• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paketa anti-KÇK/ Kryemadhi: Rama e ka lakun në fyt, kërcënoi dhe bashkëpunëtorët e tij. Synon të mbajë peng SPAK dhe BKH!

by Java News
25/11/2019 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e LSI ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën anti- KÇK. Kryemadhi tha se u ndje e zhgënjyer nga fjalimi i kryeministrit Rama.

Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së Kryemadhi tha se u ndje e zhgënjyer nga fjalimi i sotëm i Ramës, ndërsa shtoi se ai u shfaq tejet i lodhshëm. Mes të tjerash Kryemadhi tha se kreu i qeverisë kërcënoi edhe bashkëpunëtorë të tij brenda PS-së, pasi sipas saj laku i ka ardhur në fyt.

“Erdhi më i lodhur seç iku. Nuk mësoi asgjë nga prezantimi i kryebashkiakut të Kamzës. Në kuadër të lodhjes së vazhdueshme, shikojmë se si demaskohet më shumë kapsi dhe sabotuesi kryesor i reformës në drejtësi. Çdo ditë dhe më shumë për sytë e shqiptarëve dhe dashamirësve të shqiptarëve, shikohet se si shkatërruesi në drejtësi vazhdon që të sabotojë. Krijimi i krizës politike, kryeministri i lodhës, i kapur nga kriimi i organizuar, provokon. Provokon qytetarët shqiptarë, sistemin e drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtar. Sot që ngrihet SPAK, sot ai na lançon KÇK e famshme, policinë politike të tij. Policia deri sot ka qenë avokate e ethshme, avokate që ka pasur dashuri për krimin e organizuar dhe për oligarkët. Kemi pasur polici tradhtarë ndaj aksioneve ndërkombëtare. Kemi parë se si tradhtoheshin dhe se si spiunoheshin aksionet e ndërkombëtarëve. Kemi parë sesi rriheshin aksionerët e huaj dhe rrahësit hanë e pinë me zyrtarë shqiptarë. Kemi parë se si ngrihen me gaz lotsjellës fëmijë e të moshuar. Sot Rama kërcënoi dhe deputetët dhe bashkëpunëtorët e tij, tregon haptazi orientimin që Rama po i bën Shqipërisë. Shkojmë se si një polici e tillë dhe një ligj i tillë vendoset në mënyrë paralele për të penguar hetimin e veprave korruptive të Ramës, që jo vetëm i dalin në ëndërr por se lënë të flenë. Ajo që të bën përshtypje është që tashmë që Rama e ka kthyer vendin në Kolumbi të Evropës, ajo që ai lançoi sot ishte një interpretim i lodhur dhe jo profesional. Po më bën të zhgënjehem si një studente dhe pedagoge e Akademisë së Arteve. Dëgjonim se si kërkonte dhe të hidhte parfum në gropën e ujërave të zeza tek koncesionet. Rama kërkonte që të shpaloste si një projekt strategjik ku kërkonte që brenda radhëve të tij të gjente armiq”, pohoi ajo.

Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se kërkon të vendosë kolateral paratë e shqiptarëve. Ajo e cilësoi prezantimin e paketës “Anti KÇK” nga kreu i maxhorancës një monolog duke theksuar se minutat e tij po mbarojnë.

“Rama po i kërkon Banka e Shqipërisë një rregullore ku për të mbuluar koncesionet kërkon të vendosë kolateral paratë e shqiptarëve. Nuk dëgjuam Edi Ramën të fliste për buxhetin e shtetit si ka falsifikuar tabelat e buxhetit faktik. Nuk tregon se si 1 mld lekë nuk derdhen në buxhetin e shtetit. Dëgjuam një kryeministër, që mbi 2 orë bënte monolog me veten e tij pasi nuk ka shqiptarë që mund ta dëgjojnë, pasi kudo që do shkojë do dëgjojë vetëm Rama ik. Nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të flasë me bashkëgrabitësit dhe bashkëfajtorët. E vërteta është që minutat e tij po mbarojnë por ne nuk duhet të lejojmë që me mbarimin e minutave të Edi Ramës të mbarojnë dhe minutat e shqiptarëve”, deklaroi Kryemadhi.

g.kosovari

 

Next Post
“PD përshëndet ngritjen e SPAK”/ Bardhi akuza kryeministrit: Po bën ligjin Rama Kap Ça t’Kapësh

"PD përshëndet ngritjen e SPAK"/ Bardhi akuza kryeministrit: Po bën ligjin Rama Kap Ça t’Kapësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In