• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paketa antishpifje, shoqatat: Rama të tërheqë dy projektligjet

by A R
27/12/2018 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa organizata të mediave në Shqipëri i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërheqë dy projektligjet për mediat online. Organizatat e mediave shprehen se liria e shtypit kërcënohet nga nisma e qeverisë, ndërsa shtojnë se projektligjet nuk kanë asnjë relacion shpjegues mbi nevojën apo jo për ligje të tilla.

“Projektligjet, të cilat synojnë të krijojnë një regjim licencimi, kontrolli, gjobitjeje dhe mbylljeje të faqeve të internetit, i japin hapësira të gjera autoriteteve të kërcënojnë me gjoba disproporcionale dhe me mbyllje, mediat në internet. Organizatat besojnë se të dy projektligjet, në formë dhe në frymë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Të Drejtën Europiane.

Ato përbëjnë kufizim krejtësisht të panevojshëm të lirisë së shprehjes e lirisë së medias dhe përmbajnë rrezikun e krijimit të një regjimi policor mbi median në internet. Synimi i projektligjeve duket se është vendosja nën kontroll të plotë të informacionit në duart e qeverisë. Media nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë kriteri licencimi apo mbikëqyrjeje të ndryshme, nga të gjitha llojet e bizneseve të tjera” thuhet në deklaratë.

Ndërkohë që një reagim pati dje edhe nga Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Liri të Medias dhe Shtypit dhe PEN International dhe Reporterët pa Kufi (lexo këtu). Shqiptarja.com siguroi pak ditë më parë draftin që parashikon formalizimin dhe rregullimin e portaleve online, që konsiderohet si pjesa e të famshmes ‘paketa anti-shpifje’, e paralajmëruar gjatë muajve të fundit nga kryeministri Edi Rama (lexo këtu).

DEKLARATA E PLOTË
Organizatat shqiptare te medias dhe të të drejtave të njeriut i kërkojnë kryeministrit të tërheqë iniciativat ligjore për mediat online. Dy projektligjet aktuale janë tentativa e katërt, në më pak se katër vjet, që synon të krijojë një regjim kontrolli qeveritar mbi mediat. Organizatat nënshkruese të kësaj letre publike shprehin shqetësimin për kërcënimin ndaj lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes, përmes dy projektligjeve të propozuara nga qeveria e Kryeministrit Edi Rama dhe bëjnë thirrje për tërheqjen e tyre të menjëhershme. Projektligjet janë prezantuar për konsultim publik, pa u shoqëruar me një relacion shpjegues mbi nevojën apo jo për ligje të tilla, pa studime të mirëfillta për gjendjen aktuale, pa identifikuar probleme të mundshme dhe pa arsyetuar nevojën e ndërhyrjes dhe masën e saj.

Projektligjet, të cilat synojnë të krijojnë një regjim licencimi, kontrolli, gjobitjeje dhe mbylljeje të faqeve të internetit, i japin hapësira të gjera autoriteteve të kërcënojnë me gjoba disproporcionale dhe me mbyllje, mediat në internet. Organizatat besojnë se të dy projektligjet, në formë dhe në frymë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Të Drejtën Europiane. Ato përbëjnë kufizim krejtësisht të panevojshëm të lirisë së shprehjes e lirisë së medias dhe përmbajnë rrezikun e krijimit të një regjimi policor mbi median në internet.

Parë kjo në kuadër të gjendjes aktuale të medias në Shqipëri, me dominimin e “lajmeve” false që shpërndahen nga zyrat e shtypit dhe që prezantohen si informacione të pavarura në median konvencionale, kryesisht televizione, synimi i projektligjeve duket se është vendosja nën kontroll të plotë të informacionit në duart e qeverisë. Nga ana tjetër, partitizimi i tejskajshëm i institucioneve, që konvencionalisht janë dhe duhet të jenë të pavarura nga pushteti politik, nuk përbën aspak garanci për mbikqyrje të pavarur dhe profesionale të medias online, siç parashikohet nga projektligjet. Gjendja e lirisë së medias në Shqipëri sakaq është e keqe dhe në përkeqësim të vazhdueshëm. Treguesi i lirisë së medias sipas vlerësimit të Freedom House ka rënë nga 3.75 pikë në vitin 2009 në 4.25 pikë më 2016 dhe aktualisht gjendet shumë pranë nivelit të lirisë së medias në vendet me regjime totalitare, siç janë ato të vendeve ish-sovjetike.

