• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pagova 1300 euro për shërbime seksi”/ Kujdes nga profilet e rreme të vajzave në Instagram! Djemtë shtiren me foto provokuese, denoncimi i italianit

by Java News
21/01/2023 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjafton një llogari në rrjetin social Instagram, me emra dhe foto provokuese vajzash të marra nga faqe të ndryshme interneti, si pikënisje për një mashtrim online, me premtimin e takimeve me to kundrejt pagesave të ndryshme. Të tillë skemë përdorën një grup të miturish në Tiranë të cilët mashtruan disa djem duke i kërkuar të japin paradhënie deri më 15 mijë lekë të rinj,  për të realizuar takim me një vajzë të rreme të cilën e krijuan përmes një profili në Instagram. Të njëjtën llogari të miturit e hapnin njëkohësisht në celularët e tyre dhe pasi shtonin me qindra persona duke i bërë “follow” flisnin e u përgjigjeshin djemve sikur të ishin vajza, që në fakt nuk ekzistonte.

Kur ofertës së rreme i shtoheshin edhe shërbime seksuale, vlera e parave arrinte në shifra të frikshme nga 500 deri në 700 euro, por duke tentuar të bëjnë “pazar” në disa raste përfundohej deri në 50 euro. Të miturit i kërkonin “presë” t’i linte paratë në zarf në disa vende të fshehta në hyrje të një pallati në kryeqytet. Më tej i shkruanin të ngjitej në një apartament, dhe sapo djemtë e mashtruar shpresonin të gjenin vajzën që mendonin se kishin biseduar, të miturit merrnin fizikisht paratë në vendin e fshehtë, siç kishin bërë udhëzimet, dhe largoheshin pa gjurmë, duke i bllokuar në rrjetet sociale profilet e djemve që kishin mashtruar.

Përgjatë vitit 2022, mashtrime të kësaj natyre janë denoncuar 13 raste në Policinë e Tiranës. Të rinj dhe burra që kanë dhënë lekët për shërbime seksuale, e gjetën veten duke humbur paratë e tyre dhe në mungesë të një zgjidhje iu drejtuan autoriteteve.

Më i rëndi, është rasti i një italiani që jeton në kryeqytet, i cili dërgoi me agjenci transfertash jo pak, por 1300 euro për marrëdhënie seksuale me atë që ai e mendonte vajzë, por që përtej telefonit dirigjonin djem, të cilët pasi morën paratë, e bllokuan në rrjetet sociale.

Nga verifikimi që kanë bërë efektivët, pas denoncimeve, paratë me agjenci transfertash kanë shkuar në 2 shtete afrikane, Nigeri dhe në Bregun e Fildishtë, që do të thotë se ose shqiptarët jetonin vetë atje, ose kanë pasur bashkëpunëtorë për të bërë tërheqjen e parave. Por, mashtrimet bëhen edhe përmes platformës Pay Pal, e cila është e pagjurmueshme dhe destinacioni i parave nuk dihet.

“Jam i sëmur, ju lutem më ndihmoni”

Një tjetër natyrë mashtrimi përmes rrjeteve sociale është edhe ai i personave të ndryshëm që luajnë rolin e viktimës, duke hapur faqe që kërkojnë fonde për njerëz të sëmurë. Kjo kategori mashtruesish tentojnë të prekin emocionalisht qytetarët që t’u dërgojnë para për sëmundje të rënda dhe që kurimi i tyre kushton shtrenjtë. Në Policinë e Tiranës janë denoncuar 25 raste të tilla vetëm gjatë vitit 2022, të cilat janë referuar në prokurori dhe kjo e fundit vijon hetimin për zbardhjen e tyre./shqiptarja.com

Next Post
VIDEO/ “Disa gjëra që i ndjej nuk t’i them dot”! Kiara i “hap zemrën” Luizit pas debateve të djeshme

VIDEO/ Çfarë po ndodh me çiftin e momentit? Debati mes Kiarës e Luizit: Kurrë mos folsh o Zot!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërron jetë 37-vjeçari që u dogj nga flakët e automjetit në aksin Kardhiq–Delvinë

Ndërron jetë 37-vjeçari që u dogj nga flakët e automjetit në aksin Kardhiq–Delvinë

October 22, 2026
“Parlamenti i krimit”, Berisha: Ky sistem duhet të marrë fund! Opozita, zëri i kërkesave të studentëve

“Parlamenti i krimit”, Berisha: Ky sistem duhet të marrë fund! Opozita, zëri i kërkesave të studentëve

October 22, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

October 22, 2026
Rama nga Samiti i Procesit të Berlinit: Një ritual i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

Rama nga Samiti i Procesit të Berlinit: Një ritual i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

October 22, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO vendos që gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë, gjoba për katër mbrojtësit

October 22, 2026
Vërejtje në biografi

“Në 2013 i quanim pazare të pushtetit në ikje”/ Tare kundër Qeverisë për dhënien me qira të kalave historike

October 22, 2026
Rudina Hajdari për 12 nëntorin: Populli i dha mesazh Ramës, nuk ka më popullaritet!

“Edhe Azemi u ul me Ramiz Alinë”/ Hajdari u bën thirrje studentëve të pranojnë dialogun me Ramën: Mos e humbni mundësinë!

October 22, 2026
Gjykata e Tiranës liroi 18 protestuesit e arrestuar, zbardhet vendimi

Gjykata e Tiranës liroi 18 protestuesit e arrestuar, zbardhet vendimi

October 22, 2026
Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

October 22, 2026
Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In