• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pakti i minutës së fundit mes mazhorancës e opozitës, filtrimin për KLGJ dhe KLP e bën sekretari i Metës

by Aalison Pearse Stevens
24/07/2016 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Negociatat e orëve të fundit mes maxhorancës dhe opozitës para votimit të ndryshimeve kushtetuese në Parlament, kanë ndryshuar tërësisht formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Këto dy struktura të rëndësishme, që do të jenë “qeveria” e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pritet të kalojnë në filtrin e Parlamentit. I gjithë procesi i seleksionimit të kandidaturave, sipas ndryshimeve kushtetuese, do të bëhet nga Sekretari i Përgjithshëm i Parlamentit.

Në hierarkinë e Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm mund të konsiderohet numri dy, pas kryetarit të Parlamentit. Në draftin e parë, kompetenca e seleksionimit të kandidatëve për KLGJ­-në dhe KLP-­në i ishin lënë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, strukturë e re që do të bënte verifikimin dhe listimin e kandidatëve në bazën e meritave, apo përjashtimin e tyre kur nuk përmbushin kriteret ligjore. Kjo kompetencë tashmë i ka kaluar Kuvendit, duke i dhënë kompetenca shumë të rëndësishme Sekretarit të Përgjithshëm. Sipas neneve 147 të Kushtetutës së re, thuhet se Sekretari i Përgjithshëm, në rastet kur ka vende të lira në KLGJ dhe KLP, shpall njoftimin për vendet e lira. Po ashtu, jo më vonë se 10 ditë nga paraqitja e kandidaturave bën verifikimin e kandidatëve që plotësojnë kushtet e parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj, raporton Panorama.

Kandidatët që plotësojnë kushtet, do të përfshihen në një listë të veçantë, ndërkohë që në rast se kandidatët nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret për t’u zgjedhur, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit nuk i përfshin emrat e tyre në listë. Por duke qenë se Sekretari i Përgjithshëm ka marrë shumë kompetenca, në Kushtetutë është lënë një “valvul”, e cila mund të anulojë vendimet për heqjen e kandidatëve. Kjo kompetencë i është lënë nënkomisionit të ri që krijohet, i cili me votë konsensuale mund të rikthejë në garë një kandidat. “Nënkomisioni përbëhet nga 5 deputetë, prej të cilëve 3 caktohen nga shumica dhe 2 nga pakica parlamentare. Nënkomisioni, me të paktën katër vota, mund të përfshijë në listën e kandidateve edhe ata që janë përjashtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për mospërmbushje të kritereve formale. Nënkomisioni i përzgjedh kandidatët me mbështetjen e të paktën 4 anëtarëve.

Nëse nuk arrihet shumica e kërkuar, kandidatët përzgjidhen me short”, thuhet në nenin 147 të Kushtetutës. Lista e kandidatëve do të hidhet në votim në Parlament dhe kërkon 2/3 e votave ose 94 të tilla. Në rast se dështon në dy raunde, në raundin e tretë ajo quhet e miratuar. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit do të angazhohet dhe me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit në përzgjedhjen e anëtarëve të parë të KLGJ dhe KLP.

11

Next Post

Parashikime të Beogradit: Serbia në BE gjatë presidencës kroate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In