• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pallati 13-katësh te liqeni, me firmën e Ramës

by A R
27/10/2015 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse në raportin e këtij viti të “Doing Bussines”, Shqipëria, sipas Kryeministrit, do të marrë një notë negative, për shkak të pezullimit të lejeve të ndërtimit, sërish në Tiranë, dhe në zonën më të mirë të saj, pranë Liqenit Artificial, do të ndërtohen pallate.

Me firmën e Ramës, në 9 shtator të këtij viti, është miratuar një leje ndërtimi prej 13 katesh. Leja është dhënë në zonën përballë Fakultetit Ekonomik, në Rrugën e Elbasanit, pikërisht në hyrjen e Parkut të Liqenit.

Në një sipërfaqe të konsiderueshme, aktualisht parkim makinash, do të ndërtohet “Godinë banimi dhe shërbimesh, 2, 7 dhe 13 kate mbi tokë dhe 2 kate parkim nën tokë”. Në fund firma. “Kryetari i KKT, Edi Rama”.

Por kjo nuk është godina e vetme. Bashkë me këtë vendim, KKT ka miratuar edhe pesë leje të tjera ndërtimi në Tiranë, të cilat variojnë nga 4 kate, deri në 10 kate lartësi. Të gjitha godina banimi dhe shërbimesh.

Këto janë leje që janë miratuar më parë nga Bashkia e Tiranës dhe për shkak të pezullimit të ndërtimeve, duhet të marrin leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Të gjitha lejet e reja kanë firmën e vetë Kryeministrit.

Nga ana tjetër, me një vendim të korrikut, qeveria thekson se: “Për objektet mbi 6 kate, leja e ndërtimit jepet nga Këshilli Kombëtar i Territorit”.

Pra, të gjitha lejet e ndërtimit do të jepen vetëm nga Rama.

PANORAMA

Next Post

Shkoi të takojë të afërmin, kapet me drogë në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com