• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paketa e Maleve, Koçiu: 1200 aplikime të miratuara deri më tani

by A R
30/07/2026 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu, ka mbajtur një bashkëbisedim me aplikuesit dhe përfituesit në fazën e parë për Bashkinë e Vaut të Dejës.

Ajo u shpreh se deri më tani, janë miratuar 1 mijë e 200 aplikime.

“Deri më sot, përveç Valit të Dejës, dhe në bashki të tjera, janë miratuar mbi 400 zona zhvillimi, në 52 bashki të vendit. Kemi mbi 1 mijë e 200 aplikime të miratuara deri më tani, çka do të thotë se interesi ka qenë i jashtëzakonshëm”, tha ajo.

Koçiu theksoi se Paketa e Maleve synon të përfshijë edhe shqiptarët e diasporës që zotërojnë prona të trashëguara në vend. Në këtë mënyrë krijohen mundësi për t’i zhvilluar ato edhe në rastet kur kanë pasur pengesa për shkak të mungesës së dokumentacionit të pronësisë.

“Paketa e Maleve fton edhe të gjithë ata shqiptarë të diasporës, të cilët i kanë shtëpitë e tyre këtu, por nuk e kanë arritur ta zhvillojnë akoma më shumë idenë e tyre për të përmirësuar jetën dhe cilësinë në vendin apo në shtëpinë që kanë trashëguar. Tani fare mirë jepet mundësia që të vijnë dhe të zhvillojnë pronën e tyre, pronën e poseduar, pra jo me letra, por të shfrytëzuar prej vitesh prej tyre, por në pamundësi për ta zhvilluar siç duhet për shkak të mungesës së titullit të pronësisë“, tha ajo.

Përveç Paketës së Maleve, një tjetër program i përmendur është “Dyfisho Ndërmarrjen”, i cili synon të mbështesë bizneset përmes kredive me interes të lehtësuar dhe garancisë sovrane për zgjerimin e aktivitetit të tyre.

“Nuk është i vetmi program që mundëson zhvillimin e ekonomisë lokale, ekonomisë familjare. Një program tjetër, i cili fare mirë mund t’i bashkëngjitet dhe ta komplementojë Paketën e Maleve, është dhe paketa “Dyfisho Ndërmarrjen”. Ka të bëjë me mundësinë që qeveria shqiptare jep nëpërmjet bashkëpunimit me Bankën e Shqipërisë dhe me bankat e nivelit të dytë, për të mundësuar marrjen e një kredie me interes të lehtësuar 2-3 për qind deri në 10 vite, duke vendosur shteti garancinë e vet, kolateralin e vet, deri në 70 për qind, nga garancia sovrane për të gjithë ata që kanë një biznes dhe do të duan ta shtojnë atë“, u shpreh ajo.

Next Post
Ylli Pjetërnikaj hyn në garën për Prokuror të Përgjithshëm

Ylli Pjetërnikaj hyn në garën për Prokuror të Përgjithshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In