• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Pakti sekret’ Basha-Rama në Dhërmi? Reagojnë deputetët e PD: Gënjeshtra me bisht. S’është hera e parë që akuzohet”

by Java News
03/05/2022 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Rithemelimit akuzon Lulzim Bashën, se të premten kishte nënshkruar në Dhërmi një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama që synon  përcarjen e PD-së.

Marrëveshja, që sipas tyre përmban 4 pika, kishte dakordërsi për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndarjen administrative të vendit dhe se ishte ideuar nga deputetët afër Bashës, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku.

Report Tv pyeti deputetët demokratë, të cilët në bllok, nuk shohin asnjë të vërtetë në akuzat e Rithemelimit.

“Këta janë gënjeshtra me bisht” thotë Orjola Pampuri.

“Nuk e besoj që ka një marrëveshje të tillë”, thotë Xhelal Mziu.

“Të gjitha janë mashtrime”, shprehet deputetja Eralda Tase Bane.

“Thashetheme ka plot, kjo është politika”, thotë deputeti i Kukësit Flamur Hoxha, ndërsa Gazment Bardhi u shpreh se “nuk merret me budallallëqe”.

Mosbesim shprehu edhe një prej deputetëve të Komisionit të Rithemelimit, Bujar Leskaj, i cili tha se nuk ka dijeni për një marrëveshje të tillë.

-Zoti Leskaj, a keni një koment për akuzat që deputetët e Rithemelimit kanë bërë ndaj zotit Basha se ka bërë marrëveshje me Ramën në Dhërmi?

-Po a keni dijeni për këtë marrëveshje?

-Nuk kam dijeni, nuk jam polic, -tha Leskaj

Ndërsa Ervin Salianji nuk harroi të shigjetonte Lulzim Bashën, duke thënë se nuk do të ishte hera e parë e një marrëveshje mes tij dhe shefit të qeverisë.

“Nuk është hera e parë që akuzohet” u shpreh ai.

Mbremë kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili tashmë është shkarkuar nga Komisioni i Rithemelimit, sqaroi përmes një mesazhi deputetët se nuk ka asnjë dokument të tillë dhe se akuzat janë sajesa në vazhdën e tentativave që ka grupi i Sali Berishës për të përçarë edhe më tej demokratët. Ndërkohë, reforma zgjedhore dhe ajo territoriale mbahen ende pezull për shkak të krizës brenda PD. Kjo e fundit ende nuk ka dërguar në parlament emrat e deputetëve që do të jenë në komisionet për këto 2 reforma , të ngritura me vetë kërkesën e opozitës./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Ekstradohet nga Gjermania Genc Tafili/ 22 vite më parë vrau komisarin Arben Zylyftari në Shkodër

Ekstradohet nga Gjermania Genc Tafili/ 22 vite më parë vrau komisarin Arben Zylyftari në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In