• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pallati i Lulzim Bashës dhe “arroganca” e Edi Ramës

by Mero Baze
15/01/2018 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një përpjekje për të ekspozuar atë që quhet arrogancë e Edi Rames, në vendimin për prishjen e pallatit të Lulzim Bashës në Vlorë, mbi thelbin e problemeve që mbart gjithë ai ndërtim, probleme që kanë brenda historinë e zaptimeve të pronave në Shqipëri, historinë e korrupsionit politik dhe në fund, dhe pazaret politike rreth tyre.

Dua të rendis më poshtë këto tre probeleme.

Çështja e pare, është çështja e paligjshmërisë së atij pallati. Pallati është ndërtuar duke u nisur nga një sipërfaqe toke e disa ish- pronarëve, që gjendej në buzë të detit dhe është trefishuar duke u futur në det. Ky është fakt që mund të provohet edhe tani që pallati është shembur, mund të provohet nga fotot krahasuese kur ishte në këmbë, mund të provohet dhe nga vendimet e Prokurorisë së Vlorës rreth atyre që kanë bërë ‘kolaudimin” e njollës para se ta hipotekonin.

Një politikan që zapton jo më bregun e detit, por dhe vetë detin, për një biznes korruptiv, konsiderohet viktimë e pushtetit dhe arrogancës, nga të njëjtët që ndërmorën “xhihad” në Tiranë, pse kryetari i Bashkisë, po bënte një kënd lojërash për fëmijë në park.

Strasburgu me të drejtë vlerëson se ndaj ndërtesës në fjalë ka pasiguri juridike. Pasiguri juridike ka pasur dhe për pallatin tek lulishtja “Tre vëllezërit Frashëri”, të cilin nuk e lejuan 15 vjet që të ndërtohej, por në verën e vitit 2013, me përfshirjen e familjes Berisha, pallati u bë brenda tri muajsh, duke tundur në dorë “një vendim të Strasburgut”, që fliste për pasiguri juridike ndaj pallatit dhe një gjobë 15 milionë euro. Si përfundim, Berisha duke ikur nga zyra, vendosi të ngrejë një pallat të paligjshëm se gjoja i dhimbseshin 15 milionë euro, “që duhet t’u paguante” atyre që në fakt u rrëmbeu pallatin.

Është e njëjta histori, vetëm se ky pallat nuk u lejua të qëndrojë në këmbë, por të paguhet gjoba.

Çështja e dytë, që lidhet sërisht me liderin e opozitës, është konsiderimi i Lulzim Bashës, si një biznesmen legjitim, që mund të ndërtojë një pallat që vlen 13 milionë euro, pa e pyetur askush ku i gjetur paratë. Pallati i ndërtuar në emër të vjehrrit të tij, një ish- kapter i papunë, është një etalon i korrupsionit 25- vjeçar në Shqipëri, një guidë për të shkuar tek “peshqit e mëdhenj”, të cilët sot i kanë pasuritë në emër të vjehrrave, kunetërve dhe baxhanakëve.

Lulzim Basha nuk duhet të ndjehet i poshtërur se i kanë prishur pallatin, pasi për atë është dëmshpërblyer. Ai duhet të ndjehet i poshtëruar që modeli i një politikani hajdut, që paratë e vjedhura të pushtetit, i kanalizon si biznese të vjehrrit, një kapter në asistencë që ndërton një pallat që vlen 13 milionë euro.

Dhe së fundmi, duhet të flasim dhe për përgjegjësinë e qeverisë “Rama” në këtë histori dhe atë që quhet arrogancë e tij. Edi Rama dhe qeveria e tij kanë vërtet probleme me mbrojtjet ligjore ndaj çështjeve që ngrihen kundër shtetit. Nuk di të them nëse është paaftësi, apo ndonjëherë pazar, por është e vërtetë.

Por në këtë histori, Edi Rama është përgjegjës se e nisi çështjen siç duhet, pra si paligjshmëri, por në fund e devijoi duke i rënë shkurt dhe duke  e shpronësuar si pallat të ligjshëm, meqë investitori Lulzim Basha, kishte shitur një pjesë të objektit tek qytetarët. Po ashtu, zyrat e tij ligjore, mund të kenë treguar paaftësi në mënyrën si kanë mbrojtur çështjen, pasi Strasburgu flet për dhunën shtetërore, rrethime policeske etj, ndërkohë që në Strasburg duhet të shkonte çështja e shumës së kompensimit, pasi pallati nuk u prish si i paligjshëm, por per interes publik. Shqipëria ka ligj për shpronësim për interes publik dhe ai është shpronësuar me atë ligj. Me atë ligj që Sali Berisha shkatërroi redaksinë time, se “rrezikonte sigurinë kombëtare”.

