• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pajisje të reja për Pediatrinë, Manastirliu: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit për fëmijët

by Java News
23/12/2017 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pajisje të reja për Pediatrinë, Manastirliu: Përmirësojmë çdo ditë cilësinë e shërbimit për fëmijët. Bashkëpunimi me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, 570 mijë dollarë investim në aparatura për Pediatrinë e QSUT-së

Dy pajisje të reja diagnostikuese, aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë, dhe një sërë aparaturash të tjera mjekësore i shtohen Pediatrisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, falë bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).

“Aparaturat e reja që janë instaluar në këtë ambjent krejtësisht të rikonstruktuar dhe të përshtatur për fëmijët, siç është aparatura e Rontgenit, rrisin ndjeshëm cilësinë e diagnositikimit për të trajtuar më mirë sëmundjet e fëmijëve, duke përmirësuar cilëninë e shërbimeve në Pediatri”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu gjatë ceremonisë së inagurimit, ku merrte pjesë edhe ambasadori i Japonisë në Shqipëri, z. Makoto Ito.

Duke shprehur mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë Japoneze prej 17 vitesh për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri, Ambasadori i Japonizë, z. Ito, shprehu besimin se ky donacion do të kontribuojë në ndërtimin e një miqësie dhe partneriteti të qëndrueshëm midis dy vendeve tona.

Pajisjet e reja kompletojnë kabinetin e imazherisë pediatrike në një ambjent të rikonstruktuar e të përshtatur më së miri për të vegjlit, që ta ndjejnë sa më pak peshën e sëmundjes. Aparatura moderne e Rontgenit, me vlerë rreth 200 mijë USD, jo vetëm përmirëson diagnostikimin e sëmundjeve, por funksionon me doza shumë të vogla rrezatimi, çka rrit ndjeshëm sigurinë për fëmijët që kryejnë këto ekzaminime. Në këtë kabinet kryhen rreth 7 mijë ekzaminime në vit dhe falë kësaj aparature të re që shërben për diagnostikimin bazë të të gjitha sëmundjeve, fëmijët do të mund të diagnostikohen dhe trajtohen më mirë.

Investim tjetër shumë i rëndësishëm është pajisja eko Doppler, e cila zëvendëson aparaturën e vjetër të pediatrisë. Me këtë pajisje jo vetëm rritet niveli diagnostikues për të gjitha sëmundjet e fëmijëve, por edhe shtohen ekzaminime të reja, pasi për herë të parë arrihet të kryhet ekzaminimi i enëve të gjakut. Kjo aparaturë do të kryejë rreth 8 mijë ekzamnime në vit.

Vetëm gjatë këtij viti, falë partneritetit me Agjeninë Japoneze të Bashkëpunimit, janë investuar 570 mijë USD në pajisje të reja mjekësore në Pediatrinë e QSUT-së.

Duke falenderuar ambasadorin japonez dhe përfaqësuesit e JICA-s për mbështetjen, Ministrja Manastirliu u shpreh se shpresojmë që këtë bashkëpunim ta shtrijmë edhe në Pediatritë e tjera në Shqipëri.

Next Post
Amnistia fiskale drejt fundit/ Përfitojnë 31 mijë tatimpagues, falen 18.4 mld lekë

Amnistia fiskale drejt fundit/ Përfitojnë 31 mijë tatimpagues, falen 18.4 mld lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

Balla ironizon përçarjen mes protestuesve (VIDEO)

September 9, 2026
VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

September 9, 2026
“U godit nga droni”/ Avioni me Zelenskyn në bord në rrezik gjatë ngritjes nga Moldavia

“U godit nga droni”/ Avioni me Zelenskyn në bord në rrezik gjatë ngritjes nga Moldavia

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com