• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Paketa e Maleve”

by Auron Tare
04/05/2026 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Auron Tare
Një mikeshë ime, deputete e maxhorancës, më kërkoi të pinim një kafe. Me kënaqësi i thashë, aq më tepër që kishim kohë pa u takuar.
Pasi bëmë përshëndetjet e rastit, hyri menjëherë në temë:
Dua të më shpjegosh si e mendon ti “Paketën e Maleve”.
Pse? e pyeta i habitur. Ti e ke votuar, apo jo?
Po, tha, por dua të kuptoj për çfarë bëhet fjalë.
Pse, kur ngritët dorën për dhënien e Butrintit të huajve, kuptuat gjë? e pyeta.
Jo, tha. Na u kërkua dhe votuam.
Po për amendimin e ligjit të zonave të mbrojtura? Për të ndërtuar aty ku s’ndërtohet, kuptuat gjë?
Jo, tha, tashmë me një lloj ndrojtjeje. Po ti e di si funksionon…
Atëherë pse më pyet kot? i thashë. Dhe, mbi të gjitha, pse do ta kuptosh këtë herë?
Po dëgjoj shumë fjalë në zonën time dhe dua ta kuptoj më mirë, u përgjigj.
Shiko, i thashë. Imagjino një fshat në veri apo në jug. Një djalë që ka vite në Spanjë kthehet dhe ndërton një “hacienda”, tamam si ajo që ka parë atje. Komshiu i tij, emigrant në Angli, ndërton një bujtinë në stil tudorian. Një i tretë, që ka jetuar në Kinë, ngre një bujtinë me arkitekturë kineze. Të tre janë të lumtur, pa dyshim. Ligji që ju votuat ua lehtësoi ëndrrën. Por ç’mbetet pas? Një përzierje pa shije, një karikaturë fshati, ku mali shqiptar humbet fytyrën e vet.
“Paketa e Maleve”, si ide, është e mirë. Por ideja, pa mendje, bëhet shpejt marrëzi. Një nismë e tillë kërkon studime serioze mbi arkitekturën tradicionale, një paketë ligjore që mbron me fanatizëm autenticitetin, analiza mbi ndikimin ekonomik të turizmit dhe, mbi të gjitha, një kuptim të pjekurisë turistike të zonave. Përndryshe, rrezikon të përfundojë si Thethi, ku “suksesi” u shndërrua në një dramë sociale.
E mbani mend “100 fshatrat”? Një fasadë e bukur, një boshllëk i plotë.
Cili institucion ka bërë studime reale në terren? Ku është harta e vlerave që kemi dhe që duam të promovojmë? Apo mjafton dëshira dhe një pankartë propagande?
Ndërkohë, ne Zonat Malore mungon gjithçka, shërbimi shëndetësor, strukturat e kerkim -shpëtimit ne raste fatkeqesije, transporti publik, menaxhimi i mbetjeve.
Fshatrat janë zbrazur. Shkollat janë mbyllur. Zëri i fëmijëve nuk dëgjohet më. Rinia ka ikur.
Kush do të shërbejë në këto bujtina? Në shumë zona të thella, sot shërbimi bëhet nga punonjës të huaj.
Dhe më e dhimbshmja po shuhet jeta baritore sebashku me fshatrat. Malet pa barinj janë si libra pa shkronja. Përtej shpalljeve pompoze për “shtegtimin e tufave” si pasuri botërore, në praktikë nuk është bërë asgjë për ta mbrojtur këtë trashëgimi.
Po si i bëhet? më pyeti.
Shumë thjesht, i thashë. Shqiptarët mund të mos kenë shpikur rrotën, por mund ta përdorin ate. Ka modele plot nga fqinjët tanë. Mjafton vullneti për të mësuar dhe për të zbatuar. Përndryshe, “Paketa e Maleve” do të mbetet një dekor bosh fshatra të zbrazur dhe, tek-tuk, ndonjë shembull që bota do ta shohë me habi… ose me te tallur.
Next Post
“16 baza ushtarake të goditura”, CNN: Shumica e instalimeve amerikane në Lindjen e Mesme janë dëmtuar rëndë nga Irani

"16 baza ushtarake të goditura", CNN: Shumica e instalimeve amerikane në Lindjen e Mesme janë dëmtuar rëndë nga Irani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In