• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pagesë me dy këste për Përmbarimin, i dyti pas ekzekutimit të vendimit

by Aalison Pearse Stevens
05/07/2016 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët, bankat apo bizneset tarifat për përmbaruesit shtetërorë dhe privatë do t’i paguajnë në dy pjesë.

Metodologjia e ndarjes së tarifës do të jetë e veçantë për nga lloji i shërbimit, por risia do të jetë se përmbaruesve nuk do t’u paguhet kësti i dytë, nëse nuk çojnë deri në fund ekzekutimin e vendimit.

Komisioni i Ekonomisë miratoi dje ndryshimet e draftit “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të përmbarimit gjyqësor.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shpjegoi se ndarja e tarifës në dy pjesë do të nxisë përmbaruesit të çojnë deri në fund ekzekutimin e vendimeve të gjykatave.

“Ajo që ndodh rëndom në treg pas futjes së përmbaruesve privatë është se përmbaruesi merr tarifën dhe nuk ekzekuton vendimin. Ky është problemi që duhet të zgjidhim dhe e vetmja mënyrë që vendimi i gjykatës të zbatohet, është që përmbaruesi të ketë motiv të marrë lekët e tij. Mënyra për ta bërë këtë aktiv, është që tarifa të ndahet. Në ndarje do të përfshihet tarifa e suksesit. Kjo është një formulë.

Banka Botërore ka kohë që e sugjeron për ta përdorur në praktikat tona. Tarifa bazë, që do të jetë për shërbimet bazë, përfshin kostot e fillimit të procedurave të ekzekutimit.

Dhe në momentin që përfundon ekzekutimi i detyrimet, do të llogaritet edhe tarifa e suksesit, por vetëm pasi të jetë ekzekutuar vendimi. Vendimi i Gjykatës apo titulli ekzekutiv është për t’u zbatuar dhe pikë! Në parim, ne kërkojmë të forcojmë pozitat e përmbarimit, ta vendosim në pozita konkurrence dhe jo që rri në zyrë dhe pret. Mos ta lëmë në pozita dembele. Më të goditurat nga shërbimi përmbarimor dembel janë bankat”, shpjegoi Manjani.

Deputeti i opozitës, Sherefedin Shehu, u shpreh skeptik që ndarja e tarifës do të sillte ekzekutimin e vendimit, duke qenë se situata flet për dosje të paekzekutuara.

Në përgjigje të shqetësimit, Manjani theksoi edhe një herë se ristrukturimi i tarifës nxit shpejtimin e punës së përmbaruesve.

Panorama/d.i.

 

Next Post

Liberalizohet tregu i energjisë, mbi 5 mijë biznese e blejnë vetë nga 1 korriku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

September 24, 2026
Ambasador Mazi: BE-ja dhe Integrimi i Ballkanit gjatë presidencës hungareze

“Rendi i vjetër botëror ka mbaruar, po hyjmë në një epokë shkatërrimi konstruktiv”

September 24, 2026
Djali i ambasadorit izraelit në SHBA plagoset rëndë në Bregun Perëndimor, në gjendje kritike

Djali i ambasadorit izraelit në SHBA plagoset rëndë në Bregun Perëndimor, në gjendje kritike

September 24, 2026
Burrat dominojnë depozitat bankare, hendeku gjinor mbetet mbi 343 mijë depozitues

Burrat dominojnë depozitat bankare, hendeku gjinor mbetet mbi 343 mijë depozitues

September 24, 2026
Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: Kemi bërë përparime të jashtëzakonshme

Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: Kemi bërë përparime të jashtëzakonshme

September 24, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Ish-shefja e SHISH në hetim, Presidenti pritet të mbledhë Këshillin Sigurisë Kombëtare

September 24, 2026
Vidhen të dhënat e FBI-së, i japin një javë kohë agjencisë që të shuajë cilësimin e tyre si kërcënim

Vidhen të dhënat e FBI-së, i japin një javë kohë agjencisë që të shuajë cilësimin e tyre si kërcënim

September 24, 2026
GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë arrest shtëpiak dhe pezullim për Vlora Hysenin! Ish-kreu i SHISH nuk prononcohet për mediat pas seancës (VIDEO)

Dosja e Vlora Hysenit, Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media!

September 24, 2026
Presidenti palestinez Abbas akuzon Izraelin nga OKB dhe apelon: Parandaloni një Nakba tjetër, të zbatohet plani amerikan i paqes për Gazën!

Presidenti palestinez Abbas akuzon Izraelin nga OKB dhe apelon: Parandaloni një Nakba tjetër, të zbatohet plani amerikan i paqes për Gazën!

September 24, 2026
Raporti/ Gratë fitojnë terren ndaj burrave! Ngushtohet hendeku i pagave, dominojnë arsimin e lartë, 35% në politikë, por mbeten pas në tregun e punës

Raporti/ Gratë fitojnë terren ndaj burrave! Ngushtohet hendeku i pagave, dominojnë arsimin e lartë, 35% në politikë, por mbeten pas në tregun e punës

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com