• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pajtohem me liderin rus për vizitën në Turqi”/ Erdogan bisedë telefonike me Putin: Shtensiono situatën!

by Java News
02/08/2023 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Erdogan në një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin i bëri thirrje liderit të Moskës të mos i përshkallëzojë më shumë tensionet, pasi Moska i sulmoi me dronë objektet jetike për eksportimin e drithërave nga Ukraina.

Presidenti rus Vladimir Putin i përsëriti kolegut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan gatishmërinë e Moskës për të rihyrë në marrëveshjen për eksportin e sigurt të grurit nga Deti i Zi, vetëm kur Perëndimi të ketë përmbushur të gjitha detyrimet e tij ndaj Rusisë, të parashikuara nga marrëveshja.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin ranë dakord për një vizitë të këtij të fundit në Turqi. Kjo është bërë e ditur nga drejtoria e komunikimit të presidentit turk, pa specifikuar datën e vizitës. Javët e fundit Erdogan kishte deklaruar se Putin do të udhëtojë në Turqi gjatë muajit gusht.

Gjithashtu, Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar mbështetjen e homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan , për të eksportuar drithëra ruse dhe për të anashkaluar de facto sanksionet perëndimore, duke refuzuar të ringjallë marrëveshjen e eksportit të grurit të Detit të Zi që lejoi deri në mes të korrikut dërgimin e furnizimeve bujqësore të Ukrainës.

“Duke pasur parasysh nevojat ushqimore të vendeve më në nevojë, po zhvillohen opsione për të lejuar dërgesat e drithërave ruse”, thuhet në shënimin e Kremlinit duke iu referuar bisedës telefonike mes dy liderëve. “Ka një vullnet për të bashkëpunuar në këtë fushë me Turqinë dhe shtetet e tjera të interesuara,” tha Kremlini./m.j

Next Post
Lezhë/ Ndezi zjarr për të djegur mbetjet e bimëve të grurit, por u dogjën 4 dynym tokë arë. Prangoset

Lezhë/ Ndezi zjarr për të djegur mbetjet e bimëve të grurit, por u dogjën 4 dynym tokë arë. Prangoset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

October 30, 2026
Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë

Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë

October 30, 2026
Frikat nga kriza energjetike, 11 vende të BE-së do të lirojnë 20.5 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

Frikat nga kriza energjetike, 11 vende të BE-së do të lirojnë 20.5 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

October 30, 2026
Aeroporti i Napolit do të mbyllet për të gjithë nëntorin, shkak rinovimet! Ja ku do të transferohen fluturimet

Aeroporti i Napolit do të mbyllet për të gjithë nëntorin, shkak rinovimet! Ja ku do të transferohen fluturimet

October 30, 2026
Protesta e djeshme në Tiranë, një i arrestuar dhe dy të proceduar penalisht

Protesta e djeshme në Tiranë, një i arrestuar dhe dy të proceduar penalisht

October 30, 2026
Mbërrijnë 10 avionët ushtarakë me armatime në Izrael, të dërguar nga SHBA-të mes tensioneve me Iranin

Mbërrijnë 10 avionët ushtarakë me armatime në Izrael, të dërguar nga SHBA-të mes tensioneve me Iranin

October 30, 2026
I dënuar në Itali për drogë, zhvatje dhe armëmbajtje ilegalisht, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari

I dënuar në Itali për drogë, zhvatje dhe armëmbajtje ilegalisht, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari

October 30, 2026
Policia skoceze heton qëndrimet e ish-princit Andrew në Balmoral me Epstein dhe Maxwell

Policia skoceze heton qëndrimet e ish-princit Andrew në Balmoral me Epstein dhe Maxwell

October 30, 2026
Lituania rrit kërkesat për thirrjet ushtarake, teksa kërcënimet e sigurisë nga Rusia shtohen

Lituania rrit kërkesat për thirrjet ushtarake, teksa kërcënimet e sigurisë nga Rusia shtohen

October 30, 2026
Akademia e Shkencave mban ceremoni solemne në nderim të Luan Omarit, homazhe për akademikun 101-vjeçar

Akademia e Shkencave mban ceremoni solemne në nderim të Luan Omarit, homazhe për akademikun 101-vjeçar

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In