• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paketa fiskale, në vend të gjobës mbyllen qepenat

by Aalison Pearse Stevens
09/06/2016 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bizneset që nuk lëshojnë kuponë apo fatura tatimore nuk do të gjobiten, por do të mbyllen brenda një afati kohor 10 ditor. Ky është një nga ndryshimet që propozohet në paketën e thjeshtimit të procedurave tatimore, pjesë e paketës së re fiskale, që është prezantuar dje në prani edhe të kryeministrit Edi Rama e Dhomave të Tregtisë e Shoqatave të Biznesit. Në tërësi, propozimet që pritet të miratohen në korrik, përveç disa prej lehtësirave në ligjin e procedurave fiskale të bëra publike nga vetë ministri Arben Ahmetaj, konsistojnë edhe në ndryshimet e masave administrative për shkeljet ligjore që bëjnë bizneset. Këto ndryshime vijnë pas shqetësimeve nga të gjithë përfaqësuesit e bizneseve vendase dhe të huaja, por edhe FMN, për goditjen masive me gjoba gjatë fazës së parë të aksionit kundër informalitetit. Kështu, nga korriku e në vijim, bizneset nuk do të gjobiten menjëherë në rast të mospajisjes me kasë fiskale.

Në nenin 36 të ligjit të procedurave tatimore për mospajisjen me kasë fiskale, pas verifikimit të dytë, kur  konstatohet mungesa e saj, atëherë tatimet i bllokojnë aktivitetin për 15 ditë. Nëse tatimpaguesi, pas herës së parë, vazhdon të mos e lëshojë kuponin tatimor, i bllokohet aktiviteti për një muaj dhe nëse vijon sërish përsëritja e këtij veprimi, administrata tatimore e kallëzon penalisht. Po kështu, tatimet kanë lënë nw fuqi gjobën për mos afishim të listës së çmimeve të shitjes, por në masë më të ulët se ligji i supergjobave, i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Nëse më parë kjo gjobë ishte 500 mijë lekë, tani është 10-fish më pak, 50 mijë lekë.

Për mosdeklarim të punonjësve për bizneset e regjistruar si subjekte me TVSh dhe tatimit mbi fitimin, gjoba e parashikuar bëhet 200 mijë lekë, nga 500 mijë lekë që është aktualisht. Për bizneset e tjera, gjoba është 50 mijë lekë, nga 50-250 mijë lekë, që është aktualisht. Ndryshimi në këtë nen përcakton përjashtimin nga gjoba në rastin kur nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e aktivitetit të personit fizik te vetëpunësuar, evidentohen persona mbi 16 vjeç, të cilët kategorizohen si persona të papaguar të familjes. Por ligji nuk toleron bizneset të cilat fshehin pagën reale të punonjësve.

Nëse konstatohet një shkelje e tillë dënimi do të arrijë në gjobë 100 për qind të detyrimit dhe kontributit të llogaritur. Në draftin e ri të hartuar nga dikasteri i financave janë parashikuar një seri lehtësirash të procedurave tatimore të propozuara nga vetë biznesi. Disa prej tyre përfshijnë varësinë e Komisionit të Apelimit Tatimor nga Ministria e Financave, rimbursimin automatik të TVSH-së, vetëkorrigjimi i bizneseve pa penalitet, si dhe heqja e referencës për ndërmarrjet e ndërtimit. Biznesi nga ana e vet, i ka mirëpritur këto ndryshime, por nisur nga afati që ka lënë ministri Ahmetaj për të dhënë propozimet shtesë, ata kanë kërkuar që qeveria të lehtësojë më tej barrën fiskale për sipërmarrjet.

ma.me

Next Post

Si duhet të dalloni mjaltin e pastër nga ai i rremë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In