• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Palmer i përgjigjet opozitës: Krizën zgjidheni vetë, nuk po mbështesim Ramën

by A R
01/08/2019 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Matthew Palmer, Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, tha se nëse zgjedhjet duhet të përsëriten ose jo, ky është një vendim që i takon gjykatës ta marrë dhe jo Shteteve të Bashkuara.

Zoti Palmer foli me korrespondenten e shërbimit në gjuhën serbe, Jovana Djurovic, edhe për çështje të tjera të Ballkanit, si bisedimet Kosovë-Serbi.

Kujtojmë se prej kohësh aleatët më të rëndësishëm të Lulzim Bashës kanë kërkuar ndërmjetësim ndërkombëtar për krizën.

Zëri i Amerikës: Departamenti i Shtetit sapo ka identifikuar Vangjush Dakon, kryetarin e bashkisë së Durrësit, për korrupsion të konsiderueshëm dhe i ndalon atij dhe familjes hyrjen në SHBA. Nga ana tjetër, Kryeministri Rama vazhdon ta mbrojë atë. Çfarë ju thotë kjo për qeverisjen e Kryeministrit Rama?

Matthew Palmer: Mendoj se çështja këtu për Shtetet e Bashkuara është se kemi pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit nga ana e zotit Dako. Dhe ne kemi autoritetet që janë të nevojshme për të ndërmarrë veprime në përgjigje të kësaj. Do të shpresoja që ky veprim të demonstronte angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar kundër korrupsionit dhe për të ndërmarrë veprime atje ku ka prova të forta dhe bindëse të praktikës korruptive. Ky është një autoritet që ne e kemi. Është një autoritet që ne me siguri nuk kemi frikë ta përdorim. Dhe është një autoritet që ne besojmë se mund të kontribuojë në procesin e luftimit të korrupsionit publik në Shqipëri dhe gjetkë.

Zëri i Amerikës: Ç’farë ju tregon kjo për qeverisjen e Kryeministrit Rama?

Matthew Palmer: Nuk mendoj se e shohim këtë si çështje të qeverisjes së Kryeministrit. Ne e shohim këtë si një çështje se si Shtetet e Bashkuara reagojnë ndaj sfidës së praktikës korruptive nga ana e atyre që janë në pozitën e besimit publik.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri, Partia Socialiste ka kontrollin e Parlamentit, të degës ekzekutive dhe tani, pas zgjedhjeve të qershorit, edhe bashkitë. Pra, në mungesë të gjykatave më të larta në vend, nuk ka asnjë institucion që mund të kontrollojë Kryeministrin Rama në ushtrimin e pushtetit të tij. A jeni i shqetësuar se qeveria e zotit Rama po kthehet në autokrate?

Matthew Palmer: Ajo që na shqetëson është se nuk ka Gjykatë të Lartë. Ne do të dëshironim që gjykata të konstituohej. Mendojmë se është shumë e rëndësishme që çdo sistem të ketë kontrollet dhe ekuilibrat e duhur, në mënyrë të ketë përgjegjshmëri, transparencë dhe respek për sundimin e ligjit. Ne ia kemi shtruar këto çështje Kryeministrit Rama, siç kemi bërë me paraardhësin e tij dhe si ç’do të bëjmë edhe me pasardhësin e tij. Kjo është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, është e rëndësishme për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar. Është gjithashtu e rëndësishme për rajonin.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët Gjykatën e Lartë. SHBA ka investuar në reformën në drejtësi në Shqipëri dhe tani, pas tre vjetësh, vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese apo të Lartë. Opozita është jashtë institucioneve dhe shumë thonë se SHBA kanë zgjedhur stabilitetin mbi demokracinë duke mbështetur kryeministrin Rama. Si u përgjigjeni atyre kritikëve?

Matthew Palmer: Ne nuk po mbështesim kryeministrin Rama. Shtetet e Bashkuara nuk po mbajnë anë në mosmarrëveshjet politike të Shqipërisë. Ajo që ne po mbështesim është sundimi i ligjit, mbështesim institucionet shqiptare. Dhe ne do të dëshironim që mosmarrëveshjet politike në Shqipëri të zgjidheshin përmes këtyre institucioneve e jo përmes ndërhyrjeve nga jashtë.

