Komisioni Europian përmes zëdhënëses Maja Koçijançic i ka kthyer përgjigje eurodeputetit grek, Manolis Kefaloianis, i cili ka kërkuar nga Komisioneri Han të shprehë qëndrimin e tij lidhur me mosmarrëveshjet për kufirin detar mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Koçijançic thotë se kjo është një çështje biletarele që të dyja shtetet duhet ta zgjidhin sa më shpejt të jetë e mundur.
Sipas saj Shqipëria pritet të mbajë zotimin për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhënie të mira fqinjësore.
Angazhimi pozitiv në bashkëpunimin rajonal është një element thelbësor i procesit të integrimit evropian.
“Kjo duhet të bëhet në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe me objektivin për të konsoliduar marrëdhëniet e mira fqinjësore”, thotë në deklaratën e saj zëdhënësja e Komisionerit Han.