• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pakti detar me Greqinë/ Meta shtyn firmosjen deri në ngritjen e Kushtetueses?

by Java News
14/06/2018 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohen detaje nga takimi 30 minutësh i kryeministrit Rama me Presidentin e Republikës, Ilir Meta mbrëmjen e së mërkurës. Burime qeveritare pohojnë se kreu i qeverisë e ka njoftuar Presidentin se negociatat me Greqinë janë drejt fundit, ndaj ka kërkuar që Meta të përgatisë autorizimin për firmosjen e marrëveshjes.

Por burimet saktësojnë për Report TV se presidenti Meta është shprehur se nuk mund të marrë një vendim tani, pavarësisht kërkesës të kryeministrit për mos të humbur kohë. Kreu i shtetit duke u treguar i kujdesshëm për këtë çështje, ka kërkuar detaje mbi termat e marrëveshjes, detaje të cilat kryeministri Rama nuk ja ka vënë në dispozicion në nivel të kënaqshëm që Presidenti i Republikës të bindet për të autorizuar nënshkrimin e marrëveshjes. Sipas të njëjtave burime qeveritare, Presidenti i Republikës heziton të firmosë autorizimin, në kushtet kur vendi nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale, e gatshme për çdo rast, nëse ndonjë faktor në vend do të ankimonte marrëveshjen.

Lëvizja e Ilir Metës nuk mund të parashikohet, por burime nga Presidenca thonë se kreu i shtetit, duke mos dashur të mbajë përsipër të gjithë peshën dhe garancinë për interesat kombëtare, mund ta lërë pezull autorizimin deri në plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ky vendim edhe nuk është marrë nga Presidenti, por është një tezë e hapur, për sa kohë informacioni që Meta ka mbi detajet e marrëveshjes paraprake të arritur është i kufizuar. Në një dalje publike një ditë pas takimit, Meta tregoi se ka nevojë për më shumë informacion duke treguar detaje nga biseda me Ramën.

“Takimi i djeshëm me Ramën ka qenë normal. Natyrisht edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë, kemi diskutuar, por jemi në një proces për të marrë vendime të mëtejshme, pasi Presidenca pret informacione edhe më të plota, sipas standardeve më serioze, që meriton kjo çështje”.

Jo rastësisht, po në të njëjtën ditë Meta tha edhe se duhet ngritur sa më shpejt Gjykata Kushtetuese

“Shpreh kënaqësinë për konfirmimin e zotit Dedja te Gjykata Kushtetuese, është i merituar. Dua të nënvizoj rëndësinë e vettingut për anëtarët e Kushtetueses. Është e domosdoshme të kemi sa më shpejt një Gjykatë Kushtetuese funksionale për të vlerësuar kushtetutshmërinë e debateve, ligjeve dhe akteve”.

Deri më tani janë zhvilluar vetëm dy raunde bisedimesh mes grupeve negociatore, një në Tiranë e një në Athinë, nga të cilat informacioni ka qenë hermetik. Diplomacia shqiptare është e kufizuar në detaje dhe informacione, ndërsa në Greqi, ministri Kotzias është shprehur se nuk do të ikte në pushime verore pa nënshkruar marrëveshjen me Shqipërinë.

ma.me

Next Post
Superleku/ Kush po e godet euron në Shqipëri?! Ekspertët në dilema

Stabilizohet euro pas luhatjeve të forta, ja me sa u këmbye sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të qartë Kinës

Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të qartë Kinës

February 8, 2026
Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh

Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh

February 8, 2026
“Kievi u godit nga raketa balistike”, kryebashkiaku Vitali Klitschko reagon pas sulmeve të fundit ruse

“Kievi u godit nga raketa balistike”, kryebashkiaku Vitali Klitschko reagon pas sulmeve të fundit ruse

February 8, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

“Reforma” e reformës nuk mund të jetë me heq foshnjën nga vaska

February 8, 2026
Nuk zbatoi urdhrin e policisë dhe aksidentoi dy policë gjatë ndjekjes, arrestohet shoferi në Mitrovicë

Nuk zbatoi urdhrin e policisë dhe aksidentoi dy policë gjatë ndjekjes, arrestohet shoferi në Mitrovicë

February 8, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit i pari në Ballkan, Rama: 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit i pari në Ballkan, Rama: 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

February 8, 2026
ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

February 8, 2026
Goditja e trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës

Goditja e trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës

February 8, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Reagon Izraeli: Programi i raketave të Teheranit, kërcënim ekzistencial! Gati të veprojmë

A do të sulmojë SHBA Iranin? Reagon Izraeli: Programi i raketave të Teheranit, kërcënim ekzistencial! Gati të veprojmë

February 8, 2026
Çfarë na mëson sociologjia dhe filozofia për Shqipërinë politike

Çfarë na mëson sociologjia dhe filozofia për Shqipërinë politike

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In