• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pakti/ Ja si do të përdoret Liqeni i Ujmanit nga Kosova dhe Serbia?

by Java News
05/09/2020 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të së cilës, bashkë me amerikanët, parashihet hartimi i një studimi të fizibilitetit me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

liqeni

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Liqeni i Ujmanit është më i madhi në Kosovë, i cili shtrihet në veri-perëndim të vendit, konkretisht në Komunën e Zubin Potokut, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.

Ky liqen ka sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorë (nga të cilat 9.2 kilometra katrorë në territorin e Kosovës dhe 2.7 kilometra në territorin e Serbisë) dhe 370 milionë kub ujë.

Penda e Ujmanit është ndërtuar midis viteve 1970-1984. Hidrocentrali prodhon 35 megavat për orë energji elektrike, kurse kanali Ibër-Lepenc është 49 kilometra i gjatë dhe është ndërtuar me fonde të buxhetit të Kosovës.

Kanali Ibër – Lepenci kalon nëpër territorin e pesë komunave – Zubin Potok, Mitrovicë, Vushtrri, Obiliq, Prishtinë, duke kaluar nëpër 33 vendbanime rurale dhe dy qytete.

Ky liqe menaxhohet nga ndërmarrja hidroekonomike “ Ibër-Lepenc” me seli në Prishtinë, në pronësi të Qeverisë së Kosovës.

Kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Berat Lushtaku, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se Liqeni i Ujmanit është në pronësi të Ibër-Lepencit edhe në pjesën e Kosovës dhe pjesën e Republikës, dhe për këtë thotë ai, ekzistojnë dokumentet e nevojshme.

“Ne do të marrim të gjitha vendimet me Bordin e drejtorëve dhe do të dalim me një konkluzion konkret sa i përket kësaj çështjeje. Aksionar 100 për qind është Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ata i kanë të drejtat mbi ne”, tha Lushtaku.

Ky liqe artificial furnizon me ujë të pijshëm ujësjellësin e Mitrovicës dhe atë Prishtinës. Kurse, me ujë të papërpunuar, thotë Lushtaku, furnizon Korporatën Energjetike të Kosovës dhe kompaninë NewCo Ferronikeli, që gjendet në Drenas, si dhe për ujitje në disa rajone të Kosovës.

Ndryshe, pjesëmarrësit në ekipin e ndërtimit të këtij liqeni, e quajnë absurde marrëveshjen, ku thuhet për “përdorim të përbashkët të Liqenit”.

Halim Gjergjizi, i cili ka qenë pjesë e projektit në vitet e 70-ta, thotë se ky projekt në atë kohë është ndërtuar me kredi nga Banka Botërore, për të cilën ka garantuar shteti i ish-Jugosllavisë, kurse obligimet dhe marrëveshjet i kanë nënshkruar njësitë federale, në këtë rast Kosova.

Ai thotë se liqeni është ndërtuar për nevojat e qytetarëve të Kosovës.

“Është absurde që paraqitet edhe një palë tjetër, çfarë është Serbia. Me gjithë dokumentet, gjithë historinë e ndërtimit të atij kapaciteti, Serbia nuk ka kurrfarë të drejte të shfrytëzimit ose të menaxhimit të atij sistemi. Ndoshta, do të ketë sqarime më vonë lidhur me këtë marrëveshje, por tash për tash është absurde. Uji nuk mund të shkojë në Serbi për shfrytëzim. Serbia nuk mund të shfrytëzojë ujin në mënyrë të përbashkët, ai është i dedikuar për nevoja të Kosovës”, tha Gjergjizi për Radion Evropa e Lirë.

Sa i përket Liqenit të Ujmanit, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media nga Uashingtoni tha se janë dakorduar që të bëhet një studim i fizibilitetit nga Departamenti i Energjisë të SHBA-së për këtë liqe.

“Pra, Departamenti për Energji i SHBA-së, të bëjë një studim të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit për mënyrën se si do të përdoret uji i këtij liqeni në të ardhmen, si burim ujitje dhe si burim energjie. Vetëm kaq, kjo është e vërteta sa i përket kësaj çështje”, ka thënë Hoti.

Në anën tjetër, në Zubin Potok ka një ndërmarrje në pronësi të Serbisë e cila quhet “Ibar” dhe është themeluar në vitin 2002 dhe që Kosovën e konsideron të paligjshme.

Viteve të fundit, zyrtarë nga Beogradi insistonin të përvetësojnë këtë liqe, çka është kundërshtuar fuqishëm nga autoritetet zyrtare në Kosovë.

Madje, më 8 shtator 2018, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte vizituar Liqenin e Ujmanit,(Gazivodës) ku kishte thënë se “Ujmani është një liqe shumë me rëndësi si për serbët ashtu edhe për shqiptarët“.

Andaj, sipas tij, është me rëndësi që të gjendet zgjidhje e pranueshme për të dy palët.

Liqeni i Ujmanit, nga Serbia dhe presidenti Vuçiq ishte cilësuar si burim dhe pasuri ekonomike serbe, gjë që kundërshtohet ashpër nga autoritetet në Prishtinë. REL

Next Post
Pritej të vizitonte Tiranën më 1 nëntor, Kryeministri izraelit anulon vizitën, ja shkaku

Izraeli/ Kosova bëhet vendi i parë me shumicë myslimane me ambasadë në Jerusalem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk është më aq spontane sa duket”/ Avokati ngre dyshimet: Ja kush fshihet pas protestës!

“Nuk është më aq spontane sa duket”/ Avokati ngre dyshimet: Ja kush fshihet pas protestës!

June 21, 2026
Më 22 qershor Rama takim me Macron në Paris, zbardhet axhenda e bisedimeve

Më 22 qershor Rama takim me Macron në Paris, zbardhet axhenda e bisedimeve

June 21, 2026
Policia paralajmëron 30 protestuesit që kaluan natën para Kryeministrisë për bllokim të paligjshëm të bulevardit

Policia paralajmëron 30 protestuesit që kaluan natën para Kryeministrisë për bllokim të paligjshëm të bulevardit

June 21, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për popullaritetin e protestës dhe objektivat e protestës

June 21, 2026
Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In