• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Paketa e Maleve”/ Premtim zhvillimi apo paketa e re e mbivendosjes së pronësisë?

by Os De
30/10/2025 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Silvana Begaj 

Nga: Një shqiptare në mërgim, por me shpirtin në Shqipëri. Dhe ndoshta nga çdo shqiptar që e do Shqipërinë! 

Drejtuar: Qeverisë Shqiptare! 

Si një shqiptare që e do Shqipërinë, më gëzon zemra për çdo nismë që synon zhvillimin e vendit. 

Çdo projekt që mund të ringjallë fshatin, të sjellë jetë në malet tona, të krijojë punë e shpresë sigurisht që meriton vëmendje, madje edhe entuziazëm. 

Por, po aq sa më gëzon ideja e zhvillimit, më shqetëson mënyra si shpesh ai kërkohet të arrihet: me nxitim, pa transparencë, me një arrogancë institucionale që harron njerëzit për të cilët supozohet të punojë. 

Kryeministri, me të njëjtin inat dhe padurim që kërkoi “hartat” nga bashkitë, do të duhej të kërkonte me të njëjtin ngulm edhe pse Shqipëria po boshatiset, pse fshatrat janë pa dritë e pa rrugë, pse të rinjtë ikin dhe pse korrupsioni s’po ndalet. 

Në vend të pyetjeve që shërojnë plagët e vendit, ai hap avaze të vjetra me mënyra të reja. 

Po promovohet si zgjidhje për zonat malore dhe të braktisura një projekt që mban të njëjtën mjegull ligjore që dikur, me Ligjin 7501, na la me gjyqe pa fund, tituj të mbivendosur dhe nxiti vëllavrasjen. 

Sot, nën petkun e “zhvillimit”, shteti po e centralizon pushtetin dhe po anashkalon bashkitë.  Vendimet merren larg terrenit, larg njerëzve që e njohin tokën me emër, histori dhe djersë. 

Projekte dhe investime të paqarta, ku flitet për miliona euro dhe pa u bërë e qartë si do zbatohet duke na lënë të besojmë se do të përfundojnë sërish te të njëjtat duar që zaptuan bregdetin.  Sipas BIRN, kjo nismë mund të nxisë konflikte sociale, pasi parashikon që bashkitë të kalojnë tokë publike apo private te investitorët, duke i quajtur banorët “posedues jopronarë”. 

Dhe këtu qëndron rreziku i vërtetë: ligji nuk përcakton qartë kush është pronar dhe kush përdorues. 

Pronari mbetet një hije me dokumenta në duar që endet në zyrat e shtetit. 

Kjo nuk është reformë, por një kaos i institucionalizuar. Ndërkohë, Shqipëria po zbrazet. 

Fshatrat heshtin, shtëpitë rrënohen, rinia largohet , jo vetëm nga varfëria, por nga mungesa e besimit. Shumë akuza, SPAK është kthyer kryefjala e ditës, por Paratë ngelen të pagjetura. E aq më shumë varfërohet Shqipëria. 

E megjithatë, qeveria flet për “zhvillim” ndërkohë që nuk ka ndërtuar ende besim, as drejtësi, as garanci për jetesën. Flasin me emra të mëdha me përgjegjësi personale, por çdo veprim të çon në faktin që Fati I Shqipërisë dhe Shqiptarëve shkruhet nga e njëjta dorë. 

Zonat e braktisura nuk ringjallen pa shqiptarë dhe pa ata që e duan, e mbjellin dhe e ruajnë.  Dhe pa shqiptarë s’ka Shqipëri.  #SB @highlight 

 

Next Post
“Dumani po fshin njollën e zezë të drejtësisë”, xhaxhai i Aleks Nikës: Thirrja e Bashës në SPAK na jep shpresë 

"Dumani po fshin njollën e zezë të drejtësisë”, xhaxhai i Aleks Nikës: Thirrja e Bashës në SPAK na jep shpresë 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

February 19, 2026
Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

February 19, 2026
INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

February 19, 2026
Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

February 19, 2026
Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

February 19, 2026
Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

February 19, 2026
Ngjela paralajmëron zgjedhje të reja pas 2 muajsh: Nëse fryma amerikane e Bashës…

Ish-krerët e UÇK janë sot në burgim kriminal në Hagë me kërkesë nga Serbia

February 19, 2026

Zogaj: Devijim i akuzës dhe arsyes për të cilën është ngritur Specialja, UÇK në shënjestër

February 19, 2026
Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

February 19, 2026
Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In