• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paketat dhe lutjet për biznesin / Pse modeli i Elvis Naçit dhe Ermal Mamaqit “trazoi” rrjetin

by A R
06/12/2020 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse do duhej që të veçonim në javën që po lemë pas, një tendencë të re që po shfaqet në shoqërinë shqiptare, ajo u pa tek personazhet publikë si Elvis Naçi dhe Ermal Mamaqi. Çfarë ka ndodhur dhe kush është pika që i bën bashkë, këto dy njerëz kaq të ndryshëm?

I pari, Elvis Naçi është një hoxhë që prej kohësh e ka rritur popullaritetin, për shkak të një ndërmarrje bamirëse në ndihmë të shqiptarëve të varfër e në hall. Ajo është e fokusuar tek bërja e familjeve të pastreha, me banesa të reja. Por, edhe tek ndihma shëndetësore e të varfërve. Përmes fondacionit të tij, është angazhuar në rindërtimin e banesave të disa familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Thyerja e parë erdhi kur u bë publik lajmi se veprimtaria e tij, përtej predikimeve fetare dhe bamirësisë u fut në fushën e biznesit. Publikimi i lajmit për blerjen e spitalit “Continental”, nga fondacioni i tij për 350 mijë euro, prodhoi debate. Ndërsa ajo që i çoi ato në një nivel të ri këtë javë, ishte lajmi se ai kishte hyrë edhe në biznesin e syzeve, përmes një dyqani ku kërkoi lutjet e besimtarëve që “tu ecte mbarë”!

Pak a shumë kjo është edhe metamorfoza e Ermal Mamaqit. Nga Dj, këngëtar dhe aktor humori, ai hyri në biznesin e eventeve dhe organizimit të dasmave, e më pas në atë të produksionit kinematografik, duke arritur të prodhonte filma humori. Të gjitha diti ti marketonte në mënyrë të shkëlqyer, e përmes mediave tradicionale dhe rrjeteve sociale, u bë një nga njerëzit më të ndjekur e të pëlqyer. Të gjitha këto, iu përkthyen në të ardhura që siç ka thënë vetë, shumë të mira.

Pas kësaj ai nisi të jeptë këshilla për të tjerët. E ajo më e vyera ishte: “Mos lexoni budalliqe, ka ca që lexojnë romane. Nuk kam gjë kundër tyre, por kush lexon më romane tani!” Kaq u desh që të vinte furtuna e parë kundër tij. Por ai që predikoi mosleximin, si mënyrë për të ecur para në jetë, u “zbulua” se jepte leksione.

Çmimi që duhej paguar për tu trajnuar nga Ermal Mamaqi ishte aq i kripur sa provokoi një tjetër furtunë.

Po pse krijuan kaq zhurmë, këto dy personazhe kaq të ndryshëm, këtë javë? Ka disa arsye, por më kryesoret janë:

E para, si Naçi ashtu dhe Mamaqi për aq kohë sa kanë qenë në rolet e tyre natyrale, janë mbështetur dhe adhuruar pa kushte, duke ua rritur kuotat publike deri në atë pikë sa ndoshta as ata vetë nuk e kanë ëndërruar më parë.

E dyta, në momentin që ata kanë dalë nga këto dy role, duke dashur që ta shndërrojnë çdo gjë në biznes vetëm për përfitime personale, ata kanë stonuar dhe aty ka filluar kontestimi i tyre.

E treta, zgjedhja për të bërë biznese në rrugë atipike për profilin dhe arsyet pse ishin bërë të famshëm, në vend që ti ndihmonte, u vuri pikëpyetje edhe mbi ato që kishin arritur më parë.

E katërta, publiku edhe mund të manipulohet, por jo deri në atë pikë sa të luten që ti të fitosh sa më shumë para në biznesin tend privat dhe këtë tua shesësh, sikur ti po e bën për të mirën e tyre.

Dhe e fundit, njerëzit nuk mund të pranojnë me sa duket, të marin leksione nga dikush që nuk lexon e për rrjedhojë, nuk ka as se çfarë tju transmetojë. E më keq akoma, kur këtë kërkon tua shesë edhe si diçka në të mirë të tyre dhe jo thjeshtë si një biznes personal fitimprurës.

Pësimi që patën gjatë kësaj jave, mund të shërbejë si mësim jo vetëm për Elvis Naçin e Ermal Mamaqin, por edhe për vetë shoqërinë shqiptare për të mos u zhgënjyer më si jorrallëherë në këto 30 vite.

Alpenews.al

Next Post
Kapet makina me drogë në Greqi, mediat greke: U nis nga Shqipëria

Kapet makina me drogë në Greqi, mediat greke: U nis nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avion luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avion luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In