• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paketat e ndihmës 1 dhe 2/ Përfundon sot afati i dorëzimit të ankesave për t’i përfituar

by Java News
25/08/2020 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfundon sot (e martë) afati i dorëzimit të ankesave për përfitimin e ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar se 25 gushti është afati i fundit i paraqitjes së ankesave nga qytetarët dhe bizneset.

Ankesat e dorëzuara deri tani nga subjektet dhe individët do të vijojnë të shqyrtohen nga administrata tatimore brenda afatit të caktuar. Përfituesit duhet gjithashtu tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, me qëllim korrigjimin e të dhënave të llogarive bankare që ishin plotësuar në mënyrë të pasaktë.

Me Paketën 1 përfituan 3 këstet e pagesës minimale prej 26 mijë lekë, rreth 130,5 mijë qytetarë për 38,8 mijë biznese. Përfitues ishin edhe qytetarët që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie. Për t’i ardhur në ndihmë kësaj kategori qeveria vendosi dyfishim të 3 pagesave.

Për Paketën 2, sipas të dhënave të Ministrisë të Financave nga totali i përfituesve, rreth 23,4 mijë kanë përfituar ndihmën pas ankesave. Deri më 24 korrik ndihmën e përfituan 172,172 të larguar nga puna në 47,388 biznese nga 210 mijë që është numri total i përfituesve të pritshëm.

Me Masën 1 për subvencionim për punonjësit e larguar + aktualë në bizneset me të ardhura mbi 14 milionë lekë të mbyllur nga urdhrat e MSHMS-së  janë paguar 9,419 punonjës për 819 biznese.

Me masën 2 kanë përfituar ndihmën prej 40 mijë lekë rreth 90% e punonjsëve të larguar nga puna për periudhën 1 mars-17 maj. Për këtë masë janë paguar 65,415 punonjës dhe 10,461 biznese.  Fondi i paguar është 2,6 mld lekë.

Nga Masa 3, subvencionim për të gjithë punonjësit e bizneseve me të ardhura nën 14 milionë lekë (përjashtuar 8,000 persona në profesionet e lira, tregtia, farmacitë, përfituesit e pagës së luftës së Paketës 1, etj.) janë paguar rreth 70% e përfituesve nga 100 mijë që parashikohet totali i tyre.  Deri tani janë paguar 68,260 qytetarë dhe 31,866 biznesi nga 46,520 që parashikohet totali i bizneseve përfituese.  Fondi i paguar është 2,7 mld lekë.

Për punonjësit e sektorit të turizmit me masën 4 janë paguar 50% e punonjësve të strukturave akomoduese. Sipas të dhënave të Ministrisë, me Masën 4 janë paguar 4,920 punonjës në 1,004 biznese nga 10 mijë që parashikohej totali i përfituesve. Fondi i paguar është rreth 196,8 mln lekë. Monitor

g.kosovari

Next Post
“Po përpiqen t’i vjedhin zgjedhjet”/ Trump akuza kundërshtarëve: Po sikur të mos shpërndajnë postën në lagjet republikane

"Po përpiqen t’i vjedhin zgjedhjet"/ Trump akuza kundërshtarëve: Po sikur të mos shpërndajnë postën në lagjet republikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
“Lufta po vjen” – Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

“Lufta po vjen”/ Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

November 2, 2026
Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In