• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paketa fiskale/ Kush preket nga taksat e reja dhe sa do të paguani nga 1 Janari

by Java News
10/11/2017 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paketa Fiskale tanimë është në fazën përfundimtare të diskutimeve në komisionet e Kuvendit, para se të shkojë për miratim në seancë plenare. Ajo pritet që të zgjerojë mjaft numrin e atyre që paguajnë taksa, duke lëhtësuar, nga ana tjetër, kategori VIP-ash të biznesit, si ata të hoteleve luksozë apo atyre që operojnë në fushën e teknologjisë së informacionit.

Zgjerimi
Duke përfshirë në Paketën Fiskale të vitit 2018 një taksë të lëvizshme, ndryshe nga taksa aktuale fiske, mbi ndërtesat, qeveria Rama synon të rritë shumë të ardhurat që shkojnë në adresë të pushtetit vendor nga një numër i madh banorësh dhe biznesesh. Sipas projektligjit, shkalla e taksës mbi ndërtesat, e cila do të aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është 0.05% për ndërtesën ku taksapaguesi ka banimin e përhershëm, ose zakonisht banon dhe tri herë më shumë, apo 0.15% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike.

Ky ligj do të “pilotohej” vetëm në katër bashki (qytete) fillimisht, duke qenë se krijimi i një Kadastre Fiskale, që do të përcaktonte vlerën reale të çdo ndërtese, kërkon shumë kohë dhe njerëz.

Në momentet e fundit qeveria rriti numrin e atyre që do të paguajnë këtë takes, duke shtuar ndërtuesit që nuk kanë respektuar afatet për lejen që kanë marrë. Sipas përcaktimit në draft, kjo kategori do të paguajë 30 % e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

Ndërkohë, një draft tjetër, shumë i përfolur, i hap rrugë ndryshimit që do të bëhet për futjen në regjim TVSH-je të biznesit të vogël, me një prag vetëm 2 milionë lekë qarkullim, nga 5 milionë, që është aktualisht. Qeveria nuk ka përcaktuar prag konkret në këtë rast, por ka parashikuar që në ligj të bëjë amendimin e duhur, që i jep leje Ekzekutivit ta caktojë pragun. Kjo do të rritë shumë herë numrin e bizneseve që do të paguajnë TVSH.

Në draftin e qeverisë është bërë edhe një ndarje më e detajuar e kategorive të tabelave, që përdorin bizneset. Edhe në këtë rast, biznesi i vogël do të jetë më i penalizuar, pasi ai i madh nuk e ka si zë shumë të rëndësishëm koston e tabelave. Në total janë katër ndarje ku e para është “tabela për qëllime identifikimi, të trupëzuara, ose jo brenda territorit, ku zhvillohet veprimtaria e biznesit dhe nuk përdoret për të reklamuar veprimtaritë e të tretëve (ku shënohet emri/ose aktiviteti i biznesit)”. Pikërisht këtu është edhe risia ku kjo kategori ka të paktën pesë nënndarje të tjera. Edhe me këtë skemë për një tabelë deri në 2 metër katror biznesi paguan zero taksë por rritje progresive të saj ka edhe rritje të çmimit. Nga ana tjetër ka edhe një ndarje sipas llojit : e thjeshtë, e thjeshtë me ndriçim dhe elektronike.

Me kategorizimin e ri për një tabelë të thjeshtë (pa ndriçim) 2 m2 deri në 10 m2 taksa në Bashkinë Tiranë dhe Durrës është 15 mijë lekë m2. Për Bashkinë Shkodër dhe gjithë ato të renditura në kategorinë 2 taksa vjetore është 10 mijë lekë m2/vit.

Kategoria e dytë e tabelave janë “tabelat për qëllime identifikimi jashtë territorit ku zhvillohet aktiviteti në formën e përmasat e tabelave të sinjalistikës për orientim”. Kjo tabelë duket se taksa e saj është 120 lekë metër/katror.

