• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Pagoi për t’u liruar!”, Gjykata ‘rrëzon’ ish-kryeministrin Berisha për Jurgen Mollën: Është në burg

by Java News
07/02/2020 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jurgen Molla, biznesmeni i kompleksit Molla në “Yzberisht” vijon të vuajë dënimin në burgun e “Shën-Kollit” në Lezhë dhe nuk është liruar siç deklaroi ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Lajmi konfirmohet nga burime pranë gjykatës së Lezhës, aty ku Jurgen Molla, ka depozituar një kërkesë për lirim me kusht.

Sipas “Shqiptarja.com”, biznesmeni Jurgen Molla i dënuar për trafik droge nga Gjykata e Krimeve të Rënda, në datën 25 nëntor 2019 ka depozituar në Gjykatën e Lezhës një kërkesë për lirim me kusht.

Molla pretendon se vuan nga sëmundje të zemrës, ndërkohë sjellja në burg e tij gjatë kësaj kohe të vuajtjes së dënimit ka qenë e mirë.

Mirëpo për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019, kërkesa e Mollës nuk është shqyrtuar nga gjykata, pasi puna në gjykatën e Lezhës është pezulluar. Në 20 dhjetor 2020, gjyqtari i çështjes Artan Hajredinaj,ka zhvilluar seancën e parë gjyqësore, ndërsa në datën 3 shkurt 2020 është zhvilluar seanca e dytë gjyqësore. Seanca e radhës për shqyrtimin e kërkesës së Mollës, për lirimin e tij ose jo është planifikuar nga gjyqtari i çështjes në datën 10 shkurt 2020 në orën 11:15.

Ndërkohë një kërkesë të parë të depozituar në muajin shtator 2019, Molla e ka depozituar në gjykatën e Lezhës, për ulje dënimi me 90 ditë, e cila është rrëzuar në 4 nëntor 2019 nga gjyqtarja Elsa Ulliri.

Jurgen Molla njihet si një nga ndërtuesit e shumtë në Tiranë, që ka ndërtuar në zonën e Yzberishtit. Molla ka qenë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte heroinë dhe rezulton i dënuar me 8.8 vite burgim nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Molla është arrestuar në muajin Korrik 2016. /shqiptarja.com/

Next Post
“Blindohet” Berati/ Policia kontrolle “blic” për drogë, armë e persona të shpallur në kërkim

“Blindohet” Berati/ Policia kontrolle “blic” për drogë, armë e persona të shpallur në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com