• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Paketat ekonomike të qeverisë, Shalsi: Përfitojnë 300 mijë persona. Po luftojmë që asnjë biznes të mos rriskojë

by Java News
18/04/2020 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për Abc News ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi foli për situatën ekonomike në vend, si pasojë e situatës së shkaktuar nga Covid-19.

Shalsi tha mes të tjerash se janë 176 mijë persona që kanë përfituar nga paketa e dytë ekonomike, ndërsa nga e para përfituan rreth 123 mijë persona duke e çuar në 300 mijë numrin total.

“Jemi duke punuar në disa plane. Duam të luftojmë që asnjë biznes të mos rriskojë. Po bëjmë çmos që të krijojmë një mjedis duke luftuar për çdo lloj biznesi. Situata është e komplikuar, beteja është shumë larg së përfunduari. Po ndjekim me kujdes se çfarë po ndodh edhe në botë”, tha Shalsi.

Pjesë nga intervista:

Nuk ka ende një listë të saktë të aktiviteteve që fillojnë punë nga e hëna e javës së ardhshme? Për cilat po diskutoni?

Nuk kemi një listë të re të publikuar ende. Po diskutojmë duke pasur parasysh që beteja është në dy plane, atë shëndetësor dhe ekonomike.

Janë dy paketa, duket se vazhdojmë të kemi paqartësi për mënyrën si do të funksionojnë. Cilat janë ndryshimet?

Në kontakt të vazhdueshëm me biznesin duke analizuar kërkesat e tyre jemi munduar që të analizojmë të përbashkëtat. Menduam se me paketën e dytë të plotësonim disa gjëra që nuk mund ti bëjmë te e para. Në paketën e parë ne adresuam një numër të konsiderueshëm të punonjësve të sektorit të vogël por lamë jashtë një pjesë. Te e dyta sektori i mesëm janë të përfshirë të gjithë. Me masën e paketës së dytë parashikuam një subvencionim të pagave me 400 mijë lekë.

Sa është shifra e paketës së dytë?

Nëse në paketën e parë ishin 123 mijë përfitues, te e dyta janë 176 mijë persona.

Sa mundësi abuzimi ka në këtë situatë. Ka biznese që janë të së njëjtës kategori, shumica nuk kanë punë dhe ka nga ata që i kanë nxjerrë nga puna. Si do bëhet filtri?

Ne kemi zgjedhur 1200 struktura akomoduese dhe duke komunikuar me sipërmarrësit, dhe meqë punonjësit e tyre do përfitojnë lehtësia e tyre ishte se punonjësit po mbështet. Si ai që i ka nxjerrë si ai që i ka mbajtur do të përfitojnë. Po diskutojmë për të rakorduar me punonjësit ato që kishin paguar me këto që do merren nga shteti.

Kredia sovrane, ku sipërmarrësit do e përdorin për pagat e punonjësve duket se nuk funksion. Do ketë një plan B për këtë?

Masa e parë ishte më e mira e mundshme në ato kushte. Ka një numër të konsiderueshëm biznesesh që kanë aplikuar për kredinë sovrane.

Ka negociata që po zhvillohen mes bankave dhe sipërmarrësve për pagat e punonjësve. Ka nga ata që kanë preferuar ti paguajnë vetë punonjësit me kursimet. Ka nga ata që na kanë kërkuar se kanë nevojë për likuiditete.

Kërkesa e dytë ishte që interesi të ishte më i ulët. Në paketën e dytë ne morëm përsipër që të bënim edhe marrjen përsipër të kostos së interesit nga qeveria. Kjo e bëri paketën e dytë më tërheqëse. Jemi duke punuar në disa plane. Duam të luftojmë që asnjë biznes të mos rriskojë. Po bëjmë cmos që të krijojmë një mjedis duke luftuar për çdo lloj biznesi. Situata është e komplikuar, beteja është shumë larg së përfunduari. Po ndjekim me kujdes se çfarë po ndodh edhe në botë.

BB parashikon një ulje ekonomike, ndërsa ne kemi dëgjuar nga zoti Ahmetaj se do ta kemi rritjen ekonomike. Ka ardhur koha të jemi pak më realistë?

Mbetet një ekuacion me të panjohura, po bëjmë ç’është e mundur që të ruajmë ekuilibrat. Kemi një plan ekonomik që e shikojmë orë për orë. Skenari më i keq është ai që thonë ndërkombëtarët. Ka një skenar që vendet e vogla të rikuperohen më me shpejtësi se vendet e mëdha. Po punojmë në mënyrë që ta bëjmë sa më të lehtë menaxhimin e situatës dhe të jemi në nivele të përballueshme. Koha do e tregojë është një menaxhim i kënaqshëm i situatës.

Next Post
Si u zgjerua harta e të prekurve me koronavirus në Shqipëri dhe ku rezultuan rastet e reja

Mjeku tregon betejën tek Infektivi: Si e shëruam nga koronavirusi pacientin me kancer në mushkëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

Rama niset drejt Cernobbios, merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

September 4, 2026
Rinasi kryeson rritjen më të madhe të udhëtarëve në rajon, Rama: 6 milionë pasagjerë në gjashtë muaj

Rinasi kryeson rritjen më të madhe të udhëtarëve në rajon, Rama: 6 milionë pasagjerë në gjashtë muaj

September 4, 2026
Vajzat adoleshente qëndronin nëpër hotele, djemtë u çonin klientët! Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 shtetase të huaja

September 4, 2026

Pas dy fitoreve në Kushtetuese, Veliaj i drejtohet Strasburgut! Avokatët e huaj: Më 10 shtator…

September 4, 2026
Zjarri në Kalivaç dhe Zimaj drejt shuarjes, rreth 200 hektarë të djegura

Zjarri në Kalivaç dhe Zimaj drejt shuarjes, rreth 200 hektarë të djegura

September 4, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim gjatë natës në Vorë, hidhet lëndë plasëse në derën e një banese

September 4, 2026
“Travel Off Path”: Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

“Travel Off Path”: Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

September 4, 2026
Trafik armësh dhe grup kriminal, GJKKO jep dënimet për Hoxhajn, Tutajn dhe Turtullin

Rregullorja e re e GJKKO “ngre në këmbë” avokatët, thirret mbledhja e jashtëzakonshme

September 4, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

“Irani po qëllon anijet në Hormuz”, Vance: Ja pse rritet çmimi i naftës!

September 4, 2026
Meloni më jetëgjata në krye të Italisë, Rama: Vetëm rekordi im ka mbetur për të thyer

Meloni më jetëgjata në krye të Italisë, Rama: Vetëm rekordi im ka mbetur për të thyer

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com