• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pakti Rama- Basha/ Zguri, kryetari i parë i KQZ që shkarkohet nga Kuvendi, neni ku janë kapur socialistët

by Java News
13/11/2017 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

SPECIALE JAVANEWS/ Socialistët kanë venë në krye të axhendës së tyre politike shkarkimin e kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri. Kjo u përforcua më shumë edhe pak minuta më parë nga vetë kreu i socialistëve, njëkohësisht edhe kryeministër Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS. Socialistët kërkojnë shkarkimin e Klement Zgurit nga detyra e kryetarit të KQZ me arsyetimin për shkelje të rëndë të ligjit të dekriminalizimit. Në relacionin e tyre, socialistët citojnë rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit të administratës së KQZ, sipas së cilës Kryetari i KQZ kishte detyrimin ligjor që brenda 10 ditëve nga data 16.10.2017 të thërriste në seancë publike mbledhjen e KQZ dhe të fuste këtë çështje “për shqyrtim”, shkruan javanews/al.

Nisma e socialistëve për shkarkimin e Zgurit duket se do të jetë edhe rasti i parë i shkarkimit nga Kuvendi i një kryetari KQZ-je. Në praktikë krerët e KQZ janë larguar nga ky post duke dhënë dorëheqje, për të mos u kthyer në ‘mollë sherri’ mes pozitës dhe opozitës në Kuvend. Por rasti Zguri është edhe më specifik. Ai erdhi në krye të KQZ në bazë të marrëveshjes Rama- Basha për zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Me mbarimin e këtyre zgjedhgjeve pritej që Zguri të jepte dorëheqje, ashtu siç dhanë edhe ministrat e emëruar nga PD gjatë kohës që u zhvillua fushata elektuale dhe zgjedhjet. Por Zguri duket se nuk vendosi të ndjekë shembullin e ish ministrave të PD. Ai vendosi të qëndrojë në detyrë përtej afatit të marrëveshjes Rama- Basha. Ky fakt duket se nuk është gëlltitur nga socialistët, të cilët kanë shfrytëzuar, sipas tyre, shkeljen e rregullores së brendshme të organizimit dhe funksionimit të administratës së KQZ, sipas së cilës Kryetari i KQZ kishte detyrimin ligjor që brenda 10 ditëve nga data 16.10.2017 të thërriste në seancë publike mbledhjen e KQZ, shkruan javanews/al.

Por çfarë thotë ligji për ndërprerjen e mandatit të kreut të KQZ. PS duket se ka zgjedhur nenin 18 pikën dh., të Kodit Zgjedhor, ku thuhet se ndërprerja e mandatit të kryetarit të KQZ bëhet kur ai “me veprim ose mosveprim cenon rëndë veprimtarinë e KQZ-së”. Pretendimi i socialistëve është se Zguri kishte detyrimin ligjor që brenda 10 ditëve nga data 16.10.2017 të thërriste në seancë publike mbledhjen e KQZ dhe të fuste çështjen kryetarit të Bashkisë së Ballshit, Kapllanaj, në seancë “për shqyrtim”. Në rastin e shkarkimit mjafton një shumicë e thjeshtë parlamentare e votave, shumicë të cilën PS e ka në Kuvend.

Kodi Zgjedhor
Neni 18

Ndërprerja para kohe e mandatit të anëtarit të KQZ-së
1. Mandati i anëtarit dhe Kryetarit të KQZ-së përfundon përpara afatit kur:
a) kryen veprimtari politike, njëkohësisht me detyrën e anëtarit të KQZ-së;
b) mbush moshën për pension;
c) vdes;
ç) jep dorëheqjen nga detyra;
d) dënohet me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
dh) me veprim ose mosveprim cenon rëndë veprimtarinë e KQZ-së për përgatitjen,
mbikëqyrjen, drejtimin dhe verifikimin e të gjitha aspekteve që kanë të bëjnë me zgjedhjet
dhe referendumet, si dhe me shpalljen e rezultateve të tyre;
e) mungon, pa shkaqe të arsyeshme, në dy mbledhje radhazi të KQZ-së, ose në
periudhë zgjedhore për më shumë se 5 ditë;
2. Shkarkimi i anëtarit të KQZ-së bëhet me vendim të Kuvendit, pas propozimit të
KQZ-së për shkaqe të parashikuara në shkronjat “a” “d” “dh” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni.
KQZ-ja është e detyruar të fillojë procedurën për propozimin e shkarkimit jo më vonë se 5
ditë nga marrja dijeni për shkakun. Në rastet e tjera të pikës 1 të këtij neni, anëtari i KQZ-së
lirohet me vendim të Kuvendit pas njoftimit nga ana e KQZ-së

Next Post
Kongresi amerikan autorizon të afërmit e viktimave të 11 shtatorit të padisin Arabinë Saudite

Miliarderët amerikanë-Kongresit: Mos na i ulni taksat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

October 30, 2026
Meta, TikTok dhe X humbasin padinë kundër organit mbikëqyrës të Mbretërisë së Bashkuar

Meta, TikTok dhe X humbasin padinë kundër organit mbikëqyrës të Mbretërisë së Bashkuar

October 30, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

October 30, 2026
Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë

Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë

October 30, 2026
Frikat nga kriza energjetike, 11 vende të BE-së do të lirojnë 20.5 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

Frikat nga kriza energjetike, 11 vende të BE-së do të lirojnë 20.5 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

October 30, 2026
Aeroporti i Napolit do të mbyllet për të gjithë nëntorin, shkak rinovimet! Ja ku do të transferohen fluturimet

Aeroporti i Napolit do të mbyllet për të gjithë nëntorin, shkak rinovimet! Ja ku do të transferohen fluturimet

October 30, 2026
Protesta e djeshme në Tiranë, një i arrestuar dhe dy të proceduar penalisht

Protesta e djeshme në Tiranë, një i arrestuar dhe dy të proceduar penalisht

October 30, 2026
Mbërrijnë 10 avionët ushtarakë me armatime në Izrael, të dërguar nga SHBA-të mes tensioneve me Iranin

Mbërrijnë 10 avionët ushtarakë me armatime në Izrael, të dërguar nga SHBA-të mes tensioneve me Iranin

October 30, 2026
I dënuar në Itali për drogë, zhvatje dhe armëmbajtje ilegalisht, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari

I dënuar në Itali për drogë, zhvatje dhe armëmbajtje ilegalisht, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari

October 30, 2026
Policia skoceze heton qëndrimet e ish-princit Andrew në Balmoral me Epstein dhe Maxwell

Policia skoceze heton qëndrimet e ish-princit Andrew në Balmoral me Epstein dhe Maxwell

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In