• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pakti politik/ FBI përjashtohet nga kontrolli i Byrosë së Hetimit

by Java News
20/10/2016 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elita politike shqiptare, drejtuesit dhe ish-drejtuesit e shtetit, duke se i tremben rolit të amerikanëve dhe konkretisht ekspertëve të FBI, në kontrollin dhe asistimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturës që pritet të marrë në dorë dosjet e nxehta të krimit dhe korrupsioni në Shqipëri.

Pas konsensusit të befasishëm për votimin e ligjit të SPAK, me 122 vota pro, fshihet përjashtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian nga kontrolli i veprimtarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit, superstrukturës hetimore që duket se ka trazuar qarqe të caktuara politike.

Konkretisht, në variantin e miratuar, në 6 tetor në Parlament, është hequr neni 46 i ligjit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, i quajtur ndryshe SPAK, duke rrëzuar komisionin me ekspertë të SHBA-BE, që do të kontrollonte Byronë.

Pavarësisht paralajmërimit të hapur të amerikanëve për bllokimin e financimit, nëse Byroja e Hetimit nuk do të ishte nën kontrollin e tyre, ligji i SPAK i miratuar me konsensus dhe i dekretuar nga Presidenti i Republikës, mban larg Perëndimin nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Ky ndryshim mund të ulë pritshmërinë për forcën goditëse të Byrosë ndaj korrupsionit në nivele të larta. Gjithashtu, nga ana tjetër, përjashtimi i rolit monitorues të ndërkombëtarëve mund të ulë edhe besueshmërinë e publikut tek struktura e re shkruan ‘shqiptarja.com’.

Ndryshimi

Neni 46, i fshirë nga ligji i miratuar i SPAK, parashikonte ngritjen e një Komisioni të Pavarur për Rishikimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky komision do të përbëhej nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Evropian dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Çdo mision do të caktonte përfaqësuesit, të cilët duhet të jepnin udhëzime dhe këshilla për një funksionim më të mirë dhe për zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përfaqësuesit e OPDAT në Shqipëri patën paralajmëruar se pjesë e ekspertëve të tyre do të ishin edhe ekspertë të FBI.

Ky komision ishte parashikuar gjithashtu për të vëzhguar në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, vendimet për të shkarkuar punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe sigurinë e respektimit të ligjeve në fuqi. Po ashtu, ekspertë të drejtësisë penale të SHBA dhe BE, do të asistonin hetuesit e Byrosë edhe në çështje e rëndësishme hetimore. Por, tashmë ky rol është zhbërë me ligj.

Paralajmërimi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të ekspertëve të FBI dhe të drejtësisë penale, kërkuan kontrollin e veprimtarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit, në të kundër do të anulonin ndihmën financiare për themelimin dhe funksionimin e strukturës. Paralajmërimi është artikuluar nga John Smibert, përfaqësues i misionit të OPDAT-it në Shqipëri, gjatë mbledhjes së komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, në datën 13 korrik.

“Kjo është që ju të keni një EULEX të ri këtu, por nënkuptohet që të jenë ata ofrues të ndihmës, që ekzistojnë tashmë, dhe të caktojnë personat, të cilët do të jenë pjesë e këtij komisioni, mbase komision s‟është fjala e duhur për t‟u përdorur, por do të tjetër thjesht një komision personash, të cilët do të japin këtë këshillë e këtë transparencë. Ju, nëse doni një marrëveshje ndërkombëtare vetëm nga kjo e kaluar, e miratuar nga senati në SHBA, kjo gjë nuk ndodh.

Nëse ju i doni paratë nga FBI-ja, që të jenë këtu të pranishme, dhe FBI-ja të ofrojë ndihmën e saj, atëherë hapja e këtij procesi është e nevojshme dhe pjesë e këtyre marrëveshjeve dypalëshe, janë të nënshkruara mes Departamentit të Shtetit dhe Shqipërisë”, ka deklaruar Smibert.

Varianti i SPAK sipas ndërkombëtarëve

 Neni 46

Komisioni i Pavarur i Rishikimit

  1. Komisioni i Pavarur i Rishikimit i Byrosë Kombëtare të Hetimit përbëhet nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Evropian dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Çdo mision cakton përfaqësuesit, të cilët japin udhëzime dhe këshilla ekspertësh për një funksionim më të mirë dhe për zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
  2. Komisioni i Pavarur i Rishikimit vëzhgon në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, vendimet për të shkarkuar punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe sigurinë respektimin e ligjeve në fuqi.

Neni 47

Mbrojtja sipas shërbimit civil për punonjësit e gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

  1. Punonjësit e administratës gjyqësore të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar u nënshtrohen dispozitave përkatëse të Ligjit për Organizimin e Gjykatave, përveçse nëse parashikohet ndryshe në këtë ligj.
  2. Punonjësit e administratës së prokurorisë pranë Prokurorisë së Posaçme u nënshtrohen dispozitave përkatëse të Ligjit për Nëpunësin Civil, përveçse nëse parashikohet ndryshe në këtë ligj.

Varianti i miratuar i ligjit të SPAK

Neni 43

Marrëdhëniet e Byrosë Kombëtare të Hetimit me struktura të tjera policore

  1. Drejtori është i autorizuar të firmosë marrëveshje me struktura të tjera policore për të

përmirësuar efiçencën, kapacitetin operacional dhe shkëmbimin e informacionit.

  1. Byroja Kombëtare e Hetimit bashkëpunon me Policinë e Shtetit, Shërbimin Informativ Shtetëror, Policinë Kufitare, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe të gjitha institucionet e tjera përkatëse shtetërore për të realizuar në mënyrë të plotë dhe efektive ushtrimin e funksioneve të përcaktuara në këtë ligj.
  2. Byroja Kombëtare e Hetimit ka akses në informacionin që përmbajnë bazat e të dhënave, përfshirë Sistemin e Menaxhimit Total të Informacionit (TIMS).
  3. Byroja Kombëtare e Hetimit është institucioni që ekzekuton urdhrat për përgjim të kërkuar nga Prokuroria e Posaçme dhe të autorizuara nga gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe ushtron detyra të tjera të parashikuara në pikat 3 dhe 6, të nenit 42, të këtij ligji, si dhe ka kapacitetet e veta për t’i kryer detyrat si më sipër.

Neni 44

Statusi i punonjësve të shërbimit civil

  1. Punonjësit e administratës gjyqësore të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar u nënshtrohen dispozitave përkatëse të ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë ligj.
  2. Punonjësit e administratës së prokurorisë pranë Prokurorisë së Posaçme u nënshtrohen

dispozitave përkatëse të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në

Republikën e Shqipërisë”, përveçse nëse parashikohet ndryshe në këtë ligj.

ma.me

Next Post
ANALIZA E PUNES SE KUVENDIT/ Në 7 muaj punë ka miratuar vetëm 19 ligje

Axhenda sot e Kuvendit/ Votohet pr/ligji "Për organet e qeverisjes së gjyqësorit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prapaskenat e marrëveshjes SHBA-Iran, Trump nxjerr detaje nga negociatat

2.2 miliardë dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump

July 25, 2026
Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

July 24, 2026
E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

July 24, 2026
SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

July 24, 2026
Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

July 24, 2026
Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 24, 2026
Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

July 24, 2026
82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

July 24, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Gjobat ndaj Google, Apple dhe Meta, Trump: BE do të paguajë një çmim shumë të lartë

July 24, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

Analisti: Rama e kuptoi më shpejt leximin e protestës se opozita

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In