Pra, pronari Lulzim Basha, bazuar tek ligji mbi të cilin u prish pallati i tij, duhet të kërkonte në Strasburg më shumë para, siç dhe mori, por në Starsburg, çështja nuk është paraqitur kështu. Në Strasburg, për fat të keq është konsideruar sikur qeveria ka prishur një ndërtim të paligjshëm. Dhe këtu është baza e gjithë dyshimeve që qeveria, ose e ka lejuar vetë këtë truk, ose është e paaftë. Por jo arrogante.

Hetimi ligjor i atij pallati si i paligjshëm, u nis por nuk përfundoi kurrë. Sipas procedurës, në Strasburg, nuk mund të gjykohet një çështje që nuk është gjykuar në mënyrë shteruese në Shqipëri. Kjo çështje (paligjshmëria), akoma nuk është hetuar dhe nuk është gjykuar në Shqipëri, dhe Strasburgu nuk mund të flasë për një gjyq të pambaruar në Shqipëri. I vetmi gjyq i mbaruar në Shqipëri është VKM e qeverisë për prishjen e pallatit të Bashës, si ndërtim i ligjshëm, dhe për këtë ka dhënë një shumë kompensimi. Qeveria nuk mund të kompensojë një ndërtim të paligjshëm. Ajo ka kompensuar dëmin që është bërë për interes publik.

Në fakt, në Strasburg çështja është paraqitur sikur qeveria ka ushtruar dhunë shtetërore ndaj një pallati të Lulzim Bashës, që ja ka lënë trashëgim i jati dhe ka shkel rregullat. Pallati është prishur në paqe të plotë me pronarin, pa e çuar atë në gjyq për zaptimin e detit dhe tmerrin urbanistik, miratuar me firmë të Sali Berishës në KKRTSH. Në Strasburg është paraqitur krejt e kundërta.  Kjo është thjesht një gënjeshtër e lejuar të thuhet në gjyqin e Strasburgut dhe  është ose paaftësi flagrante e mbrojtësve të qeverisë “Rama”, ose korrupsion flagrant i tyre. Por kurrsesi një e drejtë e Lulzim Bashës si pronar real dhe përfitues real i 13 milionë eurove, që në fakt po ua merr për herë të dytë nga xhepat qytetarëve shqiptarë, një herë si hajdut tenderash dhe një herë si hajdut i dëmtuar. Se ato para me të cilat u bë pallati nuk ja ka dhënë vjehrri në pajë. Në xhepat tona i ka marrë dhe ato.

Next Post
Aksident në Sarandë, makina përplas motorin, plagosen dy të rinjtë

VIDEO/ Aksident në autostradën Fier-Vlorë, autoboti i hidrokarbureve 'thyhet në mes'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vodhën paratë e gjobave, Gjykata e Kukësit del me vendim për 22 efektivët e Policisë Rrugore

Radarë, dronë dhe makina inteligjente në Shkodër, mbi 1200 masa administrative gjatë një jave

August 9, 2026
Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës

Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës

August 9, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra vijojnë aktive, situata nën kontroll në Krujë dhe Mallakastër

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra vijojnë aktive, situata nën kontroll në Krujë dhe Mallakastër

August 9, 2026
Plane okupimi? Izraeli hap tender për 627 njësi banimi në Bregun Perëndimor të pushtuar

Plane okupimi? Izraeli hap tender për 627 njësi banimi në Bregun Perëndimor të pushtuar

August 9, 2026
VIDEO / “Shtrihu në tokë, mos lëviz”, dalin pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes në Korçë

VIDEO / “Shtrihu në tokë, mos lëviz”, dalin pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes në Korçë

August 9, 2026
“U parandalua një katastrofë”, Nufi pas shuarjes së zjarrit masiv në Krujë: Asnjë jetë e cenuar, asnjë banesë e djegur

“U parandalua një katastrofë”, Nufi pas shuarjes së zjarrit masiv në Krujë: Asnjë jetë e cenuar, asnjë banesë e djegur

August 9, 2026
Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

Izraeli mund të sulmojë vetëm? Irani: Tani është momenti i duhur për ujdi me SHBA

August 9, 2026
Uji i pishinave rrit shanset për infeksione të ndryshme, ja si të mbroheni

Infeksionet e veshit, rritje të rasteve, shkak uji i ndotur në pishina dhe plazhe

August 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Analizë e elektoratit në prag të sezonit të ri politik

August 9, 2026
Lufta me flakët i merr jetën pilotit dhe anëtarit të ekuipazhit në Utah të SHBA-ve

Lufta me flakët i merr jetën pilotit dhe anëtarit të ekuipazhit në Utah të SHBA-ve

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com