• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pak më shumë transparencë për kamp-in(et) e refugjatëve!

by Ben Andoni
20/06/2018 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shqipëria në morinë e lajmeve të shumëllojta dhe luftën e pa-princip Pozitë-Opozitë ka gjetur kohë të filtrojë lajmet për ngritjen e kampeve për strehimin e refugjatëve. Kakofonia e zërave në vend e ngatërron pikërisht qëllimin, ndërsa në mediat kryesore të botës kriza e refugjatëve zë ballinat kryesore.

Opozita shqiptare e ka gjetur një front të ri duke e akuzuar hapur qeverinë Ramase mund ta kthejë vendin në një strehë të luftëtarëve të ISIS-it, kurse të tjerë flasin për refugjatë nga Siria. Nga ana e tij, kryeministri deri më tani, është shprehur kategorikisht kundër, ashtu si edhe disa nga strukturat e tij. Porse, hera-herës, indirekt dhe habitshmërisht, po nga strukturat shqiptare, filtrohen lajme për kapacitetet e Shqipërisë, por edhe “gadishmëri” të tëra! Kjo lë shteg për hamendësime por edhe një lojë jo të pastër. Më i hidhur në orët e fundit përballë këtij kaosi ishte reagimi i ish-kryeministrit Majko: “Si njohës modest i krizave të tilla humanitare e vlerësoj të pavend përhapjen e lajmeve të tilla të cilat mund të shkaktojnë panik në vendin më miqësor me të huajt siç është Shqipëria. Ajo nuk është një “epruvetë” ku interesat politike dhe paaftësitë menaxhuese të të tjerëve të gjejnë justifikim me “eksperimente” të tilla”, u shpreh ai duke vënë gishtin në plagë. Si është vërtetë puna dhe pse Evropa dhe Amerika po i dedikohen kaq shumë krizës së refugjatëve? Pse Shqipëria mezi i përmendi shifrat e larta të ardhjes së refugjatëve në këtë vit?!

Në këtë rast logjika e z.Majko ishte shumë e arsyeshme: grumbullimet e refugjatëve në sasi sfiduese për vendasit do të krijojë situatë shpërthyese për të cilën duhet të bëhen mirë llogaritë…Dhe, jo vetëm.

Në fund, kur shkruan për “ftesën” për të hapur negociatat e integrimit europian për Shqipërinë me pranimin e ndërtimit të kampeve të refugjatëve atëherë ai sqaron me të drejtë: më mirë të mos vijë me këto kushte.

Në të gjithë këtë hulli, shqiptarët gjenden mes dy zjarreve: Mes kërkesës së strukturave evropiane për t’i pranuar masën e madhe që do të kthehet (me kushtin e hapjes së negociatave-kjo nuk thuhet zyrtarisht), por edhe pamundësisë reale.

Këtë të fundit tashmë duhet ta shpjegojnë realisht strukturat tona, nëse vërtetë po investohen për këtë ndërmarrje apo do e bëjnë fakt të kryer dhe do lajmë duart. Për fat të keq, kjo predispozitë është shumë shqetësuese në zërat që qarkullojnë në vend, por edhe lajmet që përcillen për çdo ditë. Nga ana tjetër është e frikshme mënyra sesi fshehin zyrtarët tanë përgjigjet dhe bëjnë akrobaci të shumëllojta.

Shqipëria është vetë një vend që ka përcjellë refugjatë dhe duhet të jetë e respektuar para këtij fenomeni të dhimbshëm në botë, që po merr përmasa të papara në ditët tona. Porse duhet ndarë predispozita e saj, kapacitetet dhe sidomos loja që bëhet me ta për benefitet konjukturale, që janë për këto, por jo për shqiptarin e thjeshtë. Ky i fundit ka ndarë dhe mund të ndajë bukën me të varfrin, por deri në një cak. Këtë duhet ta kuptojnë strukturat tona, që kanë frikë nga transparenca dhe sidomos nga të qënit të hapur para publikut tonë. (Javanews)

 

Next Post
Basha kritikohet edhe nga aleatët, Shehi: Transparencë për lobimin

Shehi: Nëse Rama e do Evropën, të bëjë si i thotë opozita, të marrë marrë Bashën në avion e t’i bien përqark

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In