Një zjarr ka rënë sot në tokat bujqësore të fshatit Syzes në bashkinë Dimal. Zjarri, që mendohet se është shkaktuar nga pakujdesia e disa fermerëve që ishin duke djegur mbeturinat, është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta duke rrezikuar serat e zonës
Në ndihmë të zjarrfikësve të Dimalit kanë shkuar edhe 2 mjete zjarrfikëse me 8 efektivë nga Berati
Raportohet se zjarri është lokalizuar dhe po punohet për shuarjen e plotë të flakëve. Ende nuk dihet sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët, që ka të bëjë me tokat e mbjella, ndërkohë që rreziku i përhapjes së zjarrit drejt serave u shmang totalisht.