Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, njofton se qeveria ka miratuar zonat prioritare për 9 bashki në kuadër të “Paketës së Maleve”.
Në një dalje për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, ministri tha se këto bashki kanë kaluar në fazën e shqyrtimit të kërkesave për përfitim dhe se procesi po ecën me ritme të shpejta.
Demo tha se puna do të vijojë edhe në javët në vijim për zgjerimin e mëtejshëm të programit.
“Kemi miratuar zonat prioritare për 9 bashki për Paketën e Maleve. Berat, Vlorë, Kavajë, Durrës, Dimal, Mirditë, Himarë, Librazhd dhe Rrogozhinë.janë gati që të vazhdojnë me procedurat për trajtimin e kërkesave për përfitimin nga paketa, bashki të cilat i kanë të miratuara zonat prioritare, janë në fazën e ezakurimit të kërkesave që kanë kaluar filtat e kontrollit. Paketa e maleve po ecën me shpejtësi të konsiderueshme, mbi gjysmën bashkive i kemi kaluar zonat proritare dhe do të vijojmë në javët në vijim”, tha Demo.
Ministri u ndal edhe tek Komisioni i Posaçëm për reformën territoriale i cili tha se pritet të nisë së shpejti takimet dhe dëgjesat me të ftuarit. Sipas tij, procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe jo politik, ndërsa mazhoranca tha ai “mban përgjegjësinë për të ofruar një zgjidhje të qëndrueshme dhe konsensuale”.
“Unë besoj që komisioni i posaçëm është mbledhur gjatë kësaj jave, javën që kemi përpara do të fillojnë dhe takimet dhe të ftuarit e parë në komision, do të jem një ndër ta për të trajtuar me atë që ka ndodhur dhe reformën. Jemi në kohë, komisioni ka kohën përpara. Besoj se ajo që është e rëndësishme është nevoja për të trajtuar atë që ka ndodhur 10 viteve të undit që të kemi bashki më të forta nesër. Nuk flas për qëndrime politike. Komisioni do të ecë përpara, ka mjaftueshëm argumente ku të gjitha palët mund të gjejnë vetveten për të hartuar reformën. Mazhoranca ka përgjegjësinë për të ofruar zgjidhje dhe për të çuar përpara reformën. Jemi si mazhorancë shumë të hapur që kjo reformë të përfshijë të gjitha palët”, tha ministri Demo.











