• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pakti për Universitetin, Spiropali: Po përpiqemi të mbjellim një ‘farë’ më të mirë

by Java News
01/04/2019 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali bashkë me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, çelën me Fakultetin e Drejtësisë ciklin e bashkëbisedimeve me studentë dhe pedagogë, mbi ecurinë e Paktit për Universitetin.

Gjatë këtij takimi pasditen e së hënës, në ambientet e COD-it në Kryeministri, Spiropali u shpreh se, qeveria u angazhua seriozisht për realizimin e kërkesave të studentëve, madje duke çuar më tej procesin për arritjen e standardeve në mjediset e kampuseve universitare dhe rritjen e eficiencës në universitete.

Spiropali theksoi se, universitetet duhet të rrisin performancën e tyre akademike për titujt shkencorë si dhe të tregohen të përgjegjshme për punësimet e pedagogëve.

“Mbaj mend një nga sloganet e studentëve, i cili mbahej nga tri vajza ku shkruhej: “U munduat të na varrosnit, por harruat që ne jemi fara”. Ne ju themi se po përpiqemi të mbjellim një farë më të mirë. Është e rëndësishme të flasim edhe për pagesat. Për ne dija nuk është privilegj, por një e drejtë për të gjithë. Ju keni meritën parësore që u ngritët, por natyrisht edhe qeveria që ju dëgjoi”.

Spiropali u ndal në projektet që ka realizuar qeveria në mbështetje të studentëve.

“Krijimi në një kohë rekord i bibliotekës dixhitale për studentët, që u përurua sot, i vjen në ndihmë studentëve me literatura dhe libra, në një kohë kur në universitete ka ende mungesë të librave. Janë mbi 50 mijë tituj librash që studentët do të kenë akses në këtë bibliotekë, megjithëse kemi ende shumë punë për të bërë, por cilësia e dijes që studentët tanë marrin të jetë në nivelin e vendeve perëndimore, pasi me rajonin jemi deri diku aty”, -tha ajo.

Ndërsa theksoi se, mbi 10 mijë studentë përfitojnë nga bursat e reja dhe kushtet e reja financiare për të cilat ju keni meritën parësore që u ngritët, por edhe qeveria që arriti ta vendosë këtë komunikim dhe të reagojë në kohë për këtë nevojë.

Një tjetër çështje, vijoi ajo, atë të titujve akademikë, “ne nuk jemi aty për të qenë xhandari i cilësisë akademike, nuk e bën dot këtë asnjë qeveri, por ama ne mund të sigurohemi që Universiteti ta marrë këtë përgjegjësi dhe ta ketë detyrë. Universiteti duhet ta marrë këtë përgjegjësi që është e tij dhe drejtimi i universitetit duhet të jetë në lartësinë e detyrës që i cakton ligji, por edhe morali përballë studentëve”, – tha ajo.

Spiropali shpegoi për audiencën e pranishme, se qeveria ka marrë disa nisma që ndoshta në një vend me administrimin normal të universiteteve, do të duhet që t’i bënte universiteti bashkë me rektoratin. “Por duke qenë të vetëdijshëm që studentët protestonin dhe besonin tek kjo qeveri që mund të ndryshonte gjithçka në raport me universitetin, ne patjetër që u detyruam të vendosnim edhe disa standarde. Por e theksoj, që është përgjegjësi e universitetit që të vendosi një standard me titujt me punësimin e pedagogëve që universiteti të mos jetë një vend për të parkuar familjarët e njerëzve me pushtet, por vendi ku njerëzit me dije janë aty për t’ua ofruar dijen e tyre studentëve”, – tha ajo.

Spiropali theksoi se, “Pakti për Universitetin është i gjerë. Ku një ndër pikat është edhe punësimi i studentëve. Janë 373 studentë ekselentë që janë punësuar në institucione shtetërore në administratë përmes një programi të hapur. Ndërkohë që janë edhe 500 vende të hapura që presin aplikime dhe ne këtë program do ta vazhdojmë edhe në diplomaci. Jemi të vendosur që këtë komunikim dhe këtë produkt real ta çojmë edhe më tej, duke komunikuar me secilin fakultet, një më një, dhe jo më kot jemi sot me ju”.

/a.rada

Next Post
Muzetë gjermane kërkojnë veprat të artit të konfiskuara nga nazistët

Si sot, më 1 prill, lindi Bismark dhe u dënua Hitleri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In