Në kategorinë e tretë janë tabela për qëllime reklamimi e lëvizshme dhe e palëvizshme, në atë të katërt tabelë në funksion të ekspozimeve të ndryshme të hapura, panaire, spektakle, stenda reklamuese, banderola. Taksa e tabelës, shtohen kategoritë, ndryshon llogaritja, ja sa do paguajnë bizneset

Lehtësimi
Nga ana tjetër, VIP-at e turizmit dhe të IT-së do të kenë lehtësime. Hotelet me katër dhe pesë yje nuk do të paguajnë tatimfitim për një periudhë 10-vjeçare nëse arrijnë që të përfitojnë status special nga Këshilli i Ministrave deri në dhjetor 2024. Efektet e përjashtimit nisin në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special.

Po kështu, për të gjithë ata që kanë statusin special edhe taksa e infrastrukturës do të jetë zero, ndërkohë që normalisht për këtë kategori ndërtimi në Bashkinë e Tiranës ajo aplikohet në 4% të vlerës totale të projektit ndërsa në bashkitë e tjera nga 1-3%. Ndërkohë, hoteleve me 5 yje me statusin special u hiqet edhe taksa për ndërtesën, që e paguajnë të gjithë qytetarët dhe bizneset.

Nga ana tjetër, për ndërmarrjet që ushtojnë aktivitet në prodhim dhe zhvillim të softëeareve tatimfitimi do të jetë 5%, nga 15%, që është aktualisht. Dhe jo vetëm kaq: qeveria ka vendosur edhe të zerojë tarifën doganore për importin e mbi 60 produkteve me kode të veçanta doganore që i përkasin fushës së teknologjisë dhe inovacionit. Në listën e produkteve hyjnë, mes të tjerave, pllaka për filmat kinematografikë, kasat, makina që kryejnë më shumë se dy funksione printimi, kopjimi, transmetim fakti, anijet e hapësirës (përfshi satelitët) dhe mjetet që lëshojnë anije në hapësirë dhe mjetet suborbitale, si dhe aeroplanët për stërvitje mësimore tokë dhe pjesët e tyre./shqiptarja

a.ç

Next Post
Edhe ‘yjet’ mashtrojnë, kush janë këngëtarët dhe aktorët e shquar në parajsat fiskale

Edhe 'yjet' mashtrojnë, kush janë këngëtarët dhe aktorët e shquar në parajsat fiskale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Funksionarja e Ministrisë së Brendshme dhunohet nga bashkëjetuesi, arrestohet 41-vjeçari

Ndodh edhe kjo! Klientja mbahet me forcë dhe dhunohet brenda dyqanit te ish-Dogana

June 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Kur mashtrimi u bë investim

June 28, 2026
“The Albanian Files”, arkitekti i huaj i “kërkoj” të bëhej mbret, Rama u përgjigjet akuzave

“The Albanian Files”, arkitekti i huaj i “kërkoj” të bëhej mbret, Rama u përgjigjet akuzave

June 28, 2026
“Kur ishte deputet i PD, Ndrenika më hoqi nga puna dhe më rrahu”, djali i Kadri Roshit: Hyri vjedhurazi në varrimin e babait…

“Kur ishte deputet i PD, Ndrenika më hoqi nga puna dhe më rrahu”, djali i Kadri Roshit: Hyri vjedhurazi në varrimin e babait…

June 28, 2026

Biografia politike e zgjedhësve në Shqipëri

June 28, 2026
Rama paralajmëron “Rilindja Urbane 2.0”: Kabllot do të kalojnë nën tokë

Rama paralajmëron “Rilindja Urbane 2.0”: Kabllot do të kalojnë nën tokë

June 28, 2026
Humb jetë i paraburgosuri në burgun e Shkodrës

Humb jetë i paraburgosuri në burgun e Shkodrës

June 28, 2026
Marrëveshja e paqes Izrael–Liban me 14 pika, çështja e Hezbollahut në qendër të krizës

Marrëveshja e paqes Izrael–Liban me 14 pika, çështja e Hezbollahut në qendër të krizës

June 28, 2026
Rama në “Flasim”: Franca rol kyç në integrimin e Shqipërisë në BE

Rama në “Flasim”: Franca rol kyç në integrimin e Shqipërisë në BE

June 28, 2026
Botërori “i mallkuar” për Iranin, i mjafton vetëm një gol, por gjithçka i kthehet kundër në fund

Botërori “i mallkuar” për Iranin, i mjafton vetëm një gol, por gjithçka i kthehet kundër në fund

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In