• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paketa për mbështetjen me vaksina anti Covid, ambasada e SHBA: Edhe Shqipëria pjesë e listës

by Ardit Rada
21/03/2021 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri ka miratuar paketën prej 2 miliardë dollarësh, nga totali prej 4 miliardë dollarësh të planifikuar për të siguruar vaksina anti Covid nëpërmjet mbështetjes së Covax.

Me anë të një reagimi në rrjete sociale, sqaron se në këtë paketë ndihme është e përfshirë dhe Shqipëria si dhe 92 vende të tjera të botës me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Gjithashtu Ambasada thekson se kjo mbështetje është thelbësore për kontrollin e pandemisë, ngadalësimin e shfaqjes së varianteve të reja dhe ndihmën për të rifilluar ekonominë globale. Deri tani, ndihma totale për COVID-19 e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë ka arritur në më shumë se 2 milion dollar

Njoftimi i plotë

Këtë vit, Shtetet e Bashkuara njoftuan 2 miliardë dollarë fillestarë – nga një total prej 4 miliardë dollarësh të planifikuar – për Angazhimin e Tregut të Përparuar COVAX, për të siguruar që Shqipëria dhe vendet e tjera të marrin vaksinat e COVID-19. Ky kontribut i bën Shtetet e Bashkuara kontribuesin e vetëm më të madh në përgjigjen ndërkombëtare ndaj COVID-19.

Kontributet e SHBA për COVAX, përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), do të mbështesin blerjen dhe shpërndarjen e vaksinave COVID-19 të sigurta dhe efikase për popullatat më të prekshme dhe në rrezik në botë, në 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Kjo mbështetje është thelbësore për kontrollin e pandemisë, ngadalësimin e shfaqjes së varianteve të reja dhe ndihmën për të rifilluar ekonominë globale. Siç tha Sekretari Blinken, “Në qoftë se dhe derisa të gjithë në botë të jenë të vaksinuar, atëherë askush nuk është vërtetë i sigurtë”.

Shtetet e Bashkuara kanë punuar ngushtë me aktorët shqiptarë përgjatë kohëzgjatjes së pandemisë, për të forcuar përgjigjen ndaj COVID-19. Deri tani, ndihma totale për COVID-19 e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë ka arritur në më shumë se 2 milion dollarë, duke përfshirë ndihmën në ndërtimin e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës, dhurimin e kompleteve për testimin COVID, pajisjeve shumë të nevojshme për kontroll dhe parandalim, sigurimin e transportit për ekipet e gjurmimit, dhurimin e pajisjeve mbrojtëse personale për Policinë Kufitare, shpërndarjen e ventilatorëve të prodhuar në Amerikë dhe shumë më tepër.

 

Next Post
Takim me banorët në fshatin Ravonik/ Peleshi: “Tani mund të flasim për projekte madhore që para tetë vitesh nuk i imagjinonim dot”

Takim me banorët në fshatin Ravonik/ Peleshi: “Tani mund të flasim për projekte madhore që para tetë vitesh nuk i imagjinonim dot”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën shoferi 36-vjeçar

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com