• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pallati mbretëror në Britani kërkon punëtorë, ja si të aplikoni

by A R
21/08/2018 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjesh një punë në pallatin mbretëror të Britanisë së Madhe nuk është e pamundur. Në faqen zyrtare të “Buckingham Palace” mund të gjeni vende të lira pune. Të gjitha profesionet e kërkuara janë listuar në faqe, por ekziston mundësia edhe për të gjithë ata që kanë një profesion të ndryshëm nga sa kërkohet që të regjistrohen dhe të kontrollojë vazhdimisht me anë të një aplikacioni të posaçëm nëse është liruar ndonjë pozicion pune për ta.

Hidhini një sy pozicioneve të lira, shihni kushtet dhe pagën që ofrohet për secilin prej tyre.

1- Pjatalarës

Paga dhe kushtet

Për këtë pozicion rroga vjetore do të jetë 19,935.80 £ në vit. Punëdhënësi paguan gjithashtu 15% të kontributeve në skemën e pensionit. Përfshihet akomodimi dhe ushqimi. Do keni 33 ditë pushime, një skemë pensioni me 15% të kontributeve të paguara nga punëdhënësi.

Ora e punës

Orar me kohë të plotë, 5 ditë nga shtatë- nga e hëna në të diel

Kushtet që plotëson punëmarrësi

Përvoja e mëparshme nuk është e nevojshme për këtë pozicion pasi ofrohet trajnimi. Më e rëndësishmja është që ju të përfshiheni natyrshëm në ekip, të jeni i lumtur që po bëheni pjesë e tij. Të keni iniciativë dhe të punoni me kolegët tuaj për shërbimin e përditshëm. Duhet të keni parësore higjienën dhe sigurinë e ushqimit. Edhe në këtë pjesë do ketë trajnim për ju.

2- Asistent pranë zyrës së informacionit dhe shitjes së biletave

Paga dhe kushtet e punëdhënësit

Në këtë pozicion pagesa është në bazë të orëve të punës dhe është llogaritur që për çdo orë punonjësi të paguhet 10.20£

Orari i punës

Orar me kohë të plotë, më shumë se 5 ditë pune nga e hëna në të diel

Kushtet që plotëson punëmarrësi

Nëse do të keni eksperiencë, ju do jeni në gjendje t’i ofroni klientëve sa më shumë informacion dhe të shisni më shumë bileta për secilin nga atraksionet që ofron zyra. Duhet të jeni të sjellshëm dhe miqësor, për t’ju përgjigjur të gjitha telefonatave që vijnë pranë zyrës sonë. Duhet të dini të punoni në ekip. Të jeni fleksibël dhe efektiv. Duhet të keni njohuri të mira profesionale dhe kompjuterike.

3- Kujdestar në Pallat

Paga dhe kushtet e punëdhënësit

Për këtë pozicion ju do të paguheni 17,362.91£ në vit. Paketa përfshin 15% të skemës së pensioneve të kontributeve të paguara nga punëdhënësi. Përfshihet edhe vakti i drekës. Keni 33 ditë pushime të përfshira, kontribute për pension në masën 15% nga punëdhënësi. Strehim, ushqim dhe mundësi për trajnime.

Orët e punës

Me kohë të plotë 5 nga 7 ditë, nga e hëna në të diel

Kushtet që duhet të plotësojë punëmarrësi

Përvoja e mëparshme nuk është e nevojshme për këtë pozicion pasi ofrohet trajnimi. Më e rëndësishmja është që të dini të punoni në ekip. Të keni një rol mbështetës. Të jeni miqësorë, profesional dhe të komunikueshëm. Të keni aftësi të mira menaxheriale dhe planifikuese për të përmbushur detyrat e ditës. Kërkohet fleksibilitet si në punë ashtu edhe për sa i përket përshtatjes me kolegët.

4- Ndihmës-pastruese

Paga dhe kushtet e punëdhënësit

Pagesa është konkuruese dhe saktësohet se vjen gjithnjë në rritje. Do keni edhe paketa shpërblimesh. Përfshihen 33 ditë pushimi në vit, një skeme pensioni ku 15% të kontributeve i mbulon punëdhënësi. Ushqimi është i garantuar.

Orët e punës

40 orë pune në javë nga e hëna në të diel

Kushtet që duhet të plotësojë punëmarrësi

Duhet të keni përvoja të mëparshme, të jeni të përkushtuar, të organizuar. Të keni një sy të mprehtë për detajet brenda shtëpisë. Aftësia juaj e menaxhimit duhet të bëjë që të dallonimes të tjerëve, të motivoni të tjerët përreth jush. Të keni marrëdhënie të ngushta pune me kolegët tuaj. Të jeni fleksibël dhe të aftë të menaxhoni ngarkesa të ndryshme pune. Baza e punës tuaj është në Londër, por mund të lëvizni edhe në rezidenca të tjera mbretërore.

