• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pajtohen” studentët, nesër protestohet para Kuvendit

by A R
12/12/2018 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Krisja” e nisur në ditën e tetë të protestës studentore u reflektua në protestën e thirrur për në ditën e nëntë të saj. Ironike apo jo, sloganet studentore “Jemi të bashkuar” dhe “Jo negociata” u kënduan nga dy sheshe të ndryshme në protestën e kësaj të mërkure.

Grupi më i madh u mblodh para Ministrisë së Arsimit, ndërsa një grup tjetër e kishte gdhirë natën në protestë para Kryeministrisë. Shpejt thirrjet për t’iu bashkuar grupit të dytë, pra atij në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u bënë më të forta dhe nga aty grupe-grupe disa studentë iu drejtuan Kryeministrisë.

Nën zë studentët pranojnë se ka disa grupe organizatore dhe që të gjithëve u druhen për manipulim të kauzës së tyre, ndaj janë të pavendosur se cilin grup të ndjekin. “Nëpër fakultete organizohemi përmes grupeve të WhatsApp-it që kemi hapur, ndërsa për vendin se ku do të protestojmë ndjekim kryesisht rrjetet sociale dhe njoftimet e bëra në disa faqe”, thonë studentët e Mjekësisë.

Ata pranojnë se në një javë protestë ka patur raste kur janë ndeshur me njoftime kundërshtuese sa i përket vendndodhjes së protestës, por i kanë qëndruar edhe bindjes fillestare e personale për të vazhduar tubimet para Ministrisë së Arsimit nga frika se para Kryeministrisë kjo protestë do të politizohet.

“Atje (te Kryeministria) është politika! Kërkesat tona janë për arsimin dhe arsimi është këtu ku jemi ne”, na thotë Drini nga Korça, student në vitin e dytë në degën e Gjeo-Informatikës.

Për të, kërkesat e studentëve lidhen me arsimin dhe protesta para Ministrisë së Arsimit është vendi i duhur. Ai thotë se u qëndron larg grupeve organizatore, por mbështet thirrjen e të gjithë grupeve për të rrëzuar ftesën e Kryeministrit për dialog.

“S’ka negociata! Kryeministri është vetëm një firmë larg plotësimit të kërkesave tona. Të plotësojë tetë kërkesat tona dhe më pas të dialogojmë për arsimin e lartë. Kaq!”, thotë Drini, student nga Korça.

Studentët këmbëngulin se nuk janë të përçarë dhe se do të qëndrojnë në rrugë deri kur të shohin të realizuar kërkesat e tyre. Me thirrjet “Jo negociata” dhe “Jemi të bashkuar” nisi edhe protesta para Kryeministrisë. Por, shpejt në këtë tubim u përfshinë edhe grupe të tjera, nga biznesi i vogël dhe ish të përndjekur politikë. Ata ofruan mbështetjen e kauzës së studentëve, por me kusht që edhe studentët të mbështesin kauzat e tyre.

Kjo përfshirje duket se përforcoi bindjen mes studentëve protestues para Ministrisë së Arsimit se bashkëmoshatarët e tyre para Kryeministrisë po politizoheshin dhe menjëherë nisën thirrjet “Poshtë militantët”.

Por, jo të gjithë ishin në një mendje. Një pjese e studentëve të Fakultetit të Gjeologjisë kërkuan që të zhvendoseshin para Kryeministrisë, duke u shprehur se me përfundimin e ultimatumit misioni i tyre para Ministrisë së Arsimit ka përfunduar gjithashtu. Por përgjigjen e refuzuese e morën menjëherë.

Debati zgjati disa minuta duke shtuar çoroditjen mes protestuesve dhe Rruga e Durrësit, ndryshe nga ditët e tjera, këtë të mërkurë ishte më e gjallëruar me grupe studentësh gjithmonë në lëvizje, disa që largoheshin drejt Kryeministrisë dhe njëkohësisht grupe që mbërrinin nga Kryeministria në protestën para Ministrisë së Arsimit.

Disa të rinj kërkonin përshkallëzimin e protestës. “Duhet të bëjmë hapin tjetër. Ultimatumi skadoi dje në orën 4 dhe nuk u mor zgjidhje. Unë nuk jam student, jam 31 vjeç dhe jam emigrant në Gjermani. Por, a i keni hyrë kësaj rruge? Çojeni deri në fund”, deklaroi njëri prej protestuesve.

