• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pajisja ruse alarmon policinë shqiptare: Hap dyer dhe kasaforta pa lënë gjurmë

by Java News
18/06/2017 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vjedhja e banesave dhe e makinave, kryesisht tipi “Benz”, është kthyer në një fenomen shqetësues për Policinë e Durrësit.

Autorët po përdorin pajisje të sofistikuara, të porositura nga interneti për hapjen me vakum të bravave. Pajisja, që ka dyshime se porositet nga Rusia, gjatë procesit nuk lë asnjë gjurmë.
Ajo arrin të hapë çdo bravë me anë të vakumit, duke nisur nga dyert e blinduara, kasafortat e deri tek automjetet. Burime nga Prokuroria e Durrësit thanë për gazetën se po punohet për të goditur grupin kriminal, i cili ushtron aktivitetin prej rreth një viti në qytetin bregdetar dhe janë kthyer në tmerr për banorët, shkruan “Panorama”.

“Ajo që e komplikon më shumë situatën dhe e bën më të vështirë punën e policisë për zbulimin e autorëve, është fakti se vjedhjet po kryhen ditën, pa lënë gjurmë dhe pa u kuptuar nga fqinjët e banesave që kanë rënë pre e grabitësve. Banda në fjalë përdor një pajisje speciale, që mendohet se është blerë në Rusi dhe me anë të saj hapet çdolloj dere, qoftë kjo edhe e blinduar”, bënë të ditura burime nga hetimorët.

Për këtë arsye, banda në fjalë operon kryesisht gjatë ditës, duke mbikëqyrur për një kohë të gjatë familjet që zakonisht nuk kanë njerëz gjatë paradites në shtëpi. Sipas të njëjtave burime, banda në fjalë ka pasur pesë anëtarë, ndërkohë që tre prej tyre janë arrestuar dhe dy janë akoma në kërkim.

Kryesisht, grupi kriminal i përqendron vjedhjet nëpër apartamente, pasi dera e blinduar nuk është problem për t’u hapur nga ata. Pajisja e sofistikuar e siguruar në Rusinë e largët i ndihmon për të hapur dyert e jashtme.

Po me të njëjtën pajisje, ata hapin edhe dyert e makinave, kryesisht atyre të markës “Mercedes-Benz”. Vetëm ditët e fundit janë denoncuar disa raste të vjedhjeve nëpër banesa dhe automjete, ndërsa shumica e familjeve që bien pre e vjedhjeve nuk i denoncojnë, pasi hajdutët janë futur brenda në banesë pa thyerje dhe nuk është çudi që paratë që mungojnë në kasafortë të konstatohen vetëm kur të zotit të shtëpisë do t’i duhen t’i përdorë.

Prokuroria dhe Policia po vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e anëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal që vepron me këtë pajisje të rrallë, e cila i ndihmon të hapin thuajse çdo bravë dere apo kasaforte.

Banda aktualisht i ka përqendruar vjedhjet në qytet, ndërsa objekt pritet të bëhen edhe banesat e pushuesve në zonën e plazhit. Përgjatë periudhës së verës, e cila përkon me sezonin turistik veror, qyteti i Durrësit kthehet në strehë për grupe të ndryshme kriminale, nga hajdutët deri tek ata të tregtimit të drogërave të rënda.

Për këtë arsye, Policia e Durrësit ka hartuar një plan të sofistikuar masash për mbarëvajtjen e sezonit turistik, madje ka angazhuar forca të shumta policie në zonën e plazhit. Sipas të dhënave, thuajse gati çdo ditë ndodhin 3-4 vjedhje, të cilat dyshohet se kryhen nga i njëjti grup kriminal, pasi në të gjitha herët, dyert janë hapur pa forcë. /b.d

Next Post
Përmbyset varka e pushuesve në Sarandë, shpëtohen 8 fëmijë

Përmbyset varka e pushuesve në Sarandë, shpëtohen 8 fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

October 30, 2026
Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

October 30, 2026
Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

October 30, 2026
‘Vjedhja më e madhe e bankës në histori’! Hakimi i Binance trondit industrinë e kriptomonedhave

‘Vjedhja më e madhe e bankës në histori’! Hakimi i Binance trondit industrinë e kriptomonedhave

October 30, 2026
Vota për ndryshim kthehet! Pse zgjedhjet e mesme të Amerikës mund ta ndëshkojnë partinë që e premtoi atë

Vota për ndryshim kthehet! Pse zgjedhjet e mesme të Amerikës mund ta ndëshkojnë partinë që e premtoi atë

October 30, 2026
BE dhe Kanadaja do të vulosin aleancën e re në Montreal nën hijen e Trump

BE dhe Kanadaja do të vulosin aleancën e re në Montreal nën hijen e Trump

October 30, 2026

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

October 29, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In