5- Nënkuzhiner

Paga dhe kushtet e punëdhënësit

Flitet për një paketë konkurruese duke përfshirë një skemë pensionesh kontributi 15%, por nuk përcaktohet saktësisht se sa. Keni 33 ditë pushimi në vit një skemë pensionesh me kontribut 15% nga punëdhënësi. Përfshihet udshqimi si dhe trajnime të ndryshme.

Orët e punës

Orar i plotë, 5 ditë pune nga shtatë, nga e hëna në të diel

Kushtet që duhet të plotësojë punëmarrësi

Ju duhet të keni përvojë në kuzhinë, të jeni të kualifikuar. Të keni aftësi udhëheqëse, planifikuese, të motivoni edhe të tjerët rreth jush. Kërkohen aftësi të shkëlqyera komunikimi, vecanërisht me kolegët. Pozicioni i punës është në Londër, por mund të përfshijë udhëtime edhe në rezidenca të tjera mbretërore.

6- Asistent në dyqan

Paga dhe kushtet e punëdhënësit

Pagesa bëhet për orë, një orë pune është 10.20£. Në këmbim ju do të shpërbleheni me një paketë gjithëpërfshirëse përfitimesh, një skemë pensionesh kontributesh 15% të punëdhënësve.

Orët e punës

Katër ditë punohet me kohë të plotë dhe 1 ditë me kohë të pjesshme. Në total janë 5 ditë pune nga e hëna në të diel

Kushtet që duhet të plotësojë punëmarrësi

Të jeni të gatshëm të arrini ekuilibrin e përsosur mes shitjeve dhe shërbimit. Të keni aftësi të mira komunikimi, vendosmëri për të përmbushur dhe tejkaluar objektivat e shitjes. Të keni aftësi të punoni në grup.

Për më shumë informacione klikoni në linkun e mëposhtëm: https://theroyalhousehold.tal.net/vx/lang-en-GB/mobile-0/appcentre-1/brand-3/xf-a611083e5e2c/candidate/so/pm/1/pl/4/opp/1715-Palace-Attendant/en-GB

/Shqiptarja.com

Next Post
Shkodër/Arrestohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim

103 ngacmime seksuale në 3 muaj në Shqipëri, kërcënime në internet dhe me SMS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shpërthen” në thirrje Artan Fuga: Shtet fejsbukist! Hiqni të drejtat dhe liritë me kod penal, orar xhiro për gratë e virgjëra

Puthja e Robertit!

May 11, 2026
“Dosja nuk ekziston”, Kryemadhi i përgjigjet Haxhiut për “200 mijëshen” e mesazhit të Metës

“Dosja nuk ekziston”, Kryemadhi i përgjigjet Haxhiut për “200 mijëshen” e mesazhit të Metës

May 11, 2026
“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por…

“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por…

May 11, 2026
Sot në 12:00 skadon afati për kandidaturat, Berisha ‘garon me veten’ për kreun e PD-së

A do të ketë garë të ndershme në PD? Sondazhi: Mbi 70% thonë se nuk u intereson fare!

May 11, 2026
Plan për sulm terrorist në Paris? Arrestohet 27-vjeçari tunizian, pyeste ChatGPT-në si të bënte bomba

Plan për sulm terrorist në Paris? Arrestohet 27-vjeçari tunizian, pyeste ChatGPT-në si të bënte bomba

May 11, 2026
Ndrenika puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, avokati Ndreca: Nuk e dinte që po filmohej!

Ndrenika puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, avokati Ndreca: Nuk e dinte që po filmohej!

May 11, 2026
“Sistemi zgjedhor gjithmonë për interesa momentale”, Mërtiri: Jo në funksion të stabilitetit të vendit

Mërtiri: Ndërkombëtarët nuk janë shkaktarët e rrënimit tonë. “Vrasja e demokracisë” produkt i brendshëm i lidershipit shqiptar

May 11, 2026
Presion i madh ndaj Starmerit, 57 deputetë kërkojnë largimin e tij. Japin dorëheqjen 3 ndihmës të qeverisë

Presion i madh ndaj Starmerit, 57 deputetë kërkojnë largimin e tij. Japin dorëheqjen 3 ndihmës të qeverisë

May 11, 2026
S’ia shembi dot shtëpinë tërmeti, por tritoli i pallatit pranë! E moshuara në qiell të hapur, ç’i tha Rama

S’ia shembi dot shtëpinë tërmeti, por tritoli i pallatit pranë! E moshuara në qiell të hapur, ç’i tha Rama

May 11, 2026
“Më kanë sulmuar edhe nga familja”, Ndrenika: Shtëpinë e kam që nga koha e Zogut. S’kam përfituar asgjë

“Më kanë sulmuar edhe nga familja”, Ndrenika: Shtëpinë e kam që nga koha e Zogut. S’kam përfituar asgjë

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In