Rreth 69 mijë familje do të përfitojnë nga programi i ndihmës ekonomike dhe paketa sociale shëndetësore, theksoi sot Edi Rama.
Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku u diskutua për buxhetin e vitit 2019, Kryeministri Rama tha se “buxheti i ri do të mbështesë edhe një numër politikash të reja, që nga ndërmarrjet sociale, si program alternativ integrimi për grupe të favorizuara me target punësimin e personave në nevojë, tek ngritja e 27 shërbimeve të reja të kujdesit social dhe qendrave në mbështetje të shtresave më të prekura, tek familjet përfituese të ndihmës ekonomike me paketat sociale shëndetësore dhe këtu përfshihen një sërë elementësh për 69 mijë familje”.
/b.d