Tre kryetarët e Grupeve Parlamentare takim me ambasadoren Yuri Kim.
Deputetët Myslym Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stoiku janë parë të mbërrijnë në rezidencën amerikane. Opozita parlamentare u dërgoi letër 2 ditë më parë ambasadorëve Yuri Kim e Luigi Soreca.
Këshilli politik arriti mbrëmë dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve. Palët pranuan përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhje. Palët zgjidhën edhe çështjen që mbajti pezull dakordësinë për 4 ditë, atë të përbërjes së komisioneve zgjedhore.
g.kosovari