Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i ftuar në emision televiziv u shpreh se masat ligjore për paketën e “Të Fortëve” synojnë të ruajnë biznesin e ndershëm nga gjobat, të cilat mund t’u vihen nga personat e rrezikshëm.
“Paketa e të Fortëve”, është një sërë masash penale më të ashpra, ndaj personave që vënë gjoba ndaj bizneseve.
Qeveria do të jetë në krah të bizneseve të ligjshme dhe ekonomisë formale.
Çdokush që tenton të përfitojë në mënyrë të paligjshme, do të përballet me masa të forta”, – tha ai.
/b.d










