• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paketa e tretë ekonomike/ Basha: Nxirrjani palaços si e premtonte, përballeni me shqiptarët

by Ardit Rada
14/10/2020 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendosjen e maskës  me detyrim, kryedemokrati Lulzim Basha e ka quajtur si një vendim “për të larë duart” nga ana e qeverisë. Ai tha se Rama nuk ka mbajtur premtimin për një paketë të tretë ekonomike, duke e quajtur si kriminelë që pret të arrihet më e keqja.

Basha tha se vendi është në qorrsokak dhe drejt greminës duke i kërkuar mediave të nxjerrin me zë e figurë premtimin e kryeministrit Edi Rama për paketën e tretë të ndihmës për shkak të pandemisë por që nuk u dha kurrë.

“Vendi në qorrsokak drejt greminës. E vetmja mënyrë për ta frenuar të marrim ato masa që po marrin me efektivitet vendet në rajon. Masa e vetme e bërjes apo jo të detyrës është a i ke marrë këto masa dhe çfarë efekti kanë dhënë. Situata nuk do ishte kështu nëse do ishin bërë ato që kemi thënë ne. Prej marsit i kërkoj 2500 testime në ditë. Plotësisht e mundur për të përballuar me vërtetësi përmasat e vërteta të pandemisë. Kjo sjell obligimin tjetër, gjurmimin e rasteve. Kjo është detyra e qeverisë jo të dalin si sharlatanë, vëre maskën këtu mos e vër aty. Kjo është të lash duart. Dje kemi arritur një rekord infektimesh. Sa i përket paketës ekonomike janë premtuar prej muajit maj dhe qershor masa shtesë, paketa e tretë. E keni me zë e figurë, nxirrjani palaços siç ia nxjerrim ne. Është detyrë e medias. Është dhe për disa koha ka çelësat. Përballeni me shqiptarët kur thotë kemi bërë gati paketën e tretë, ndërkohë që vendet e tjera kanë bërë paketën e katërt. Është kriminale mënyra se si sillet me shqiptarët, me mjekët e infermierët. Një kriminel pret të vijë më e keqja për të nxjerrë me pikatore. Ky është plani ta lë të keqen deri në fund pastaj të nxjerr pikatoren. Kjo nuk është papërgjegjshmëri, nuk është keqqeverisje, është krim”, deklaroi Basha.

Lulzim Basha gjithashtu ka denoncuar planin sipas tij të Ramës për të vendosur Milva Konomin në krye të Bashkisë së Durrësit, për një aferë korruptive miliona eurosh.

“Rama e ka mendjen të bëjë afera. Për incineratorët po bëhet gati që ta shkarkojë për herë të pestë apo të 6 kryetaren e Bashkisë së Durrësit, se nuk pranon zonja që nuk ia dimë emrin se i ndërrojnë më shpesh se shefja e kadastrës së Vlorës. Nuk pranon që të firmosë një aferë qindra milionëshe për të çuar lekë tek incineratori i Tiranës dhe po bëjnë gati Milva Ikonomin që të japë dorëheqjen si deputete dhe të komandohet atje që të firmosë shkresën dhe të vjedhin paratë prapë me incineratorët. Këtu e ka mendjen ai, nuk e ka mendjen diku tjetër. Ky është plani. A do ta ndryshojë pas denoncimit që i bëra unë, mbetet për t’u parë. Plani është që Milva Ikonomi të dorëhiqet, të komandohet nënkryetare, të ikë kjo nënkryetarja e 3 a e 4 dhe të firmosë shkresën për të çuar të paktën 100 milionë incineratorëve. Gjithçka e Edi Ramës është e lidhur me paratë, për t’ia marrë qytetarëve dhe për t’ia çuar oligarkëve, në veçanti afera e tmerrshme e incineratorëve të plehrave”, shtoi Basha duke aluduar për një lëvizje të deputetes Milva Ikonomi.

/e.rr

Next Post
Pas OFL, SPAK i kërkon gjykatës sekuestro për pasuritë e Emiljano Shullazit, ndër to edhe ish-hotel Vollga

Izolimi në 41-BIS/ Emiljano Shullazi dhe shoku i tij kallëzojnë Arta Markun dhe Donika Prelën për shpërdorim detyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In