• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pakti PS-Rithemelim/ Analisti: Basha rrezikon të dalë forcë e tretë ose e katërt në zgjedhje

by Java News
22/03/2024 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Erl Murati ka komentuar sot rikthimin e normalitetit në Kuvend, pas marrëveshjes së arritur mes opozitës e përfaqësuar nga Rithemelimi dhe PS-së. Në një lidhje skype për rubrikën ‘Opinion’ në News24, Murati tha se marrëveshja, edhe pse e pashkruar solli diçka të mirë siç ishte qetësia në Kuvend. Ai u shpreh skeptik për ngritjen e dy komisioneve hetimore, që sipas tij nuk do të sjellin asgjë të dobishme.

“Marrëveshja e pashkruar, është diçka e mirë. Pasi seancat ishin jo më shumë se 15 minuta, dhe komisionet online, duke na kujtuar kohën e pandemisë. Sa i përket interesit publik, është me rëndësi vijimi i punës në Kuvend. Por jam skeptik për këto komisione. Paralel me këtë komision të tenderave dhe koncesioneve në shëndetësi, kemi një ish-ministër nën hetim. Komisionet hetimore parlamentare ngrihen dhe bëjnë punën hetimore dhe përfundimet ia çojnë Prokurorisë. Ndaj kjo çështje është nën hetim aktualisht nga prokuroria. Puna e Komisionit hetimor. Kjo marrëveshje politikën vlerën e pati te rikthimi i normalitetit në Kuvend. Sa i takon produktit, kjo nuk ka rëndësi. Këtë e di dhe Berisha. Ai nuk reagoi për këtë marrëveshje.

Opozita nga një rezistencë e ashpër në Kuvend, pas 5 muajsh, opozita, me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, iu kthye normalitetit. Pjesa më e rëndësishme e kësaj marrëveshje ka përfunduar, siç është rihyrja e opozitës në Kuvend. Kurse grupet e komisioneve, merr një rëndësi të dorës së dytë, se nuk ka ndodhur asnjëherë asgjë nga këto komisione. Basha rrezikon që të dalë forcë e tretë, ose e katërt në zgjedhjet e ardhshme. Ballafaqimi real do të ndodhë në zgjedhjet e 2025-ës. Është e natyrshme që Basha do të ndjejë një ndjenjë frustrimi për këtë pakt.”, tha ai.

/f.s

Next Post
Kush fitoi nga negociatat PS- Rithemelim? Ja si përgjigjet Kadilli: Bardhi aty ishte. Nuk ka asnjë…!

U miratua dje në Kuvend, ja kur do të mblidhet Komisioni Hetimor për Shëndetësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com