• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pallati i Kongreseve”, pas 39 vitesh me pamje të re! Hyn në fuqi vendimi që autorizon rivitalizimin e godinës

by A R
16/09/2025 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga godinat ikonike të kryeqytetit, “Pallati i Kongreseve”, do t’i nënshtrohet një procesi gjithëpërfshirës të rivitalizimit. Vendimi i qeverisë për transferimin e këtij objekti historik tek “Korporata e Investimeve Shqiptare” ka hyrë të martën në fuqi, duke hapur rrugën për transformimin e tij.

I projektuar për të qenë në harmoni me ndërtesat përreth si Muzeu Arkeologjik, ish-stadiumi “Qemal Stafa”, Kryeministria dhe Radio-Televizioni Shqiptar, “Pallati i Kongreseve”, 39 vite pas ndërtimit, synon të marrë një pamje dhe funksionalitet të ri. Ky hap vjen si pasojë e ligjit “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare” dhe një vendimi të Këshillit të Ministrave, që përcakton kriteret dhe procedurat për menaxhimin e pronave shtetërore.

Korporata e Investimeve Shqiptare është tani e autorizuar të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për rivitalizimin e godinës dhe zhvillimin e pronës, duke synuar mirëadministrimin dhe realizimin e projektit të investimit. Kjo përfshin zhvillimin e pronave, vetë apo nëpërmjet entiteteve të krijuara prej saj, me qëllim plotësimin e interesit publik, shkruan rtsh.al.

Brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit, “Korporata e Investimeve Shqiptare” dhe institucionet e tjera të përcaktuara, do të lidhin marrëveshje bashkëpunimi për të përcaktuar standardet, metodologjinë, si dhe kushtet e bashkëpunimit. Këto marrëveshje do të adresojnë interesin publik dhe atë të Korporatës, duke siguruar një zhvillim të pronës.

Autorizimi shtrihet edhe në kryerjen e procedurave të nevojshme për zhvillimin e pronave, duke u bazuar në instrumentin ligjor të sipërmarrjes dhe duke u përputhur me konceptin arkitektonik që, sipas vendimit, “do të dalë fitues nga një konkurs ndërkombëtar”.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Instituti i Ndërtimit do të asistojnë Korporatën e Investimeve Shqiptare në hartimin e termave të referencës për rivitalizimin e Pallatit të Kongreseve, i cili është shpallur monument kulture i kategorisë II. Gjithashtu, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit do të ofrojë mbështetje në përcaktimin e termave të referencës për projektet arkitekturore, duke përfshirë kriteret e kualifikimit dhe vlerësimit të tyre. Shpenzimet për këto shërbime do të mbulohen nga buxheti i “Korporatës së Investimeve Shqiptare”.

Përveç kësaj, “Korporata e Investimeve Shqiptare” do të negociojë me subjekte private dhe publike për lidhjen e kontratave të zhvillimit të pronave, duke u bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave. Ajo gjithashtu do të koordinojë veprimet me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe institucionet e tjera relevante, duke siguruar regjistrimin e pronës së re shtetërore në emër të Republikës së Shqipërisë dhe Korporatës së Investimeve Shqiptare.

“Në përputhje me legjislacionin për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe planifikimin territorial, Korporata e Investimeve Shqiptare do të procedojë me rivitalizimin e objekteve ekzistuese dhe, në rast mospërputhjesh mes gjendjes faktike dhe ligjore të pronës, do të kryejë procesin e konsolidimit të saj.”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, Instituti i Ndërtimit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Korporata e Investimeve Shqiptare janë ngarkuar me ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Historia e Pallatit të Kongreseve”

I ndërtuar fillimisht për kongreset e Partisë së Punës dhe festivale, Pallati i Kongreseve u konceptua për të qenë një hapësirë multifunksionale, e cila ruan këtë karakter edhe sot. Punimet për ndërtimin e tij, që filluan në vitin 1982 dhe përfunduan në 1986, u kryen nga ndërmarrjet më cilësore të vendit. Arkitektët e tij synuan harmonizimin me ndërtimet ekzistuese përreth, duke përfshirë Muzeun Arkeologjik, ish-stadiumin “Qemal Stafa”, Kryeministrinë dhe Radio-Televizionin Shqiptar.

Ndërtesa ka një shtrirje prej rreth 70 metrash dhe një lartësi që varion nga 18 deri në 23 metra. Struktura kryesore përfshin një sallë madhore me 2100 vende, projektuar për të përmbushur kërkesa funksionale, artistike dhe akustike për kongrese, konferenca dhe koncerte. Salla është e pajisur me sisteme moderne ajrimi, ndriçimi, zëri, televizori dhe përkthimi simultan, duke mundësuar lehtësi në transformimin e saj nga mjedis mbledhjesh në ambient koncertor. Përveç sallës kryesore, Pallati i Kongreseve përmban edhe tre salla më të vogla me kapacitete 150, 280 dhe 300 vende, si dhe hapësira pune, shërbimi dhe teknike. Hollet e tre kateve janë dizenjuar për të ofruar shërbime, hapësira rekreacioni, ekspozita dhe aktivitete të ndryshme.

Next Post
“Ky është terrori rus”, qytetet ukrainase tronditen nga bombat dhe dronët e Kremlinit

"Ky është terrori rus", qytetet ukrainase tronditen nga bombat dhe dronët e Kremlinit

Comments 1

  1. Builder says:
    1 year ago

    Mendoj që me këtë rast, të rikonstruksionit të Pallatit të Kongreseve, diku, në ndonjë vënd të përshtatshëm, nuk është keq që këtë kryevepër arkitektonike e krijoi ARKITEKT Prof. Klement KOLANECI.
    Kështu vepron gjithë bota.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In