• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Paketa për zgjerim, Hahn: Shqipëria të avancojë me reformën në gjyqësor

by Java News
10/11/2015 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn prezantoi paraditen e të martës para Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian paketën e zgjerimit, ku përfshihen draftet e progres raporteve për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Edhe progres raportet e këtij viti, tha ai, e vënë theksin tek parimet kryesore të parapranimit, që janë shteti ligjor dhe zhvillimi ekonomik.

Në prezantimin e raportit për Shqipërinë, Komisioneri tha se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për forcimin e shtetit ligjor, duke çuar përpara reformën në gjyqësor.

“Mirëpres progresin për adresimin e prioriteteve kryesore në hapjen e negociatave dhe për të siguruar disa reforma të nevojshme për të avancuar integrimin në BE. Më shumë duhet bërë për shtetin ligjor, sidomos duke çuar përpara reformat në gjyqësor dhe për të ndërtuar të dhëna sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Një mënyrë sistematike për të mbrojtur të drejtat themelore duhet të sigurohet për sa i përket të drejtave të pronës, legjislacionit dhe kompensimit të pronave”, tha Hahn gjatë prezantimit paraprak të raporteve.

Lidhur me bashkëpunimin rajonal, Hahn tha se kriza e refugjatëve ka rritur më tepër bashkëveprimin mes vendeve. Fokusimi në shtetin ligjor, tha ai, është mjaft jetik.

Në këtë takim marrin pjesë dhe ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha dhe deputetët shqiptarë të cilët ndodhen në Bruksel për aktivitetin dyditor të Komitetit të 9 të Stabilizim-Asociimit PE-Shqipëri.

Next Post

Thaçi vërtet diplomat, do vazhdojmë dialogun me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com