• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paketa anti-shpifje/ Meta kundër qeverisë, publikon qëndrimin e shkrimtarit Zija Çela

by Java News
16/12/2019 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paketa anti-shpifje, që pritet të miratohet këtë javë në Kuvend, ka sjellë reagime të shumta në vend.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook kundër tij është pozicionuar dhe Presidenti Meta, i cili ka dalë në krah të gazetarëve, dhe qëndrimin e tij e përforcon me një opinion të shkrimtarit Zija Çela.

“Zija Çela, një emër dhe një mendje që duhet dëgjuar në çdo kohë!”, shkruan Presidenti Meta.

Shkrimi i plotë

Tel hekuri për gjuhën e medias-nga Zija Cela

Pesëmbëdhjetë vjet më parë kështu e pata filluar një shkrim: “Unë ndiehem i lidhur me pranga, përderisa gazetarët Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka mbahen në burg. I takon pjesës së shëndoshë të shtetit t’ia bëjë zap pjesës tjetër të tij, asaj pjese që ia çmojmë punët e mira, por që herë pas here reflekton shpirtin e gardianit. Dhembja solidare kundër çdo padrejtësie, kjo është fuqia e vërtetë që ia hedh trutë në erë shkrimtarit.” (Gazeta Drita, 13 shkurt 1994)

Natyrisht atëherë ca ma tepër, por edhe sot e kësaj dite media vuan nga simptoma problematike. E meta kryesore më duket humbja e aftësisë për t’u vetëshëruar, duke u vetëqeverisur me nomer e saj. E kjo do të thoteë se i mungon Kodi i Etikës. Qysh nga mesi i viteve ‘90-të, Piro Misha më pati dhënë si redaktor librin e një autori të huaj, të respektuar ndërkombëtarisht. E aty zinte shumë vend Kodi i Etikës. Përse kjo vonesë në formulim e zbatim?!

Sidoqoftë, për hir të së vërtetës, ligji për mediat erdhi duke u liberalizuar, aq sa parlamenti i maxhorancës së atëhershme e hoqi edhe nenin për shpifje. Tek e fundit ishte pa vend ajo vjegë, meqë ashtu si çdo qytetar, edhe gazetarët i nënshtrohen barabar si Kodit Civil, si atij Penal.

Në këto rrethana, nuk mund të hesht as tani, kur jemi në vigjiljen e miratimit të një ligji kërcënues, i cili duke u mbruajtur me elementë të censurës, kufizon në mënyrë të frikshme Lirinë e Medias dhe fjalën e lirë, si një nga Të Drejtat e Njeriut. Por si mund të shprehem sot? Unë ndiehem në kundërshtim me Parlamentin tonë monist, përderisa synon një ligj autokratik që sjell dënime të legalizuara. Sepse ka hekura me kllapa për duart, por ka edhe tel hekuri që, në mënyrë rrufjane, u lidh gjuhën punëtorëve të medias. E përse u dashka të mbeten pa gojë?! Apo që të mos dëgjohen klithmat, sa herë vihen në mbrojtje të interesit publik. E pra është e turpshme kjo njollë e ky kthim prapa për vendin, i cili kryeson OSBE-në!

Sa për mua, ndoshta s’më mbetet tjetër, veçse dhembja solidare që ia hedh trutë në erë shkrimtarit. Me këtë rast, ju kujtoj deputetëve se goja e lidhur është shenjë e vdekjes. Prandaj mblidheni mendjen, zotërinj të vegjël, mos bëni hajgare. Vendimi suprem i njihet vetëm një Supremi, atij të plotfuqishmit që e quajmë Zot.

Next Post
Paketa anti-shpifje/ Basha reagon me një video-mesazh, apel SHBA dhe BE: Presion qeverisë të mos e miratojë

Paketa anti-shpifje/ Basha reagon me një video-mesazh, apel SHBA dhe BE: Presion qeverisë të mos e miratojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In