Doktoresha Ariana Rreli ka dhënë detaje në lidhje me vetëvrasjen e 52-vjeçarit. Ajo zbuloi në emisionin ‘Abc e mëngjesit’ se viktima kërkoi orarin e mjekimit pak minuta para se të vetëhidhej.
Sipas saj, një ndër arsyet pse të sëmurët rëndohen psikologjikisht është sepse ilaçi ‘Redemsivir’ jep efekte psikike.
Doktoresha theksoi se ky ilaç është i njëjti me atë që përdori presidenti i SHBA, Donald Trump.
“Redemsivir jep efekte psikike dhe i sëmuri që u hodh tek ‘Shefqet Ndroqi’ veproi papritur. Kërkoi orarin e mjekimit pak minuta para se të vetehidhej. Redemsivir është ilaçi që përdori Trump”, tha Rreli.
g.kosovari