Thirrja e tij u kundërshtua, ndërsa pak minuta më vonë para Ministrisë së Arsimit mbërriti përfaqësia e një grupi tjetër organizator që kishte dalë para Kryeministrisë. Ata diskutuan me aktivistët e lëvizjes “Për Universitetin” dhe në fund u ra dakord që protesta për ditën e enjte të zhvendosej para Parlamentit. Thuajse në të njëjtën kohë e njëjta thirrje për vendtakimin e radhës u bë edhe para Kryeministrisë.

Ndarja në dy grupe e studentëve u ra në sy edhe qytetarëve kalimtarë tek “Rruga e Durrësit”, që u kërkonin studentëve që t’u rezistonin partive politike dhe mbi të gjitha që të qëndronin të bashkuar. Studentët u kthenin përgjigje se pavarësisht se po protestonin në dy sheshe, kauza e tyre mbetej e njëjta dhe e bashkuar.

Tani, me fjalën e dhënë mes disa grupeve para Ministrisë së Arsimit dhe thirrjes së grupit protestues para Kryeministrisë, që të enjten protesta të zhvendoset para Parlamentit, aty ku deputetët do të mblidhen në seancë plenare, mbetet për t’u parë nëse studentët, që thonë se i bashkon e njëjta kauzë, do të bashkojë sërish i njëjti shesh.

Sinjali se kjo do të ndodhë është dhënë edhe nga lëvizja “Për Universitetin”, e cila deri më tani i kishte qëndruar bindjes për të protestuar vetëm para Ministrisë së Arsimit. Kjo lëvizje akuzon të gjitha partitë politike se për përpjekje të vazhdueshme për të përccarë protestën dhe shpreh gatishmërinë të mbështesë ccdo protestë studentore në vazhdim, pavarësisht vendndodhjes së saj.

“Nesër e në vazhdim është me rëndësi që të protestojmë, kudo qoftë, derisa të plotësohen të gjitha kërkesat! Ama, për të mos rënë pre e përdorimit prej bandave partiake, mbështetja dhe bashkimi me Lëvizjen Për Universitetin është mënyra më e sigurt! Ne duhet të synojmë të zhdukim gjithë këtë maskarallëk që na ka marrë frymën, jo të ndërrojmë maskarenjtë në karriget e pushtetit!”, thuhet në deklaratën e lëvizjes.

Gazetasi.al /a.r

Next Post
Këto janë shenjat inatçore të horoskopit

Viti 2019 do t'i sjellë strese kësaj shenje të Horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Fjala sot quhet krim

July 31, 2026
“Asnjë qytetar nuk e kërkoi”, Tabaku kundër reformës territoriale të PS: Është një lojë numrash

“Asnjë qytetar nuk e kërkoi”, Tabaku kundër reformës territoriale të PS: Është një lojë numrash

July 31, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Protesta nuk mjafton

July 31, 2026
Rama zbulon planin: Ushtria shqiptare do të jetë plotësisht e pajisur brenda vitit 2028

Rama zbulon planin: Ushtria shqiptare do të jetë plotësisht e pajisur brenda vitit 2028

July 31, 2026
Sulmet izraelite në Gaza, vriten 6 palestinezë, mes tyre 2 fëmijë

Sulmet izraelite në Gaza, vriten 6 palestinezë, mes tyre 2 fëmijë

July 31, 2026
Mijëra persona vërshojnë drejt Evropës, IOM paralajmëron për rrezikun e një tjetër tragjedie

Mijëra persona vërshojnë drejt Evropës, IOM paralajmëron për rrezikun e një tjetër tragjedie

July 31, 2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

July 31, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 1 Gusht 2026

July 31, 2026
Ortek tragjik në Pakistan, gjenden katër trupa nga grupi i alpinistëve të zhdukur

Ortek tragjik në Pakistan, gjenden katër trupa nga grupi i alpinistëve të zhdukur

July 31, 2026
Rama: Mbrojtja e Samitit të NATO-s ku do të jetë edhe Trump, do të bëhet me dronë “Made in Albania”

Rama: Mbrojtja e Samitit të NATO-s ku do të jetë edhe Trump, do të bëhet me dronë “Made in Albania”

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com