• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pakti për Universitetin”/ Ministria e Arsimit: Përgjysmimi i tarifave dhe sistemi i bursave do të vazhdojë

by Java News
29/07/2019 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm akademik 2019-2020 të kontribuojë në përgjysmimin e tarifave dhe bursave.

Kështu bën të ditur sot Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) përkundër lajmeve që kanë qarkulluar kohët e fundit mbi përgjysmimin e tarifave dhe dhënien e bursave vitin e ardhshëm akademik, lajme që sipas MASR kanë shkaktuar shqetësim në rrjetet sociale mes studentëve universitarë.

“Nuk ka asnjë vend për panik sepse njëlloj sikurse në gjysmën e parë të këtij viti, si rezultat i “Paktit për Universitetin”, qeveria shqiptare do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm akademik 2019-2020 të kontribuojë në përgjysmimin e tarifave dhe bursave”, nënvizon MASR.

Sipas MASR, në thelb tarifat ngelin po njëlloj, por falë së njëjtës skemë si radhën e kaluar, qeveria shqiptare do të kontribuojë falë pakos financiare në ndihmë të studentëve e cila sjell drejtpërdrejtë përgjysmimin e tarifave dhe shpërndarjen e bursave.

Një fakt i tillë u theksua qartë edhe javën e kaluar nga Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini gjatë ceremonisë së prezantimit të 223 të punësuarve falë “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës”.

“Kemi ndërtuar një pako financiare për të përgjysmuar tarifat dhe për të stimuluar me bursa studentët më të mirë dhe kategoritë që kanë më shumë nevojë për ndihmë nga shteti. Kjo do të vijojë të zbatohet edhe për vitin tjetër akademik përkundër disa lajmeve nëpër portale që përhapin panik duke thënë se nuk do vijohet më me përgjysmimin e tarifave dhe shpërndarjen e bursave. Kjo nuk është e vërtetë, pasi politika që ndoqëm vitin e kaluar do të vijojë në të njëjtën mënyrë edhe në vitin e ardhshëm akademik. Do të zbatohet edhe më mirë pasi kemi mësuar shumë gjatë procesit të zbatimit të politikës gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Kemi patur probleme me sekretaritë nëpër universitete, probleme banale që i hasim ndonjëherë dhe që shkaktonin vonesa, por tashmë kemi mësuar se si të arrijmë deri tek studentët në kohën e duhur”, ka sqaruar Shahini.

MASR kujton se që në fillim të tij, “Pakti për Universitetin” solli një pako financiare prej 2.3 miliard lekësh nga ana e qeverisë shqiptare duke i sjellë përfitim direkt mbi 90% të studentëve, teksa nënvizon gjithashtu se shumë shpejt do të ketë edhe ndryshime në VKM për të përfshirë edhe kategori të tjera që nuk kanë qenë më përpara.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Rama: Prej 15 korrikut, shërbime më të shpejta dhe më të lira për drejtuesit e automjeteve

VIDEO/ Rama: Prej 15 korrikut, shërbime më të shpejta dhe më të lira për drejtuesit e automjeteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In