Shkaku i përkeqësimit të lirisë së medias nuk është tepria e lirisë, por mungesa e saj. Organizatat rikujtojnë se dy projektligjet aktuale janë tentativa e katërt, në më pak se katër vjet, që synon të krijojë një regjim kontrolli qeveritar mbi mediat online. Media nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë kriteri licencimi apo mbikëqyrjeje të ndryshme, nga të gjitha llojet e bizneseve të tjera. Për sa më sipër, organizatat e mëposhtme i kërkojnë kryeministrit Edi Rama tërheqjen e menjëhershme të projektligjeve ” DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.97/2013 “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR” dhe “DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9918, DATË 19.5.2008 “PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I NDRYSHUAR”.

/a.rada

Next Post
Befason moti në dhjetor, ja sa do të shkojnë temperaturat

Luhatjet e motit në Shqipëri, ja parashikimi për të premten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vjosa kalon argjinaturën në Ferras, Balluku: Të gjitha familjet e rrezikuara nga vërshimi i ujërave janë evakuuar

Vjosa kalon argjinaturën në Ferras, Balluku: Të gjitha familjet e rrezikuara nga vërshimi i ujërave janë evakuuar

January 8, 2026
Rama, mes politikës dhe artit! “Frankfurter Allgemeine”: Kryeministri polarizues i Shqipërisë

Rama, mes politikës dhe artit! “Frankfurter Allgemeine”: Kryeministri polarizues i Shqipërisë

January 8, 2026
“Sita” e kolaudimit, 23% e mjeteve “ngelen në klasë”, tymrat dhe frenat penalizojnë 81 mijë shoferë

“Sita” e kolaudimit, 23% e mjeteve “ngelen në klasë”, tymrat dhe frenat penalizojnë 81 mijë shoferë

January 8, 2026
“Kërkoi falje vlonjatëve”- Tedi Blushi debat me kryebashkiaken Mersini: I latë pa ujë dhe i përzutë me polici

“Kërkoi falje vlonjatëve”- Tedi Blushi debat me kryebashkiaken Mersini: I latë pa ujë dhe i përzutë me polici

January 8, 2026
FOTOT/ Përmbytjet historike në Shqipëri: si u ndal vërshimi i natyrës ndër vite

FOTOT/ Përmbytjet historike në Shqipëri: si u ndal vërshimi i natyrës ndër vite

January 8, 2026
“Nga parti e shpresës, ka përfunduar te flakadanët”, analisti: PD tenton të sillet si e riorganizuar, por…

Tërbimi i motit/ Meçe: Viktima e Durrësit nga përmbytjet, të shpallet dëshmor!

January 8, 2026
Qeveria emëron Plator Nesturin si Prefekt të Qarkut Vlorë

“Fenomeni i ‘taposjes’ shkaktoi përmbytjet”, ish-Prefekti: 13 banesa ndodhen në shtratin e lumit në Novoselë

January 8, 2026
Zjarri te tregu i rrobave të përdorura, prefekti i Tiranës: I vështirë neutralizimi i flakëve, kemi kërkuar ndihmë nga..

Zjarri te tregu i rrobave të përdorura, prefekti i Tiranës: I vështirë neutralizimi i flakëve, kemi kërkuar ndihmë nga..

January 8, 2026
Sulmi në Minesota, JD Vance: Një tragjedi! Clinton: Dhunë e paligjshme e administratës Trump

Sulmi në Minesota, JD Vance: Një tragjedi! Clinton: Dhunë e paligjshme e administratës Trump

January 8, 2026
Tiranë, zjarri merr përmasa të frikshme/ Nisen forcat zjarrfikëse nga Elbasani, kërkohet ndihma e Ushtrisë

Tiranë, zjarri merr përmasa të frikshme/ Nisen forcat zjarrfikëse nga Elbasani, kërkohet ndihma e Ushtrisë

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In