Zëri i Amerikës: OSBE-ja e di se zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa marrë parasysh interesin e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, por zgjedhjet u mbajtën gjithsesi. Votuesit mund të mos kenë patur një zgjedhje domethënëse midis opsioneve politike. Pra, a duhen përsëritur zgjedhjet lokale?

Matthew Palmer: Kjo varet në të vërtetë nga institucionet shqiptare. Apo jo? Dhe pikërisht për këtë arsye ne do të donim që Gjykata e Lartë të ngrihej, e përbërë nga gjyqtarë që kanë kaluar procesin e duhur të verifikimit. Ajo gjykatë do të ishte pikërisht në gjendje t’i përgjigjej asaj pyetjes. Nuk u takon Shteteve të Bashkuara që ta gjykojnë atë çështje. I takon Gjykatës së Lartë të Shqipërisë ta marrë atë vendim.

Zëri i Amerikës: Po, por edhe SHBA kishin vëzhguesit e tyre në zgjedhje. Pra, bazuar në këtë fakt, mendoni se zgjedhjet duhet të përsëriten?

Matthew Palmer: Unë mund t’ju them se vëzhguesit tanë panë dhe ndoqën nga shumë afër atë që dëgjuam nga Misioni Monitorues i OSBE-ODIHR-it, pra që zgjedhjet dhe procesi aktual i votimit u zhvilluan kryesisht në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente, por procesi i përgjithshëm i mohoi popullit të Shqipërisë një alternativë kuptimplote. Pra, ekzistojnë shqetësime dhe rezerva reale në lidhje me vetë zgjedhjet, siç artikulohen nga OSBE-ja. Përsa i përket se cilat janë përgjigjet e duhura ndaj kësaj, ne do dëshironim ta shihnim këtë të dilte nga institucionet shqiptare.

Next Post
Horoskopi erotik, zbuloni dobësitë dhe shijet e çdo shenje

Mos gaboni t’i tradhëtoni... Këto shenja të Horoskopit nuk falin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me foto provokuese në resort luksoz, vajza e ish-deputetes tërheq vëmendjen nga Dubai

Me foto provokuese në resort luksoz, vajza e ish-deputetes tërheq vëmendjen nga Dubai

May 6, 2026
Qytetarët e Durrësit nisin marshimin, kërkojnë drejtësi pas tragjedisë ku humbën jetën dy të mitur

Qytetarët e Durrësit nisin marshimin, kërkojnë drejtësi pas tragjedisë ku humbën jetën dy të mitur

May 6, 2026
Përplasje e fortë në PD, Alesia Balliu shpërthen ndaj Flamur Nokës: Je llumi i partisë, do të të zhburrëroj në mes të Tiranës!

Përplasje e fortë në PD, Alesia Balliu shpërthen ndaj Flamur Nokës: Je llumi i partisë, do të të zhburrëroj në mes të Tiranës!

May 6, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme trazon ekonominë! Banka e Shqipërisë nuk prek normën e interesit

Lufta në Lindjen e Mesme trazon ekonominë! Banka e Shqipërisë nuk prek normën e interesit

May 6, 2026
Wang Yi dhe Araghchi zhvillojnë bisedime në Pekin

Wang Yi dhe Araghchi zhvillojnë bisedime në Pekin

May 6, 2026
Bota e medias në zi! Ndërron jetë themeluesi i CNN, Ted Turner

Bota e medias në zi! Ndërron jetë themeluesi i CNN, Ted Turner

May 6, 2026
Netanyahu kërkon sqarime nga ekipi i Trump për negociatat SHBA–Iran

Netanyahu kërkon sqarime nga ekipi i Trump për negociatat SHBA–Iran

May 6, 2026
“Revanshi”/ GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 6 persona

“Revanshi”/ GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 6 persona

May 6, 2026
Bisedimet SHBA-Iran të bllokuara/ Trump: Incidenti në Washington s’do të na pengojë të fitojmë luftën

Donald Trump ultimatum Iranit: Pranoni marrëveshjen, ose do përballeni me bombardime të papara

May 6, 2026
Me lëkurët e vjetra nuk bën dot këpucë të reja

Me lëkurët e vjetra nuk bën dot këpucë të reja

May 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In