• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ANALIZA/ Paketa ndihmëse e Qeverisë shqiptare, më e madhja në rajon (përjashto Serbinë)

by Klodian Tomorri
14/04/2020 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Klodian Tomorri

Me prezantimin e paketës së dytë të masave ekonomike për pandeminë llogaritë janë si më poshtë:

Mbi 61 mijë të punësuar dhe vetëpunësuar në biznesin e vogël marrin 26 mijë lekë në muaj për tre muaj. Pra 72 mijë lekë për njeri. Fondi total është 4.4 miliardë lekë ose 40 milionë dollarë amerikane.

Mbi 173 mijë punonjës të tjerë të bizneseve të mëdha marrin 400 mijë lekë si transferte unike one-off. Gati 7 miliardë lekë ose 63 milionë dollarë.

Mijëra qytetarë të tjerë në skemën e ndihmës ekonomike përfitojnë dyfishim pagese.

Totali i transfertave direkte Cash për 230 mijë të punësuar ose të vetëpunësuar dhe familjet në ndihmë ekonomike shkon në 130 milionë dollarë ose gati 1 për qind e Prodhimit Kombëtar.

Në përqindje të PBB-së paketa e transfertave cash, që po jep qeveria shqiptare është e barabartë me atë të SHBA-ve. Ndërsa në rajon rezulton më e madhja, përjashto Serbinë.

Përtej transfertave, qeveria ka marrë përsipër pagesën me paratë e taksave të interesave të kredive që do marrin bizneset nga linja e garancisë sovrane, tashmë e zgjeruar në 250 milione euro.

Pra bizneset mund të marrin kredi për rroga, kapital qarkullues dhe investime me 0 për qind, ndërsa interesin prej 2.85 për qind bankave do ja u paguajë qeveria. Efekti financiar i interesave mund të shkojë deri në 14 milionë dollarë.

Në krahun e të ardhurave, është vendosur shtyrje e tatim fitimit për të gjithë bizneset (përjashto ato që janë hapur realisht) deri në shtator, ndërsa për një kategori biznesesh deri në 31 dhjetor.

Nëse shton garancitë sovrane, ndihmat ushqimore dhe masat e tjera bëhet fjalë për një paketë që shkon mbi 4 për qind e Prodhimit Kombëtar.

Përpara se të akuzoni një qeveri se nuk po jep para, mbani gjithmonë në mend diçka. Nuk ka gjë tjetër që qeveritë bëjnë më mirë dhe më me qejf se sa të shpërndajnë para. Në fakt gjithë kohën, vetëm këtë bëjnë.

Arsyeja se pse Rama lëshoi një paketë të shtrënguar në fillim, nuk ishte se nuk donte të jepte para, por sepse nuk kishte. Shqipëria ishte drejtuar në një krizë të frikshme likuiditeti.

Tani që qeveria mori 175 milionë euro nga FMN, 170 milionë euro të tjera me dy transhe nga BE-a dhe 100 milionë nga tregu i brendshëm të denominuara në euro, filloi të bëjë atë që di të bëjë mirë. Të shpërndajë para.

Ah dhe një gjë. Nuk janë paratë e Ramës këto. Mbajeni mend edhe këtë, kur të akuzoni prapë qeverinë se pse nuk jep para.

Next Post
U gjet i vdekur në banesë në Maqedoninë e Veriut, 44-vjeçari nga Fieri ishte prekur nga koronavirusi

“Stop Korona”, aplikacioni që gjurmon rastet me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Ja si funksionon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com