• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pajisja e Izraelitit nuk është ekspertuar ende, dy kompani kanë refuzuar ekspertizën

by Java News
28/03/2017 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës ende nuk ka çuar për ekspertim pajisjen “Omni Spectral Correlator 500” dhe telefonin “Iphone” të sekuestruar pesë ditë më parë shtetasit izraelit Yoram Frig.

Grupi hetimor mësohet të ketë kontaktuar me dy kompani private që merren me aktivitet elektronik dhe ndërtojnë programe kompjuterike, por në fakt asnjëra prej tyre nuk ka marrë përsipër të kryejë ekspertimin e kësaj pajisje të sjellë në Shqipëri nga shtetasi Izraelit, raporton shqiptarja.com

Nuk dihen arsyet pse këto kompani kanë refuzuar kërkesën e Prokurorisë për të ekspertuar këtë pajisje, por ka shumë gjasa se mungesa e programeve elektronike të liçensuara, ka sjellë dhe arsyet e refuzimit dhe vonesës së ekspertimit të paisjese.

Këto programe duket se nuk i disponon dhe laboratori i Policisë Shkencore. Nga ana tjetër shtetasi izraelit Yoram Frig ka kërkuar që prokuroria të përshpejtojë këtë proces dhe tia kthejë sa më shpejt pajisjen përgjuese, pasi sipas tij, ai duhet të kthehet sa më parë pranë familjes së tij, raporton shqiptarja.com

Izraeliti ka këmbëngulur se pajisja shërben vetëm për dedektim të pajisjeve të përgjimit dhe nuk kryen asnjë përgjim.

Frig ka pretenduar se po mbahet peng nga shteti shqiptar në mënyrë të paligjshme. Ndërkohë kjo pajisje nuk është e panjohur për policinë shqiptare.

Pak vite më parë një kompani private ia ka paraqitur këtë pajisje policisë së Shtetit, duke i kërkuar që ky institucion ta blerë pajisjen dhe ta përdorë për qëllimet e veta. Nuk dihet me saktësi nëse kjo pajisje është blerë ose jo nga policia, por zyrtarët e drejtorisë së teknologjisë pranë Policisë së Shtetit kanë pasur njohuri për këtë pajisje elektronike.

a.ç

Next Post
SONDAZHI/Breitbart News është një ndër mediat më pak të besueshme nga amerikanët

SONDAZHI/Breitbart News është një ndër mediat më pak të besueshme nga amerikanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com