• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paloka flet hapur: Ja kërcënimet që morëm nga BE nëse bojkotonim

by A R
18/09/2017 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i partisë demokratike, Edi Paloka ka folur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke theksuar se votimi dhe numërimi elektronik janë kusht i panegociueshëm nga PD.

I ftuar në Report Tv, në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” Paloka tha se kjo është e vetmja mënyrë për të garantuar që vullneti i shqiptarëve të mos tjetërsohet.

“Ju e kujtoni që çështja e ndryshimit të Kodit Zgjedhorë ka qenë shumë e diskutuar, e kemi kërkuar që në 2016, për të krijuar një mundësi për sa më pak manipulim të votës. Në atë kohë argumenti më i përdorur nga maxhoranca dhe disa ambasadorë, ishte që nuk ka kohë për të bërë votimin dhe numërimin elektronik. Ne e kishim premtuar dhe prandaj që hapi i parë është ky, sepse problemi më i madh sot në demokracinë shqiptare është vota e lirë. Nuk ka sot një parlament që pasqyron vullnetin e shqiptarëve”, tha Paloka.

I pyetur në lidhje me kërkesën e Kryeministrit Rama për votimin e emigrantëve, nënkryetari i PD u shpreh se nuk kishin asnjë arsye për të qenë kundër kësaj kërkese.

“Nuk kemi asnjë arsye të jemi kundër përkundrazi, madje është në interesin tonë sepse në vitet e fundit janë larguar shumë njerëz ku jam i sigurt që 90% votojnë PD. Por duhet parë më parë hilja e Ramës sepse e thash ai nuk bën asgjë pa hile. Si do realizohet votimi pastaj është pjesë teknike, sepse po të shkojnë të votojnë në ambasadë ajo histori merr fund” u shpreh Paloka.

Ai ka komentuar edhe marrëveshjen e Bashës me Ramën, si dhe futjen e PD në zgjedhje, duke hedhur deklarata se janë kërcënuar, duke theksuar se në të kundër nuk kishin në plan të mos lejonin zhvillimin e zgjedhjeve.

“Pas çadrës kishim një plan për datën e zgjedhjeve. Na kërcënuan që të futemi në zgjedhje, ata që na kërkuan ishin edhe nga Bashkimi Europian. Dy gjëra u thanë në videokonferencën e zhvilluar, ku ishte dhe Komisioneri Hahn, e para mbledhja na u tha hapur një gjë që na e kishte thënë para Taulant Balla, që “do ju përjashtojnë nga partitë popullore”, e  gati kjo na u tha si dhe që nuk do keni as mbështetjen tonë. Ne nuk do të lejonim zhvillimin e zgjedhjeve, dhe Rama këtë e dinte shumë mirë, e dinte dhe në Kavajë prandaj i anuloi zgjedhjet jo për tolerancë. Kjo na u tha që nëse nuk hyni në zgjedhje ne do ja njohim zgjedhje atij, dhe nëse do bëni atë që keni planifikuar nuk do keni mbështetjen tonë. Ishim të bindur që zgjedhjet do manipuloheshin”, tha Paloka./a.m.

Next Post
Konsensus për ‘Vetting’ jashtë parimeve të Euralius? Xhafaj: Do të ishte pazar

Xhafaj: Një pjesë e policisë u implikua në kultivimin e kanabisit, sot jemi pranë objektivit madhor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com