aeroportin “Ataturk” të Stambollit, ku mbetën mbi 40 viktima dhe u plagosën me dhjetëra të tjerë, pra në një kohë kur ishte deklaruar se ishin përforcuar masat e sigurisë.

“Asnjë reagim, asnjë marrje përgjegjësie nuk ka nga kryeministri Edi Rama, as nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Kur bien aeroportet, çfarë garancie mund të ofrojë shteti për sigurinë kombëtare? Fakte të reja tregojnë se Rinasi është kthyer në çerdhe nepotizmi dhe përfitimi”, ka thënë ndër të tjera demokrati Edi Paloka.

Deklarata e Palokës:

Edi Rama dhe Saimir Tahiri po rreken të gjejnë përgjegjës e fajtorë larg tyre për ngjarjen e rëndë të aeroportit, por këto janë lëvizje të dëshpëruara, sepse inkriminimi i pikave kyçe të policisë nga Rama dhe Tahiri është arsyeja kryesore e rrëzimit të tmerrshëm të sigurisë publike dhe sigurisë kombëtare.

Siguria kombëtare është kërcënuar më rëndë se asnjëherë tjetër pas vitit 1997, sepse praktikisht është “pushtuar aeroporti”, një infrastrukturë e rëndësisë strategjike, e Shqipërisë dhe e NATO-s.

Ky sulm me armatim të rëndë ka ndodhur pas sulmit terrorist në Aeroportin e Stambollit, pra në një kohë kur niveli i kërcënimit dhe “gatishmërisë” së strukturave përgjegjëse për sigurinë në aeroport, sipas Ramës “ishin vendosur në shkallën më të lartë”.

E vërteta është se akte të tilla kriminale janë përsëritur frikshëm në aksin Tiranë-Vorë-Rinas, që është një nyje me rëndësi strategjike kombëtare, sepse nëpërmjet kësaj rruge lidhen të gjitha aktivitetet ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe ato të turizmit.

Praktikisht kur bien aeroportet, çfarë garancie mund të ofrojë shteti për sigurinë e jetës, pronës dhe qytetarit të zakonshëm, e më tej stabilitetit dhe sigurisë kombëtare?

Asnjë reagim, asnjë marrje përgjegjësie, asnjë koment nga Edi Rama, nga ky që nuk lë rast pa ndërhyrë me çdo mjet e çdo formë, për çdo sebep e me çdo shkas, në hapësirën publike dhe mediatike të shqiptarëve.

Kjo është heshtja e një fajtori. Fakte të reja kanë dalë në dritë që tregojnë se Rinasi me Ramën është kthyer në një çerdhe korrupsioni dhe nepotizmi, një burim i madh përfitimi financiar për bandën kryeministrore, për avokatin e tij Eno Bushin që ka 25 përqind të aksioneve të kompanisë së sigurisë, për shefin e komisariatit, i afërm i ministrit të Brendshëm që kontrollon kanalet e trafikut, dhe vazhdon të qëndrojë në detyrë me gjithë skandalet e shumta, e me gjithë sulmin e armatosur 3 ditë më parë.

Ndërkohë dokumentet zyrtare kanë shuar çdo spekulim të Ramës, duke konfirmuar se policia është përgjegjëse për sigurinë e aeroportit dhe rrethimit të jashtëm, dhe grabitja ka ndodhur vetëm pak metra larg nje trupe policie që nuk u vu kurrë në lëvizje.

Rënia e Rinasit, rënia e sigurisë kombëtare është vërtetimi i rënies së çdo standardi, është dëshmi se grabitja, maskat, krimi, me Ramën e Tahirin kanë zëvendësuar rendin, ligjin, sigurinë.

Next Post

Delvinë, makina del nga rruga, vdes shoferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia në Shëngjin, policia jep detaje: 2 viktima dhe 3 të rinj në kujdesin e mjekëve

Tragjedia në Shëngjin, policia jep detaje: 2 viktima dhe 3 të rinj në kujdesin e mjekëve

June 3, 2026
“I nxehtë siç nuk e kemi parë kurrë”, OKB paralajmëron për ardhjen e fenomenit Super El Nino

“I nxehtë siç nuk e kemi parë kurrë”, OKB paralajmëron për ardhjen e fenomenit Super El Nino

June 3, 2026
Dita e katërt e protestës për Zvërnecin, nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Dita e katërt e protestës për Zvërnecin, nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

June 3, 2026
Qytetarët mblidhen edhe në Durrës, protestë për mbrojtjen e tokave dhe zgjidhjen e problemeve

Qytetarët mblidhen edhe në Durrës, protestë për mbrojtjen e tokave dhe zgjidhjen e problemeve

June 3, 2026
“Epsteini” ynë

Protesta pa Berishën, një shans për të lexuar keqqeverisjen

June 3, 2026
Përplasje në Komisionin e Reformës Territoriale, Zhupa sulmon Mersinin: Të vijë këtu para se të shkojë në SPAK!

Përplasje në Komisionin e Reformës Territoriale, Zhupa sulmon Mersinin: Të vijë këtu para se të shkojë në SPAK!

June 3, 2026
Netanyahu: Me Trump nuk biem dakord për gjithçka, por jemi të bashkuar ndaj Iranit

Netanyahu: Me Trump nuk biem dakord për gjithçka, por jemi të bashkuar ndaj Iranit

June 3, 2026
Tragjedi! Mbyten dy të rinj te ‘Rana e Hedhun’, tre të tjerë përfundojnë në spital

Tragjedi! Mbyten dy të rinj te ‘Rana e Hedhun’, tre të tjerë përfundojnë në spital

June 3, 2026
Përshkallëzimi i tensioneve Iran-SHBA, BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit

Përshkallëzimi i tensioneve Iran-SHBA, BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit

June 3, 2026
Trafik armësh dhe grup kriminal, GJKKO jep dënimet për Hoxhajn, Tutajn dhe Turtullin

Trafik armësh dhe grup kriminal, GJKKO jep dënimet për Hoxhajn, Tutajn dhe Turtullin

June 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In