• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Palestra e shkollës “Qemal Stafa” hap dyert për fëmijët dhe të rinjtë e Njësisë 10

by A R
12/06/2018 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasditeve, pas orarit të mësimit, të rinjtë dhe fëmijët e Njësisë 10 stërviten dhe luajnë në
palestrën e rikonstruktuar nga Bashkia e Tiranës e gjimnazit “Qemal Stafa”. Pas tre
shkollave të para që i janë bashkuar nismës për t’i mbajtur dyert hapur për banorët e
zonës, “Qemal Stafa” është shkolla e katërt që i ka vënë hapësirat e saj sportive në
shërbim të të rinjve që duan të merren me sport.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, iu bashkua një pasdite nxënësve të kësaj
shkolle, për të theksuar faktin se tashmë mjediset e palestrës mund të shfrytëzohen nga
të gjithë pas orarit mësimor ose në fundjavë.

“Kjo ka qenë një ndër shkollat e para që kemi rikonstruktuar dhe më vinte keq që gjithë
kjo godinë e bukur duhej të mbyllej në orën 14.00. Këto dy vjet kemi menduar se si të
gjenim një mënyrë që shkolla të hapej, jo si një shtëpi pa zot, por sipas një sistemi, për
mirëmbajtje dhe kujdes. Ndaj, më vjen mirë që kemi gjetur këtë formulë fantastike
midis bashkisë, drejtorisë dhe shoqatave sportive, për t’i shfrytëzuar këto mjedise jashtë
orarit të mësimit”, tha Veliaj.

Ai theksoi se hapja e palestrave synon të nxisë fëmijët dhe të rinjtë të merren me sport,
si një mundësi e shkëlqyer për t’u marrë me aktivitet fizik, por mbi të gjitha edhe për të
formësuar karakterin e tyre me shpirtin e garës. “Jo të gjithë do të bëhen kampionë, por
ky nuk është thelbi i këtij projekti. Sigurisht, është mirë të zbulojmë talente, por ama
nuk është qëllimi i projektit. Qëllimi është që edhe ata që nuk do të bëhen basketbollistë
elitarë, të kenë mundësi të luajnë në skuadër, të mësojnë çfarë është humbja, çfarë është
fitorja. Arsyeja pse e them këtë është se loja më e rëndësishme nuk është kjo këtu, në
këtë fushë, loja më e rëndësishme është tek ajo fusha aty jashtë, në fushën e jetës,
mënyra sesi e trajtojmë njëri-tjetrin në këtë qytet, se si ndajmë hapësirën me njëri-
tjetrin, si ndihmojmë ata që janë në nevojë, si respektojmë skuadrën”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku veçoi si një mundësi të artë për të rinjtë e kësaj njësie faktin se në këtë
palestër do të shërbejnë si trajnerë disa nga kampionët sportivë të vendit. “Në çdo vend
të botës është ëndërr që një ish-kampion ose ish-kampione, të jetë trajneri yt; në çdo
vend të botës njerëzit do rreshtoheshin në radhë për këtë. Nëse e fillojmë që në këtë
moshë duke i thenë çdo vajze që ti vlen njësoj sa çdo djalë dhe çdo djali që ti vlen njësoj
sa çdo vajzë, kjo është Tirana e ëndrrave të mia dhe besoj se kjo është Tirana edhe e
ëndrrave tuaja”, shtoi Veliaj.

Ai u bëri thirrje prindërve që të nxisin fëmijët e tyre të heqin dorë nga kafenetë dhe
celulari, duke u regjistruar në kurset sportive që ofrohen tashmë pranë palestrave të
shkollave të Tiranës. “Unë besoj se aseti numër një i qytetit nuk është infrastruktura, por

2Adresa: Sheshi “Skënderbej”, Nd.2. Tiranë, Shqipëri, email: info@tirana.al
njerëzit. Nëse aseti numër 1 i një bashkie janë njerëzit, atëherë prioritet kanë njerëzit
dhe lum ata prindër që e kanë kuptuar se nëse fëmija nuk fillon që në moshë të vogël të
merret me sport, me aktivitet fizik, të luajë në skuadër, atëherë gjithë jetën do jetë
mbrapa të tjerëve. Thirrja ime për prindërit është: Mësoni nga më të mirët! Sillini
fëmijët të angazhohen me sport, nëse nuk do dalin kampionë në fushë, do dalin
kampionë në jetë!”, u shpreh ai.

Prej disa javësh, Bashkia e Tiranës ka nisur projektin për të hapur të gjitha palestrat dhe
mjediset sportive të shkollave të kryeqytetit, duke ua vënë në dispizicion ato të rinjve
dhe fëmijëve që duan të merren me sport./a.ç

Next Post
OKB alarmon: Janë 2.5 milionë sirianë drejt Turqisë

OKB alarmon: Janë 2.5 milionë sirianë drejt Turqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In