• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paketa “1 miliard” e qeverisë për infrastrukturën mbyllet me 4 rrugë

by Java News
30/07/2018 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tenderi për rrugën Orikum Dukat, përmbyll përfundimisht programin 1 miliardë euro të koncesioneve në infrastrukturë. Ndonëse në fillim ishin parashikuar të ndërtoheshin një sërë veprash publike, kufiri 1 miliardë euro i programit është arritur me vetëm 4 rrugët kombëtare, për dy nga të cilat është nënshkruar sakaq kontrata, ndërsa dy të tjera janë në proces tenderimi.

Përveç aksit Orikum-Dukat, tre veprat e tjera janë Rruga e Rrbrit, ajo Thumanë-Kashar si dhe segmenti Milot-Balldren. Të katër këto rrugë do të jenë pa pagesë kalimi. Ato do të ndërtohen nga privatët dhe qeveria do i shlyejë më këste.

Sipas përllogaritjeve, duke përfshirë mirëmbajtjen dhe interesat që do i paguhen privatëve për 13 vjet, kostoja totale e këtyre katër veprave e tejkalon kufirin 1 miliardë euro. Ndaj ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës kanë vendosur të mos pranojnë më koncesione që paguhen nga buxheti.

Por përfundimi i programit 1 miliardë euro nuk nënkupton se qeveria nuk do të japë më rrugë të tjera me koncesion. Burime nga ministria e Infrastrukturës thonë se koncesionet do të vazhdojnë, por projektet e reja do të jenë të gjitha me pagesë kalimi nga qytetarët dhe nuk do të paguhen nga buxheti.

Një nga akset kryesore që qeveria ka në plan të koncesionojë përmes kësaj formule, është autostrada Tiranë-Durrës. Synimi është që kjo rrugë të rikonstruktohet me koncesion nga një kompani private.

Sipas projektit paraprak, vlera e koncesionit pritet të jetë 170 milionë euro dhe do të paguhet nga qytetarët përmes tarifës së kalimit.

Veç rrugës Tiranë-Durrës, dy akse të tjera që mund të jepen me këtë formulë, nëse do të ketë oferta nga privatët, janë rruga Kashar-Rrogozhinë dhe ajo Kardhiq-Sarandë, të cilat edhe këto do të jenë me pagesë kalimi. tch

ma.me

Next Post
Matura, dalin rezultatet e testit të anglishtes, këtu mund të kontrolloni notën

Matura shtetërore, nis plotësimi i formularit A2

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Itali/ Masakroi me 22 goditje thike bashkëshorten, nis gjyqi për Nikollaq Hudhrën! Djemtë dëshmojnë kundër tij

Itali/ Masakroi me 22 goditje thike bashkëshorten, nis gjyqi për Nikollaq Hudhrën! Djemtë dëshmojnë kundër tij

November 13, 2026
Lufta kibernetike/ Shkolla dhe aeroporte në shënjestër, ministri francez: Pas kërcënimeve mund të jetë Rusia

Lufta kibernetike/ Shkolla dhe aeroporte në shënjestër, ministri francez: Pas kërcënimeve mund të jetë Rusia

November 13, 2026
Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

November 13, 2026
Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, KQZ zbulon kur publikohet lista e parë e zgjedhësve

Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, KQZ zbulon kur publikohet lista e parë e zgjedhësve

November 13, 2026
Shiste drogë në Qerret, arrestohet 35-vjeçari i dyshuar!

Shiste drogë në Qerret, arrestohet 35-vjeçari i dyshuar!

November 13, 2026
Shenjat që nuk duhen injoruar: Universi mund të jetë duke ju mbrojtur nga diçka e keqe!

Shenjat që nuk duhen injoruar: Universi mund të jetë duke ju mbrojtur nga diçka e keqe!

November 13, 2026
Balla prezanton ndryshimet në ligjin për strehimin social: 30% e banesave për familjet në nevojë

Balla prezanton ndryshimet në ligjin për strehimin social: 30% e banesave për familjet në nevojë

November 13, 2026
Kush është ish-inxhinierja e helikopterëve, kandidatja që pritet të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

Kush është ish-inxhinierja e helikopterëve, kandidatja që pritet të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

November 13, 2026
Çupi: Rama hodhi poshtë mitin se po të jesh në pushtet, s’ndëshkohesh. Do shikojmë drejtësinë më të madhe në vend

Ah, sikur të bjerë shi në ditën e Evropës

November 13, 2026
Pagat e gjyqtarëve / SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

Pagat e gjyqtarëve / SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In